NATO Secretary General Mark Rutte meets with Friedrich Merz, Chancellor of Germany
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi se pret që samiti i NATO-s të dërgojë një mesazh të fortë dhe të qartë ndaj Rusisë, duke theksuar se Aleanca do të dalë më e bashkuar dhe më e fuqishme nga takimet e saj.
Duke folur përpara vazhdimit të punimeve të samitit, Merz u shpreh se pret që ky takim të sjellë “një frymë të re në NATO”, e cila, sipas tij, do të forcojë unitetin dhe kapacitetin e Aleancës për t’u përballur me sfidat e sigurisë.
“Presim që samiti të prodhojë një frymë të re në NATO, që e bën Aleancën më të fortë dhe më të bashkuar”, deklaroi kancelari gjerman.
Merz rikujtoi gjithashtu angazhimin e aleatëve evropianë për të vazhduar mbështetjen ushtarake dhe financiare për Ukrainën, duke bërë të ditur se është paraparë një paketë shtesë prej 70 miliardë eurosh për vitet 2026 dhe 2027.
Sipas tij, ky financim dëshmon vendosmërinë e vendeve aleate për të qëndruar përkrah Kievit për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.
Kancelari gjerman theksoi se përgjegjësia për përfundimin e luftës bie tashmë mbi Rusinë, ndërsa vendet anëtare të NATO-s do të vazhdojnë të ushtrojnë presion politik dhe diplomatik ndaj Moskës.
“Tani është ekskluzivisht në dorë të Rusisë që t’i japë fund kësaj lufte dhe ne do të bëjmë gjithçka përsëri sot për ta arritur këtë, si dhe për t’i dërguar një mesazh të qartë Moskës. Rusia nuk ka shanse ta fitojë këtë luftë”, deklaroi Merz.
Deklaratat e kancelarit gjerman vijnë në një kohë kur udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s po diskutojnë forcimin e mbrojtjes kolektive, rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe vazhdimin e mbështetjes afatgjatë për Ukrainën përballë agresionit rus.
The GeoPost

Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën
Operacioni “Vivaldi” i Ukrainës pengon planin rus për rrethimin e Donbasit
SHBA-ja vendos sanksione ndaj Gjykatës së Hagës, Rubio: Do ta paralizojmë
Si e përdorën operativët iranianë IA-në për të publikuar lajme të rremë në media amerikane?
Droni i dështuar i GRU-së: Si dështoi inteligjenca ruse në operacionin e sabotimit në aeroportin e Leipzigut