Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Trump thotë se armëpushimi është ende në fuqi, pas përshkallëzimit të luftimeve mes SHBA-së dhe Iranit

The Geopost May 8, 2026 3 min read
Share the news

Forcat amerikane dhe iraniane u përleshën në Gjirin Persik të enjten vonë, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe u goditën sërish nga sulme ajrore, duke e rrezikuar armëpushimin njëmujor dhe duke zbehur shpresat për zgjidhjen e konfliktit në mënyrë diplomatike.

Përshkallëzimi i luftimeve ndodhi ndërkohë që Uashingtoni po e priste një përgjigje nga Teherani lidhur me propozimin e tij për t’i dhënë fund konfliktit, i cili nisi me bombardime të përbashkëta amerikano-izraelite në mbarë Iranin më 28 shkurt.

Presidenti Donald Trump tha të premten se tri anije të marinës amerikane u sulmuan derisa po kalonin përmes Ngushticës së Hormuzit, rrugës jetike detare nëpër të cilën rrjedh rreth një e pesta e transportit botëror të naftës dhe gazit të lëngshëm natyror.

Irani e ka mbyllur pothuajse plotësisht këtë ngushticë që nga fillimi i konfliktit.

“Tre shkatërrues amerikanë të klasit botëror sapo kaluan me shumë sukses përmes Ngushticës së Hormuzit, nën zjarr. Nuk pati dëme ndaj tre shkatërruesve, por dëme të mëdha ndaj sulmuesve iranianë”, shkroi Trump në Truth Social.

Më vonë, Trump u tha gazetarëve se armëpushimi është ende në fuqi dhe u përpoq ta minimizonte shkëmbimin e zjarrit.

“Ata u tallën me ne sot. Ne i shkatërruam”, tha Trump në Uashington.

Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit e akuzoi SHBA-në për shkelje të armëpushimit duke shënjestruar një cisternë iraniane të naftës dhe një anije tjetër, si dhe për kryerjen e sulmeve ajrore ndaj zonave civile në ishullin Qeshm në Ngushticën e Hormuzit dhe në zonat bregdetare në afërsi.

Ushtria iraniane tha se u përgjigj duke sulmuar anije ushtarake amerikane në lindje të ngushticës dhe në jug të portit Çabhar.

Një zëdhënës i Shtabit Qendror të Iranit, Khatam al-Anbiya, tha se sulmet iraniane shkaktuan “dëme të konsiderueshme”, por Komanda Qendrore e SHBA-së deklaroi se asnjë nga asetet e saj nuk u godit.

Më vonë, televizioni iranian Press TV raportoi se, pas disa orësh shkëmbim zjarri, “gjendja në ishujt iranianë dhe qytetet bregdetare pranë Ngushticës së Hormuzit është kthyer në normalitet”.

Të dyja palët kanë shkëmbyer herë pas here zjarr qëkurse armëpushimi hyri në fuqi më 7 prill. Irani ka goditur shënjestra në vendet e Gjirit, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe.

Që nga fillimi i luftës, Irani ka shënjestruar shpesh Emiratet dhe vende të tjera të Gjirit që strehojnë baza amerikane.

Çmimet e naftës u rritën në tregtinë e hershme në Azi të premten, me naftën Brent që kaloi mbi 100 dollarë për fuçi pas përleshjeve të fundit.

Trump kërkon që lufta të zgjidhet përmes bisedimeve

Trump la të kuptohet se bisedimet me Teheranin po vazhdonin sipas planit pavarësisht përleshjeve të së enjtes, duke u thënë gazetarëve: “Po negociojmë me iranianët”.

Para sulmeve më të fundit, SHBA-ja kishte propozuar një plan që do t’i jepte fund zyrtarisht konfliktit, por i cili nuk trajtonte kërkesat kryesore amerikane që Irani ta pezullojë veprimtarinë bërthamore dhe ta rihapë ngushticën.

Teherani ka thënë se ende nuk e ka marrë vendimin si t’i përgjigjet propozimit amerikan.

Megjithatë, Trump tha se Teherani kishte pranuar kërkesën e tij që Irani të mos zotërojë kurrë armë bërthamore, një ndalim që, sipas tij, ishte i cekur qartë në propozimin amerikan.

“Nuk ka asnjë mundësi. Dhe, ata e dinë këtë, dhe pajtohen me këtë. Të shohim nëse janë të gatshëm ta nënshkruajnë”, tha Trump.

I pyetur se kur mund të arrihej ndonjë marrëveshje, Trump tha: “Mund të mos ndodhë, por mund të ndodhë secilën ditë. Besoj se ata duan marrëveshje më shumë se unë”./REL

Tags: Iran SHBA

Continue Reading

Previous: Irani po përdor rrugë alternative për ta anashkaluar bllokadën detare të SHBA-së

Irani po përdor rrugë alternative për ta anashkaluar bllokadën detare të SHBA-së 6 min read
  • Botë
  • News

Irani po përdor rrugë alternative për ta anashkaluar bllokadën detare të SHBA-së

The Geopost May 8, 2026
Sulmet ukrainase me dronë po e çojnë luftën thellë brenda Rusisë 7 min read
  • Botë
  • News

Sulmet ukrainase me dronë po e çojnë luftën thellë brenda Rusisë

The Geopost May 8, 2026
Vladimir Putin dhe Dita e Fitores: Një paradë e zvogëluar, një president i dobësuar 7 min read
  • Botë

Vladimir Putin dhe Dita e Fitores: Një paradë e zvogëluar, një president i dobësuar

The Geopost May 8, 2026
SHBA-të godasin asetet detare dhe bazat ushtarake iraniane pas sulmeve ‘të paprovokuara’ ndaj anijeve luftarake 3 min read
  • Botë

SHBA-të godasin asetet detare dhe bazat ushtarake iraniane pas sulmeve ‘të paprovokuara’ ndaj anijeve luftarake

The Geopost May 8, 2026
Ekspertët evropianë: Rusia po përdor luftë hibride të sofistikuar ndaj NATO-s – nga migrimi te sabotimi dhe rekrutimi online 3 min read
  • Botë

Ekspertët evropianë: Rusia po përdor luftë hibride të sofistikuar ndaj NATO-s – nga migrimi te sabotimi dhe rekrutimi online

The Geopost May 7, 2026
Fundi i epokës së Putinit? Raportet flasin për krizë të brendshme në Rusi 5 min read
  • Botë

Fundi i epokës së Putinit? Raportet flasin për krizë të brendshme në Rusi

The Geopost May 7, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.