Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Irani në qendër të samitit Trump–Xi, eksperti amerikan: Kina nuk do të lejojë rrëzimin e regjimit në Teheran

The Geopost May 13, 2026 3 min read
Share the news

Lufta me Iranin dhe tensionet në Lindjen e Mesme pritet të dominojnë samitin e rëndësishëm mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping, i cili do të mbahet këtë javë në Pekin, në një kohë kur rivaliteti strategjik mes dy fuqive të mëdha po hyn në një fazë edhe më të ndjeshme.

Presidenti Trump pritet të mbërrijë në Pekin më 13 maj, ndërsa takimet me Xi Jinping janë planifikuar për datat 14 dhe 15 maj. Vizita ishte shtyrë më herët gjatë vitit pikërisht për shkak të krizës që lidhet me Iranin dhe përshkallëzimit të tensioneve në rajon.

Sipas zyrtarëve amerikanë, Trump synon t’i bëjë presion të drejtpërdrejtë Pekinit lidhur me marrëdhëniet ekonomike dhe teknologjike të Kinës me Iranin, përfshirë importet e naftës iraniane dhe transferimet e dyshuara të teknologjive me përdorim të dyfishtë.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, analisti i Institutit Hudson, Ken Moriyasu, tha se Kina mund të ndihmojë në uljen taktike të tensioneve, por nuk do të mbështesë asnjë skenar që mund të çojë në rrëzimin e regjimit iranian.

“Xi Jinping nuk dëshiron ndryshim regjimi në Teheran. Kina mund të inkurajojë kompromis, por do t’i rezistojë çdo presioni amerikan që rrezikon mbijetesën e regjimit iranian”, tha ai.

Sipas Moriyasut, Irani ka një rëndësi kyçe në strategjinë afatgjatë të Kinës për Euroazinë. Ai theksoi se Pekini prej më shumë se një dekade po përpiqet të zvogëlojë varësinë nga rrugët detare të tregtisë dhe energjisë, duke ndërtuar korridore tokësore përmes Azisë Qendrore dhe Lindjes së Mesme.

Në këtë kuadër, Irani konsiderohet një hallkë strategjike për projektin kinez “Një Brez, Një Rrugë”, pasi lidh Kinën me Lindjen e Mesme dhe Evropën pa kaluar përmes rrugëve detare që mund të kontrollohen nga SHBA-ja.

“Nëse Irani do të bëhej pro-perëndimor, kjo do të dëmtonte strategjinë kontinentale të Kinës dhe do të minonte korridoret energjetike dhe tregtare që Pekini po ndërton prej vitesh”, tha Moriyasu.

Ai argumentoi se rivaliteti SHBA–Kinë nuk ka të bëjë vetëm me tregtinë apo Tajvanin, por me kontrollin strategjik të gjithë Euroazisë. Sipas tij, Pekini po përpiqet të krijojë një “fortesë euroaziatike” që do ta mbrojë nga ndikimi ushtarak dhe ekonomik amerikan.

Moriyasu paralajmëroi gjithashtu se tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit, në një farë mase, i shërbejnë interesave strategjike të Kinës, pasi shpërqendrojnë SHBA-në nga fokusi ndaj Tajvanit dhe Indo-Paqësorit.

“Sa më shumë të jetë e angazhuar SHBA-ja në Lindjen e Mesme, aq më shumë kohë fiton Kina për të forcuar pozicionin e saj strategjik”, tha ai.

Megjithatë, ai vlerësoi se Pekini nuk dëshiron destabilizim të madh në rajon, pasi Kina ende mbetet e varur nga importet e naftës dhe një krizë e zgjatur në Ngushticën e Hormuzit do të kishte pasoja të rënda për ekonominë kineze.

Sipas tij, Kina aktualisht ka rezerva strategjike të naftës që mund të zgjasin për rreth katër muaj. Nëse konflikti do të zgjatej dhe rrugët energjetike do të rrezikoheshin seriozisht, Pekini mund të detyrohej të luante një rol më aktiv diplomatik.

Megjithatë, Moriyasu theksoi se çdo angazhim i Kinës do të jetë “taktik dhe jo strategjik”, pasi objektivi afatgjatë i Pekinit mbetet ruajtja e ndikimit të tij në Euroazi dhe sigurimi i korridoreve të energjisë jashtë kontrollit amerikan.

Analisti amerikan vlerësoi se samiti Trump–Xi nuk pritet të sjellë ndryshim thelbësor në marrëdhëniet mes dy fuqive, pasi rivaliteti strategjik mes tyre është shumë më i thellë sesa çështjet momentale diplomatike.

“Çdo marrëveshje taktike nuk do ta ndryshojë strukturën bazë të rivalitetit SHBA–Kinë. Bëhet fjalë për një garë të madhe gjeopolitike për kontrollin e Euroazisë”, përfundoi ai.

The Geopost

Tags: Irani Kina SHBA

Continue Reading

Previous: SHBA–Ukrainë drejt marrëveshjes historike për dronët ushtarakë

SHBA–Ukrainë drejt marrëveshjes historike për dronët ushtarakë 2 min read
  • Botë

SHBA–Ukrainë drejt marrëveshjes historike për dronët ushtarakë

The Geopost May 13, 2026
Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit 1 min read
  • Botë

Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost May 13, 2026
Si gënjen Rusia për fëmijët e vjedhur ukrainas 3 min read
  • Botë

Si gënjen Rusia për fëmijët e vjedhur ukrainas

The Geopost May 12, 2026
Pistorius: Putini po mashtron, lufta mund të përfundojë vetëm me tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina 2 min read
  • Botë

Pistorius: Putini po mashtron, lufta mund të përfundojë vetëm me tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina

The Geopost May 12, 2026
“Universiteti sekret i Putinit”, ku Moska i kthen studentët në spiunë dhe hakerë 13 min read
  • Botë

“Universiteti sekret i Putinit”, ku Moska i kthen studentët në spiunë dhe hakerë

The Geopost May 12, 2026
Strategjia e re amerikane kundër terrorizmit 4 min read
  • Botë

Strategjia e re amerikane kundër terrorizmit

The Geopost May 11, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.