Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Trump, Putinit: Lufta në Ukrainë duhet të përfundojë

The Geopost January 23, 2026 2 min read
Share the news

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se mesazhi i tij për presidentin rus, Vladimir Putin, është se lufta në Ukrainë duhet të marrë fund, pas asaj që ai e përshkroi si “bisedime të mira” me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë takimit të tyre në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas kanë zhvilluar për javë të tëra diplomaci intensive të tipit “shuttle”, ndërkohë që Kievi përballet me presionin e administratës Trump për të arritur paqe në një konflikt që po i afrohet katër viteve, pavarësisht shenjave të pakta se Moska është e gatshme të ndalë luftimet.

Pas takimit me presidentin ukrainas, i cili zgjati rreth një orë, Trump tha se biseda kishte qenë “e mirë”, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen konkrete të diskutimeve.

Ai kishte deklaruar një ditë më parë se një marrëveshje ishte “mjaft afër”.

“Mendoj se takimi me presidentin Zelensky ishte i mirë. Është një proces që po vazhdon,” u shpreh presidenti amerikan para gazetarëve, duke shtuar se përfaqësues amerikanë do të udhëtojnë sot drejt Moskës për bisedime.

I pyetur se cili ishte mesazhi i tij për presidentin rus, Trump u përgjigj shkurt: “Lufta duhet të përfundojë.”

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte deklaruar më herët gjatë kësaj jave se do të udhëtonte në Davos vetëm nëse ekzistonte mundësia për të nënshkruar marrëveshje me Trumpin lidhur me garancitë amerikane të sigurisë dhe financimin e rindërtimit të Ukrainës pas luftës.

Megjithatë, pas takimit mes dy liderëve, nuk pati sinjale se ishte arritur ndonjë përparim konkret në këtë drejtim.

Trump dhe Zelensky janë takuar rreth gjashtë herë ballë për ballë që nga rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar, periudhë gjatë së cilës administrata amerikane ka ndryshuar qasjen ndaj Ukrainës duke hapur rrugën për diplomaci të drejtpërdrejtë me Rusinë.

The Geo Post

Trump says ‘the war has to end’ following ‘good’ meeting with Zelensky pic.twitter.com/OAcx25esVX

— Faytuks Network (@FaytuksNetwork) January 22, 2026

Tags: Donald Trump Rusia Ukraina Vladimir Putin

Continue Reading

Previous: Davos: Donald Trump themelon Bordin e Paqes për Gazën
Next: Marina franceze kap një cisternë nafte të sanksionuar në Mesdhe që lundronte nga Rusia

Trump: Teherani po bisedon seriozisht me Uashingtonin 2 min read
  • Botë

Trump: Teherani po bisedon seriozisht me Uashingtonin

The Geopost February 2, 2026
BE shqyrton ndalimin e hyrjes për ushtarët rusë që luftuan në Ukrainë pas arritjes së marrëveshjes së paqes 3 min read
  • Botë

BE shqyrton ndalimin e hyrjes për ushtarët rusë që luftuan në Ukrainë pas arritjes së marrëveshjes së paqes

The Geopost February 2, 2026
Gati dy dekada në pushtet, Orban në rënie të lirë 3 min read
  • Botë

Gati dy dekada në pushtet, Orban në rënie të lirë

The Geopost February 1, 2026
Si u implikua ish-emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi në dosjen e Jeffrey Epstein? 3 min read
  • Botë

Si u implikua ish-emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi në dosjen e Jeffrey Epstein?

The Geopost February 1, 2026
Irani i gatshëm për bisedime me SHBA-në 4 min read
  • Botë

Irani i gatshëm për bisedime me SHBA-në

The Geopost January 31, 2026
Fischer: Evropa duhet të shqyrtojë seriozisht krijimin e një kapaciteti të përbashkët bërthamor 3 min read
  • Botë

Fischer: Evropa duhet të shqyrtojë seriozisht krijimin e një kapaciteti të përbashkët bërthamor

The Geopost January 30, 2026

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.