Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Deputeti rus: Duhet ta përfundojë sa më shpejt luftën në Ukrainë, ekonomia nuk po e përballon

The Geopost May 20, 2026 2 min read
Share the news

Një deputet i Dumës Shtetërore nga rajoni i Novosibirskut, që përfaqëson Partinë Komuniste të Rusisë (KPRF), ka deklaruar se Rusia duhet ta përfundojë luftën në Ukrainë “sa më shpejt të jetë e mundur”, pasi ekonomia e vendit “nuk do ta përballojë një operacion të zgjatur ushtarak”.

Deputeti Renat Suleymanov i bëri këto komente në një intervistë për median lokale të Novosibirskut, Kontinent Sibiri.

Ai tha se rreth 40 për qind e buxhetit federal shkon për mbrojtje dhe siguri, gjë që po pengon zhvillimin dhe investimet.

“Tanket dhe predhat nuk kanë vlerë konsumi: ekonomia i prodhon, por ato nuk mund të konsumohen nga popullsia. Ato janë shpenzim i pastër. Po, ato mbështesin punësimin dhe pagat në sektorin e mbrojtjes dhe shërbejnë si një lloj motori ekonomik. Por në të njëjtën kohë ato nxisin inflacionin dhe shtyjnë mënjanë shpenzime të tjera – sociale dhe investime. Prandaj përfundimi sa më i shpejtë i SVO-së është thjesht i domosdoshëm. Operacioni special ushtarak tashmë ka zgjatur më shumë se Lufta e Dytë Botërore. Zoti dhëntë që të përfundojë me fitore dhe jo me ndonjë rezultat të ndërmjetëm”, tha Suleymanov.

Ai shtoi se miratimi i një buxheti me ulje të shpenzimeve ushtarake nuk do të ishte pjesa më e vështirë, shkruan meduza.

“Çfarë ndodh me njerëzit e punësuar në industrinë e mbrojtjes? Me ata që janë tani nën armë? Një milion njerëz do të kthehen në jetën civile. Ku janë vendet e punës, pagat e denja, reintegrimi social? Problemet nuk do të zvogëlohen. Për më tepër, do të lindë çështja e rindërtimit të territoreve të reja. E kam parë Mariupolin në vitin 2022 dhe stepat e rajonit të Khersonit në vitin 2023: nuk kanë mbetur shtëpi, as ujitje e periudhës sovjetike. Rindërtimi ka filluar, por do të kërkojë shpenzime të mëdha buxhetore në të ardhmen”, përfundoi ai.

Siç vëren Agentstvo, në prill të vitit 2022 Suleymanov kishte deklaruar se “regjimi i Kievit duhet të negociohet vetëm mbi kushte kapitullimi”. Mobilizimin e shpallur atë vit ai e kishte quajtur “një domosdoshmëri të ashpër dhe të dhimbshme për të siguruar fitoren”.

Sipas buxhetit federal për vitin 2026 të miratuar nga Duma Shtetërore, shpenzimet ushtarake do të arrijnë 12.93 trilionë rubla (156 miliardë euro), ndërsa së bashku me shpenzimet për siguri dhe rend publik 16.84 trilionë rubla (203 miliardë euro).

The GeoPost

Tags: Rusia Ukrain

Continue Reading

Previous: Gjenerali i lartë i NATO-s, Grynkewich: Pos 5000 ushtarëve, nuk pres tërheqje shtesë të trupave amerikane nga Evropa
Next: Gjermania arreston një çift të martuar nën dyshimin për spiunazh për Kinën

Pushtimi i Ukrainës përshpejtoi dobësimin e ndikimit rus në Evropë 5 min read
  • Botë

Pushtimi i Ukrainës përshpejtoi dobësimin e ndikimit rus në Evropë

The Geopost June 8, 2026
Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus 1 min read
  • Botë
  • News

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

The Geopost June 7, 2026
Sekretari amerikan i Luftës: Evropa duhet të përqëndrohet në mbrojtje 1 min read
  • Botë
  • News

Sekretari amerikan i Luftës: Evropa duhet të përqëndrohet në mbrojtje

The Geopost June 7, 2026
Evropa po pret përgjigjen e Beogradit, Merz me mesazh të qartë Vuçiqit 2 min read
  • Botë
  • News

Evropa po pret përgjigjen e Beogradit, Merz me mesazh të qartë Vuçiqit

The Geopost June 7, 2026
Rusia po përdor presionin ekonomik për të parandaluar që Armenia të kthehet drejt Perëndimit 7 min read
  • Botë
  • News

Rusia po përdor presionin ekonomik për të parandaluar që Armenia të kthehet drejt Perëndimit

The Geopost June 7, 2026
Lufta në Ukrainë po i kushton shtrenjtë Kremlinit: Zyrtarët rusë paralajmërojnë Putinin për krizë buxhetore 3 min read
  • Botë
  • News

Lufta në Ukrainë po i kushton shtrenjtë Kremlinit: Zyrtarët rusë paralajmërojnë Putinin për krizë buxhetore

The Geopost June 7, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.