Kosova dhe Ukraina ishin në shnjestër të propagandës serbe dhe ruse gjatë javës që lamë pas.
Serbia qe një kohë të gjatë ka nisur propagandën se serbët në Kosovë po keqtrajtohen e diskriminohen nga Qeveria e Kosovës.
Vetëm gjatë javës që lamë pas, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë një sesioni të Këshillit të Sigurimit në OKB ka dezinformuar se “serbët në Kosovë po keqtrajtohen e po shtypen nga institucionet e Kosovës”, pa dhënë asnjë provë për këtë. Akuza këto të cilat i ka hedhur poshtë Komiteti i Helsinkit, Parlamenti Evropian e të tjerë.

Dezinformata për Kosovën gjatë javës që lamë pas erdhën edhe nga përfaqësuesi rus në OKB, Vasily Nebenzya, i cili pretendoi rrejshëm duke thënë se “nëse nuk i ndalojmë shqiptarët, Ballkani hyn në një fazë të nxehtë”. Kjo deklaratë është vetëm një përpjekje tjetër për të ruajtur status quo-n dhe për të larguar vëmendjen nga sfidat reale, të cilat nuk janë në favor të Rusisë.

Në anën tjetër, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka propaganduar për luftën në Ukrainë për shkak të ndihmës së Perëndimit, duke thënë se ekziston rreziku i një konfrontimi të drejtpërdrejtë ushtarak midis fuqive bërthamore. Megjithatë, një analizë e fakteve hedh poshtë këto pretendime dhe zbulon propagandën ruse në shërbim të frikësimit dhe dezinformimit.
Krijimi i frikës për një konflikt të mundshëm bërthamor i shërben propagandës ruse për të destabilizuar dhe krijuar mosbesim ndaj Perëndimit duke manipuluar.
Dezinformatë pati edhe për për ndihmën e ShBA-së për Ukrainën. “Alo” pretendoi se mbështetja financiare prej 61 miliardë dollarësh e miratuar nga Kongresi nuk do të ketë një ndikim të rëndësishëm në situatën në vend.
Kjo ndihmë është një hap vendimtar drejt forcimit të aftësive mbrojtëse, mbështetjes së reformave demokratike dhe ruajtjes së sovranitetit të Ukrainës. Kjo shumë e rëndësishme i lejon Ukrainës të kundërshtojë agresionin rus dhe të sigurojë stabilitet në rajon./G.Venhari-The Geopost/

Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër
Fact-checking: Lista Serbe paraqet si fakt një pretendim të paverifikuar për kinse rrahjen e Nenad Rashkoviqit nga Policia e Kosovës
Faqja “Stazama Kosmeta” dezinformon duke e devijuar deklaratën e ministrit Sveçla
“Atak i ri”, “Kurti nuk tërhiqet” – kështu dezinformojnë Sputnik dhe RT Balkan lidhur me rrënimin e objekteve në Ujman
Mediat serbe dhe proruse përhapin propagandë për udhërrëfyesit turistikë dhe rrënimin e objekteve pa leje në veri të Kosovës
Si u shndërrua vizita e Presidentit të Shqipërisë në Preshevë dhe Bujanoc në narrativë për “pushtim” dhe “Shqipëri të Madhe”