Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

“Zelensky promovoi narrativën e Beogradit kundër Kosovës”, Joseph: Serbia po armatos Ukrainën, por vazhdon t’i qëndrojë besnike Rusisë

The Geopost August 18, 2026 3 min read
Share the news

Vizita e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Serbi, e konsideruar si një hap diplomatik për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, ka nxitur reagime dhe polemika në Ballkan.

Eksperti amerikan për Ballkanin, Edward P. Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins SAIS në Uashington, vlerëson se vizita e Zelenskyt i ka shërbyer interesave të Ukrainës, por njëkohësisht i ka dhënë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, një mundësi për ta forcuar pozicionin e tij politik.

Në një analizë të publikuar për “Vox Ukraine”, Joseph shkruan se Serbia vazhdon të mbetet një partner i rëndësishëm për Rusinë dhe Kinën në Ballkan, edhe pse përmes vendeve të treta furnizon Ukrainën me sasi të konsiderueshme municionesh.

Sipas tij, kjo situatë e ka vendosur Beogradin në një pozitë paradoksale, pasi Serbia vazhdon të bashkëpunojë me Ukrainën, ndërsa në të njëjtën kohë refuzon t’u bashkohet sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë.

Joseph thekson se presidenti rus, Vladimir Putin, dhe diplomacia ruse e kanë kritikuar vazhdimisht Serbinë për furnizimin e Ukrainës me municione. Ai përmend edhe deklaratën e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili tha se do të ishte e papranueshme që Serbia të merrte pjesë në armatosjen e Ukrainës.

Megjithatë, eksperti amerikan argumenton se vizita e Zelenskyt nuk do ta ndryshojë orientimin strategjik të Serbisë.

“Përpara vizitës, Vuçiq e bëri të qartë se Serbia nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj për sanksionet ndaj Rusisë”, shkruan Joseph.

Ai shkon edhe më tej, duke thënë se Beogradi nuk mund të shkëputet plotësisht nga Moska, pasi një gjë e tillë do të nënkuptonte reforma të thella në fushën e sundimit të ligjit, të cilat, sipas tij, regjimi aktual nuk është i gatshëm t’i zbatojë.

Një nga kritikat më të forta në analizë lidhet me deklaratën e Zelenskyt për Kosovën.

Joseph vlerëson se presidenti ukrainas gaboi kur e krahasoi qëndrimin e Ukrainës ndaj Kosovës me respektimin e integritetit territorial, duke theksuar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar në vitin 2010 se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Sipas tij, duke e përsëritur narrativën serbe për Kosovën, Zelensky ka rrezikuar të forcojë argumentet e Kremlinit, i cili prej vitesh e përdor çështjen e Kosovës për të justifikuar pushtimin e Ukrainës.

Në përfundim, Joseph argumenton se Ukraina duhet ta rishqyrtojë qasjen e saj ndaj Kosovës, duke theksuar se njohja e shtetit të Kosovës do t’i shërbente interesave strategjike të Kievit dhe do të ndikonte edhe në ndryshimin e qëndrimit të disa vendeve të NATO-s që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.

The GeoPost

Tags: Rusia Serbia

Continue Reading

Previous: “Retorika dhe praktika në drejtime të kundërta”, gazetari serb kritikon politikën e Beogradit ndaj Kosovës
Next: Kush po përhap narrativat e Kremlinit në Serbi? Nga faqet anonime te media shtetërore ruse

Eksperti gjerman: Serbia mbetet faktori kryesor destabilizues në Ballkan, Vuçiq përdor nacionalizmin për pushtet 6 min read
  • Ballkan

Eksperti gjerman: Serbia mbetet faktori kryesor destabilizues në Ballkan, Vuçiq përdor nacionalizmin për pushtet

The Geopost September 11, 2026
Spiunë kundër popullit: BIA në fushatën zgjedhore si instrument i Vuçiqit 4 min read
  • Ballkan

Spiunë kundër popullit: BIA në fushatën zgjedhore si instrument i Vuçiqit

The Geopost September 11, 2026
Gazeta gjermane FAZ: Durimit të BE-së me Serbinë i erdhi fundi – Vuçiqi nuk duhet të tolerohet më 2 min read
  • Ballkan
  • News

Gazeta gjermane FAZ: Durimit të BE-së me Serbinë i erdhi fundi – Vuçiqi nuk duhet të tolerohet më

The Geopost September 11, 2026
Togeri i Kosovës, Jevtiq, i përcolli BIA-s dokumente dhe plane operative të Policisë 4 min read
  • Ballkan

Togeri i Kosovës, Jevtiq, i përcolli BIA-s dokumente dhe plane operative të Policisë

The Geopost September 10, 2026
Ministri i Jashtëm i Bosnjës u shkruan shteteve të OKB-së të sanksionojnë Serbinë për nderimet shtetërore për Mlladiqin 5 min read
  • Ballkan

Ministri i Jashtëm i Bosnjës u shkruan shteteve të OKB-së të sanksionojnë Serbinë për nderimet shtetërore për Mlladiqin

The Geopost September 10, 2026
Zyrtari rus i futbollit dhe ish-oficeri i inteligjencës bëhet shtetas i ri serb 6 min read
  • Ballkan

Zyrtari rus i futbollit dhe ish-oficeri i inteligjencës bëhet shtetas i ri serb

The Geopost September 10, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.