Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Trump kërcënon Iranin me sulme të reja: Ndaloni Hezbollahun ose do të goditeni “edhe më fort”

The Geopost June 22, 2026 2 min read
Share the news

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin se mund të përballet me sulme të reja amerikane nëse nuk ndalon aktivitetet e Hezbollahut në Liban.

Përmes një postimi në platformën Truth Social, Trump akuzoi Teheranin se vazhdon të mbështesë grupin paramilitar Hezbollah, i cili prej kohësh konsiderohet aleat i Iranit dhe është i përfshirë në përplasjet me Izraelin.

“Irani duhet t’i ndalojë menjëherë përfaqësuesit e tij të paguar mirë në Liban që të shkaktojnë probleme”, shkroi Trump.

Ai paralajmëroi se në të kundërtën, SHBA-ja mund të ndërmarrë veprime të reja ushtarake kundër Iranit.

“Nëse nuk e bëjnë këtë, ne do ta godasim Iranin shumë fort përsëri, ashtu siç bëmë javën e kaluar, vetëm më fort”, shtoi presidenti amerikan.

Deklarata e Trump vjen në një periudhë tensionesh të vazhdueshme në kufirin mes Izraelit dhe Libanit, ku forcat izraelite dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer sulme të herëpashershme.

Sipas zyrtarëve lokalë në Liban, që nga arritja e marrëveshjes mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, sulmet izraelite kanë shkaktuar vdekjen e 47 personave në territorin libanez. Ndërkohë, Hezbollahu raportohet se ka vrarë pesë ushtarë izraelitë gjatë përleshjeve.

Kërcënimi i fundit i Trump sinjalizon se Uashingtoni mbetet i gatshëm të ushtrojë presion të drejtpërdrejtë ndaj Iranit për aktivitetet e grupeve aleate të tij në rajon, duke rritur frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve në Lindjen e Mesme.

The GeoPost

Tags: Donald Trump Irani SHBA

Continue Reading

Previous: Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE
Next: JD Vance: “Përparim i madh” në bisedimet SHBA–Iran në Zvicër

Estonia zhvendos trupat pranë kufirit me Rusinë, përgatitet për një sulm të mundshëm 4 min read
  • Botë

Estonia zhvendos trupat pranë kufirit me Rusinë, përgatitet për një sulm të mundshëm

The Geopost October 5, 2026
Putini po teston kufijtë e Perëndimit – MacMillan: Rusia po sillet si një shtet mashtrues 6 min read
  • Botë

Putini po teston kufijtë e Perëndimit – MacMillan: Rusia po sillet si një shtet mashtrues

The Geopost October 5, 2026
“Tela me gjemba inteligjentë”: Kurthi i ri i Ukrainës për dronët 4 min read
  • Botë
  • News

“Tela me gjemba inteligjentë”: Kurthi i ri i Ukrainës për dronët

The Geopost October 4, 2026
Sulmet ruse godasin Kievin gjatë vizitës së kancelarit Merz – publikohen pamjet e sulmit ndaj një prej urave kryesore të kryeqytetit ukrainas 3 min read
  • Botë
  • News

Sulmet ruse godasin Kievin gjatë vizitës së kancelarit Merz – publikohen pamjet e sulmit ndaj një prej urave kryesore të kryeqytetit ukrainas

The Geopost October 4, 2026
Shefi i NATO-s: Jemi më të fortë se Rusia 2 min read
  • Botë
  • News

Shefi i NATO-s: Jemi më të fortë se Rusia

The Geopost October 4, 2026
Ukraina përdori për herë të parë raketën balistike vendase – rëndësia e saj shkon përtej fushëbetejës 2 min read
  • Botë
  • News

Ukraina përdori për herë të parë raketën balistike vendase – rëndësia e saj shkon përtej fushëbetejës

The Geopost October 4, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.