Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Zelensky takohet me Trumpin në samitin e G7-ës, kërkon më shumë mbështetje për Ukrainën

The Geopost June 16, 2026 2 min read
Share the news

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një takim të shkurtër me presidentin amerikan, Donald Trump, në margjinat e samitit të G7-ës që po mbahet në Evian të Francës.

Fotografitë e publikuara nga presidenca ukrainase i tregojnë dy liderët pranë njëri-tjetrit në tryezën e samitit, ndërsa në një tjetër imazh shihet edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Takimi vjen në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe shënon një tjetër kontakt të drejtpërdrejtë mes Zelenskyt dhe Trumpit pas përplasjeve të mëparshme që kishin tërhequr vëmendjen ndërkombëtare.

Para nisjes së punimeve, liderët pjesëmarrës në samit u pritën nga presidenti francez, Emmanuel Macron, organizator i takimit.

Pas diskutimeve me liderët e vendeve të G7-ës, Zelensky tha se është i kënaqur me bisedimet e zhvilluara dhe falënderoi partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen ndaj Ukrainës.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, presidenti ukrainas tha se gjatë takimeve janë diskutuar mënyrat për të rritur presionin ndaj Rusisë dhe për të forcuar mbështetjen për Ukrainën.

“Prioritetet janë të qarta: më shumë raketa për mbrojtjen ajrore, licenca për prodhimin e tyre, një paketë mbështetjeje për dimrin dhe rritje e presionit ndaj Rusisë. Është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të jenë të gatshme të ofrojnë mbështetje në të gjitha këto fusha”, ka shkruar Zelensky.

Ai theksoi se Rusia duhet të kuptojë se lufta e saj nuk do të pranohet nga komuniteti ndërkombëtar dhe se mbështetja për Ukrainën duhet të vazhdojë.

“Është jetike që gjithçka që është diskutuar të zbatohet. Rusia duhet të kuptojë se lufta e saj nuk do të pranohet kurrë. Faleminderit të gjithëve që po ndihmojnë”, ka shtuar presidenti ukrainas.

Samiti i G7-ës po zhvillohet në një kohë kur lufta në Ukrainë vazhdon të mbetet një nga temat kryesore të agjendës ndërkombëtare, me liderët perëndimorë që po shqyrtojnë forma të reja mbështetjeje politike, ushtarake dhe ekonomike për Kievin.

The GeoPost

Tags: Donald Trump Volodymyr Zelensky

Continue Reading

Previous: Britania, Franca dhe Gjermania dhe dhjetra shtete të tjera përshëndesin marrëveshjen SHBA-Iran, kërkojnë zbatim të shpejtë
Next: Publikohet drafti i marrëveshjes SHBA-Iran: Ja çfarë përmban dokumenti me 14 pika

Flota amerikane në gatishmëri, mbi 20 anije luftarake në Lindjen e Mesme 1 min read
  • Botë

Flota amerikane në gatishmëri, mbi 20 anije luftarake në Lindjen e Mesme

The Geopost August 4, 2026
Ambasada e SHBA-së në Jordani u bën thirrje qytetarëve të saj të shqyrtojnë largimin 1 min read
  • Botë
  • News

Ambasada e SHBA-së në Jordani u bën thirrje qytetarëve të saj të shqyrtojnë largimin

The Geopost August 2, 2026
Vendosja e vizave largon rusët nga Mali i Zi 9 min read
  • Botë
  • News

Vendosja e vizave largon rusët nga Mali i Zi

The Geopost August 2, 2026
SHBA nis zhvillimin e F-47, aeroplani luftarak do të fluturojë për herë të parë në vitin 2028 2 min read
  • Botë
  • News

SHBA nis zhvillimin e F-47, aeroplani luftarak do të fluturojë për herë të parë në vitin 2028

The Geopost August 1, 2026
Turqia teston me sukses dronët kamikazë me rreze veprimi mbi 2000 kilometra 2 min read
  • Botë
  • News

Turqia teston me sukses dronët kamikazë me rreze veprimi mbi 2000 kilometra

The Geopost August 1, 2026
Ukraina godet objektiva ruse të energjisë dhe logjistikës 1 min read
  • Botë
  • News

Ukraina godet objektiva ruse të energjisë dhe logjistikës

The Geopost August 1, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.