Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Zbulohet raporti sekret, Kina stërvit fshehurazi forca ruse për luftën në Ukrainë

The Geopost May 20, 2026 2 min read
Share the news

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, agjencitë evropiane të inteligjencës dhe dokumente të siguruara prej saj tregojnë se Kina ka trajnuar fshehurazi rreth 200 ushtarakë rusë në fund të vitit të kaluar, ndërsa disa prej tyre janë kthyer më pas për të luftuar në Ukrainë.

Raportimet theksojnë se trajnimi është zhvilluar në objekte ushtarake në Kinë, përfshirë Pekinin dhe qytetin Nanjing, dhe është fokusuar kryesisht në përdorimin e dronëve dhe taktikat kundër tyre.

Sipas marrëveshjes ruso-kineze të cituar nga Reuters, e nënshkruar në Pekin më 2 korrik 2025, rreth 200 trupa ruse do të trajnoheshin në Kinë, ndërsa gjithashtu qindra ushtarë kinezë do të trajnoheshin në Rusi, shkruan A2CNN.

Një zyrtar i inteligjencës i tha Reuters se trajnimi i forcave ruse në nivel operacional dhe taktik, të cilat më pas janë përfshirë në luftën në Ukrainë, tregon një përfshirje më të drejtpërdrejtë të Kinës në konflikt sesa ishte raportuar më parë.

Si Kina ashtu edhe Rusia nuk kanë dhënë koment zyrtar mbi detajet e raportuara. Ministria e Jashtme e Kinës, në një deklaratë për Reuters, theksoi se vendi mban një qëndrim “objektiv dhe të paanshëm” ndaj luftës në Ukrainë dhe se mbështet bisedimet e paqes.

Ndërkohë, Pekini ka mohuar më herët çdo përfshirje në bashkëpunime ushtarake që lidhen drejtpërdrejt me luftën.

Raporti vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Rusisë dhe Kinës po forcohen, ndërsa të dy vendet kanë rritur bashkëpunimin ushtarak dhe ekonomik që nga fillimi i luftës në Ukrainë në vitin 2022.

Udhëheqësi kinez Xi Jinping pritet të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në Pekin këtë javë, në një vizitë që të dyja palët e kanë cilësuar si dëshmi të partneritetit të tyre strategjik.

Reuters raporton gjithashtu se Kina dhe Rusia kanë kryer ushtrime të përbashkëta ushtarake dhe kanë zgjeruar bashkëpunimin energjetik, ndërsa Perëndimi akuzon Pekinin se po i ofron Moskës mbështetje indirekte përmes tregtisë dhe teknologjisë.

Dronët mbeten një nga armët më të rëndësishme në luftën në Ukrainë, ku të dyja palët përdorin mjete ajrore pa pilot për sulme në distanca të largëta dhe në fushëbetejë.

Tags: Kina Rusia

Continue Reading

Previous: EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revolucionare të Iranit
Next: Gjenerali i lartë i NATO-s, Grynkewich: Pos 5000 ushtarëve, nuk pres tërheqje shtesë të trupave amerikane nga Evropa

Sulmet ruse godasin Kievin gjatë vizitës së kancelarit Merz – publikohen pamjet e sulmit ndaj një prej urave kryesore të kryeqytetit ukrainas 3 min read
  • Botë
  • News

Sulmet ruse godasin Kievin gjatë vizitës së kancelarit Merz – publikohen pamjet e sulmit ndaj një prej urave kryesore të kryeqytetit ukrainas

The Geopost October 4, 2026
Shefi i NATO-s: Jemi më të fortë se Rusia 2 min read
  • Botë
  • News

Shefi i NATO-s: Jemi më të fortë se Rusia

The Geopost October 4, 2026
Ukraina përdori për herë të parë raketën balistike vendase – rëndësia e saj shkon përtej fushëbetejës 2 min read
  • Botë
  • News

Ukraina përdori për herë të parë raketën balistike vendase – rëndësia e saj shkon përtej fushëbetejës

The Geopost October 4, 2026
Rusia përgatitet për një vit tjetër lufte – rrit taksat, rëndohet jeta e rusëve 2 min read
  • Botë
  • News

Rusia përgatitet për një vit tjetër lufte – rrit taksat, rëndohet jeta e rusëve

The Geopost October 4, 2026
Republikanë e demokratë në SHBA bashkohen kundër Serbisë, kërkojnë ndryshime në politikën e Beogradit 5 min read
  • Botë
  • News

Republikanë e demokratë në SHBA bashkohen kundër Serbisë, kërkojnë ndryshime në politikën e Beogradit

The Geopost October 4, 2026
Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën, përfshihet edhe marrëveshja shumë-miliardëshe për asetet e Lukoil 1 min read
  • Botë
  • News

Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën, përfshihet edhe marrëveshja shumë-miliardëshe për asetet e Lukoil

The Geopost October 3, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.