Rubio
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka kërkuar Rusisë të japë më shumë informacion lidhur me vdekjen e një punonjësi të një instituti kërkimor për murtajën në Siberi, duke thënë se Shtetet e Bashkuara po e monitorojnë situatën “shumë nga afër”.
“Është përgjegjësi e Rusisë që, natyrisht, të ndajë më shumë informacion me botën”, deklaroi Rubio të martën para gazetarëve në Islandë.
“Po e ndjekim situatën shumë nga afër, orë pas ore”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.
Një punonjës i institutit kërkimor për murtajën në Siberi u sëmur dhe vdiq të premten, ndërsa rrethanat e vdekjes nuk janë bërë publike. Pas ngjarjes, autoritetet kanë vendosur në karantinë dhjetëra persona.
Rasti ka nxitur shqetësime për shëndetin publik, veçanërisht në rrjetet sociale, ndërsa autoritetet ruse kanë deklaruar se situata është nën kontroll.
Megjithatë, Moska nuk ka dhënë ende detaje të plota mbi rrethanat e vdekjes apo shkallën e mundshme të rrezikut.
Rubio tha se Shtetet e Bashkuara kanë masa dhe kapacitete që mund të përdoren për të ndihmuar Rusinë nëse situata rezulton më serioze nga sa është bërë e ditur deri tani.
Ai theksoi, megjithatë, se Uashingtoni ka nevojë për më shumë informacion përpara se të ndërmarrë ndonjë veprim.
Presidenti amerikan, Donald Trump, kishte deklaruar të hënën se Shtetet e Bashkuara do ta ndihmonin Rusinë nëse do të ishte e nevojshme, duke e cilësuar situatën si një “problem të madh për Rusinë”.
The GeoPost

Të dërguarit e BE-së miratojnë listat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë
Miliarda dollarë armë amerikane për Lindjen e Mesme, SHBA-ja miraton marrëveshjet me tri shtete arabe
Franca dhe Gjermania kërkojnë kompetenca të reja për BE-në për të mbrojtur tregun evropian nga Kina
Shefi i inteligjencës gjermane paralajmëron: Gjermania rrezikon të përfshihet në konflikt të armatosur me Rusinë
Kallas: Rusia po rrezikon jetët në Evropë me sulmet hibride
Estonia zhvendos trupat pranë kufirit me Rusinë, përgatitet për një sulm të mundshëm