Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Zgjedhjet lokale në një komunë në Serbi – Radoiçiq kërcënon mbështetësit e opozitës

The Geopost March 12, 2026 2 min read
Share the news

Fushata zgjedhore, por edhe presionet, janë duke vazhduar me intensivitet të madh në Bajina Bashta të Serbisë.

Urosh Gjokiq, nga lista “Të Bashkuar për Bajina Bashta”, thotë se ka informacione se Milan Radoiçiq ka telefonuar personalisht biznesmenë nga ky vend dhe u ka dorëzuar një listë me persona që votojnë për opozitën ose marrin pjesë në protesta, duke u thënë se – nëse personat në listë megjithatë votojnë – duhet të pushohen nga puna. Në të kundërtën, biznesmenët nuk do të kenë më punë, tha ai për N1.

Gjokiq thotë se në Bajina Bashta, ku zgjedhjet lokale do të mbahen më 29 mars, “ka shumë kërcënime”.

“Në Bajina Bashta ka shumë kërcënime. Para dy ditësh në Hidrocentralin Bajina Bashta erdhën 11 vendime për ndryshimin e kontratave të punës, për t’u ulur koeficientët e pagës për njerëzit që janë në listën ‘Të Bashkuar’ ose për ata që kanë qenë në protesta apo që na kanë nënshkruar mbështetje. Gjithashtu, biznesmenë të njohur janë telefonuar nga funksionarë të pushtetit, madje edhe nga njerëz të lidhur me botën kriminale. Kam informacion se Milan Radoiçiq është përfshirë drejtpërdrejt në biseda me disa subjekte dhe ka thënë – kjo është lista e njerëzve që kanë nënshkruar mbështetje për opozitën. Varet nga ju që ata të mos dalin në zgjedhje, e nëse dalin në zgjedhje do të pushohen nga puna, ose ju nuk do të keni më punë. Nëse dalin në zgjedhje, kjo do të jetë shenjë se kompanitë nuk duhet të marrin më kontrata”, tha ai.

Partia Përparimtare Serbe (SNS) ofron edhe “përfitime të tjera”, ndërsa sipas Gjokiq – ofrohet gjithçka që ju nevojitet.

“Që nga përshpejtimi i një operacioni, deri te frigoriferë, shporret, traktorë, pesë minuta famë… Dje pamë Dragan J. Vuçiçeviq, (Dragoslav) Bokan dhe Dragan Babiq duke biseduar me njerëzit. Është një përpjekje e tmerrshme e regjimit që në këtë fazë të bëjë gjithçka që mundet për të manipuluar rezultatet e zgjedhjeve. Njerëzit nga Bajina Bashta, me biografi që kanë peshë, janë të gatshëm t’i dalin përballë kësaj të keqeje. SNS ka vetëm ministra, premtime dhe vite gënjeshtrash pas vetes dhe mendoj se kjo është e qartë për qytetarët”, theksoi bashkëbiseduesi i N1.

Studentët në bllokadë kanë njoftuar se të shtunën, më 14 mars, do të organizojnë tubime në vendet ku në fund të marsit do të mbahen zgjedhjet lokale.

Tubimet do të mbahen nga ora 16:00 deri në 19:00, dhe një nga qytetet ku do të zhvillohen është edhe Bajina Bashta.

Tags: Milan Radoiçiq Serbia

Continue Reading

Previous: Si rekrutoi Rusia spiunë nga Serbia për trazira në Francë dhe Gjermani
Next: “Do të ketë gjakderdhje”, Radonjiq: Dita kur Vuçiq i qëlloi njerëzit pas shpine

Serbia glorifikoi Mlladiqin, Vuçiqi viktimizohet pas reagimit të BE-së 3 min read
  • Ballkan

Serbia glorifikoi Mlladiqin, Vuçiqi viktimizohet pas reagimit të BE-së

The Geopost September 9, 2026
Serbë nga fronti në Ukrainë me mesazhe kërcënuese për Kosovën (Video) 2 min read
  • Ballkan

Serbë nga fronti në Ukrainë me mesazhe kërcënuese për Kosovën (Video)

The Geopost September 9, 2026
Alarm nga ish-ambasadori amerikan: Perëndimi duhet ta ndryshojë urgjentisht strategjinë ndaj Serbisë 3 min read
  • Ballkan

Alarm nga ish-ambasadori amerikan: Perëndimi duhet ta ndryshojë urgjentisht strategjinë ndaj Serbisë

The Geopost September 9, 2026
“Koha që Serbia të përballet me pasojat”: Brukseli ndryshon ton pas funeralit të Mlladiqit 8 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Koha që Serbia të përballet me pasojat”: Brukseli ndryshon ton pas funeralit të Mlladiqit

The Geopost September 9, 2026
Bosnja dëbon dy diplomatë serbë për shkak të madhështimit të Mlladiqit 5 min read
  • Ballkan

Bosnja dëbon dy diplomatë serbë për shkak të madhështimit të Mlladiqit

The Geopost September 9, 2026
“Pamje tronditëse”: Udhëheqësit e BE-së dënojnë madhërimin e Mlladiqit në Beograd 2 min read
  • Ballkan

“Pamje tronditëse”: Udhëheqësit e BE-së dënojnë madhërimin e Mlladiqit në Beograd

The Geopost September 8, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.