Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Gjermania arreston një çift të martuar nën dyshimin për spiunazh për Kinën

The Geopost May 20, 2026 2 min read
Share the news

Një çift i martuar gjerman është arrestuar me dyshimin për krijimin e kontakteve me shkencëtarë gjermanë për marrjen e informacioneve për teknologjitë me përdorim të mundshëm ushtarak për Kinën, kanë bërë të ditur të mërkurën (20.05.2026) prokurorët federalë, raporton Reuters.

Çifti, i identifikuar vetëm si Xuejun C. dhe Hua S. në përputhje me rregullat gjermane të privatësisë, dyshohet se punonin për një agjenci kineze të inteligjencës dhe se kërkonin informacione për teknologjinë e avancuar me aplikime ushtarake, kanë shtuar prokurorët.

Arrestimet, të cilat janë kryer të mërkurën, janë bërë derisa autoritetet gjermane paralajmërojnë për shqetësime në rritje të sigurisë nga Kina.

E shqetësuar për transferimin e teknologjisë, qeveria gjermane e kancelarit Friedrich Merz, i cili vizitoi Kinën në shkurt, po mundohet “ta zvogëlojë rrezikun” e lidhjeve ekonomike. Pekini ka mohuar vazhdimisht akuzat për spiunazh.

Në urdhërarrest, çifti akuzohet për krijimin e kontakteve me shkencëtarë në universitetet dhe institucionet kërkimore gjermane, duke përfshirë profesorë në inxhinieri hapësinore, shkencë kompjuterike dhe inteligjencë artificiale.

Ata dyshohen njashtu se herë pas here paraqiteshin si përkthyes, a punëtorë të një prodhuesi automobilash, kanë njoftuar prokurorët.

Disa shkencëtarë u joshën në Kinë për ligjërata me pagesë para një audience civile, kur në realitet, në to po merrnin pjesë përfaqësues të kompanive shtetërore të mbrojtjes, kanë shtuar prokurorët.

The GeoPost

Tags: Gjermania Kina Spiunazh

Continue Reading

Previous: Deputeti rus: Duhet ta përfundojë sa më shpejt luftën në Ukrainë, ekonomia nuk po e përballon
Next: A mund të sigurojë Evropa të ardhmen në një botë të politikës së fuqive të mëdha?

Sulmet ruse godasin Kievin gjatë vizitës së kancelarit Merz – publikohen pamjet e sulmit ndaj një prej urave kryesore të kryeqytetit ukrainas 3 min read
  • Botë
  • News

Sulmet ruse godasin Kievin gjatë vizitës së kancelarit Merz – publikohen pamjet e sulmit ndaj një prej urave kryesore të kryeqytetit ukrainas

The Geopost October 4, 2026
Shefi i NATO-s: Jemi më të fortë se Rusia 2 min read
  • Botë
  • News

Shefi i NATO-s: Jemi më të fortë se Rusia

The Geopost October 4, 2026
Ukraina përdori për herë të parë raketën balistike vendase – rëndësia e saj shkon përtej fushëbetejës 2 min read
  • Botë
  • News

Ukraina përdori për herë të parë raketën balistike vendase – rëndësia e saj shkon përtej fushëbetejës

The Geopost October 4, 2026
Rusia përgatitet për një vit tjetër lufte – rrit taksat, rëndohet jeta e rusëve 2 min read
  • Botë
  • News

Rusia përgatitet për një vit tjetër lufte – rrit taksat, rëndohet jeta e rusëve

The Geopost October 4, 2026
Republikanë e demokratë në SHBA bashkohen kundër Serbisë, kërkojnë ndryshime në politikën e Beogradit 5 min read
  • Botë
  • News

Republikanë e demokratë në SHBA bashkohen kundër Serbisë, kërkojnë ndryshime në politikën e Beogradit

The Geopost October 4, 2026
Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën, përfshihet edhe marrëveshja shumë-miliardëshe për asetet e Lukoil 1 min read
  • Botë
  • News

Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën, përfshihet edhe marrëveshja shumë-miliardëshe për asetet e Lukoil

The Geopost October 3, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.