Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës

The Geopost March 30, 2026 3 min read
Share the news

Një terminal i madh rus për eksporte të naftës është goditur sërish nga dronët, kanë konfirmuar zyrtarët lokalë, teksa Ukraina pretendon se sulmet e saj e kanë kufizuar rëndë kapacitetin e Rusisë për të përfituar nga rritja globale e çmimeve të energjisë.

Qendra Ust-Luga, në brigjet jugore të Gjirit të Finlandës, afër Shën Petersburgut, është dëmtuar dhe i është vënë flaka në sulmet e 29 marsit, ka bërë të ditur guvernatori rajonal, Aleksandr Drozdenko.

Ai nuk e ka identifikuar vendin prej nga është nisur droni dhe Ukraina nuk e ka marrë përgjegjësinë, mirëpo Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se Ukraina ka nisur më shumë se 345 dronë përgjatë natës në drejtim të Rusisë.

Kjo është të paktën hera e dytë që Ust-Luga është goditur brenda ditësh. Imazhet satelitore të 27 marsit tregojnë tym dhe flakë duke dalë prej qendrës.

Primorsk, një tjetër terminal i madh për eksporte në brigjet veriore të gjirit, është goditur po ashtu një javë më parë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili është në një udhëtim në Lindje të Mesme – dhe po bën përpjekje për t’i çuar përpara kapacitetet e Kievit për luftërat me dronë – ka thënë më 28 mars se rreth 40 për qind e kapaciteteve të eksportit në Ust Luga është goditur rëndë.

Ai ka thënë se Ukraina do të ndalojë së shënjestruari objektet ruse nëse Moska nuk e godet më infrastrukturën ukrainase të energjisë, e cila është dëmtuar goxha shumë në dimër.

Me qasje në Detin Baltik, Primorsk dhe Ust-Luga janë dy prej terminaleve më të mëdha për eksportim të naftës ruse në tregjet perëndimore. Javën e kaluar, Reuters ka raportuar se fushata ukrainase mund të ketë vënë jashtë funksionit 40 për qind të kapacitetit të përgjithshëm të eksportit rus.

Edhe gazsjellësi i madh Druzhba, që kalon nëpër territorin ukrainas, nuk ka qenë në punë që disa muaj.

“Ky është kërcënimi më serioz për eksportet e naftës ruse dhe produkteve ruse prej nisjes së luftës”, ka thënë analisti i energjisë, Boris Aronshtein.

Rusia, në anën tjetër, ka vazhduar të sulmojë Ukrainën, duke nisur më shumë se 400 dronë dhe raketa në qendra të ndryshme të shtetit, kanë bërë të ditur zyrtarët ukrainas.

Dhjetëra persona janë plagosur në rajonin Harkiv, sipas autoriteteve.

Në rajonin e Odesas, dronët e kanë goditur një objekt të energjisë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në shumë qyteza të afërta, sipas ekipeve të emergjencës.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Tags: Rusia Ukraina

Continue Reading

Previous: “Më i zgjuar, më i avancuar, më modern” – si lufta e dronëve po përcakton konfliktin në Ukrainë
Next: Mijëra parashutistë të ushtrisë amerikane mbërrijnë në Lindjen e Mesme

Edhe një rafineri e madhe ruse e karburanteve ndalon së funksionuari 1 min read
  • Botë
  • News

Edhe një rafineri e madhe ruse e karburanteve ndalon së funksionuari

The Geopost July 5, 2026
250-vjetori i Pavarësisë, Trump: Amerika hyn në një “Epokë të Re të Artë” 3 min read
  • Botë

250-vjetori i Pavarësisë, Trump: Amerika hyn në një “Epokë të Re të Artë”

The Geopost July 4, 2026
Amerika feston 250-vjetorin e Pavarësisë, simbolin e lirisë dhe demokracisë 3 min read
  • Botë

Amerika feston 250-vjetorin e Pavarësisë, simbolin e lirisë dhe demokracisë

The Geopost July 4, 2026
Rusia mbështetet te studentët për të kompensuar humbjet në rritje në Ukrainë 3 min read
  • Botë
  • News

Rusia mbështetet te studentët për të kompensuar humbjet në rritje në Ukrainë

The Geopost July 4, 2026
Vendim historik: Gjykata Speciale për agresionin rus do të bëhet në Holandë 2 min read
  • Botë
  • News

Vendim historik: Gjykata Speciale për agresionin rus do të bëhet në Holandë

The Geopost July 4, 2026
Hungaria zhbllokon pjesërisht negociatat e Ukrainës për anëtarësim në BE 3 min read
  • Botë
  • News

Hungaria zhbllokon pjesërisht negociatat e Ukrainës për anëtarësim në BE

The Geopost July 4, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.