Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Vrasja e Oliver Ivanoviqit, kronologjia e një vrasjeje politike në veri të Kosovës

The Geopost January 17, 2026 4 min read
Share the news

Oliver Ivanoviq kishte nisur një ditë të zakonshme pune, por tragjikisht u vra në hyrje të zyrës së tij në Mitrovicën e Veriut, më 16 janar 2018.

Kjo ngjarje tronditi jo vetëm Kosovën, por edhe Serbinë, duke shkaktuar tensione politike dhe kërkesa për hetime të menjëhershme.

Hetimet për këtë rast u nisën në të dyja vendet, ndërsa nuk munguan përplasjet politike mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ivanoviq ishte lider i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia”.

Mjekët ligjorë që kryen autopsinë konstatuan se ai ishte qëlluar me gjashtë plumba.

Vrasjen e tij e dënuan zyrtarët më të lartë të institucioneve të Kosovës, në atë kohë, përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ky i fundit thirri një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe deklaroi se ky krim ishte rezultat i përfshirjeve ilegale që ndodhin në veri nga instanca jashtë Kosovës.

Në anën tjetër, presidenti serb Aleksandar Vuçiq e cilësoi vrasjen si “akt terrorist” pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Serbisë.

Më pas, dy presidentët, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, zhvilluan një bisedë telefonike, duke theksuar nevojën që organet kompetente të kryejnë hetimet në mënyrë profesionale dhe të pavarur.

Megjithatë, vetëm 24 orë pas kësaj bisedë, filluan përplasjet mes dy vendeve lidhur me hetimet e vrasjes.

Atë kohë, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, theksoi se Serbia nuk kishte dërguar ndonjë kërkesë zyrtare për përfshirje në hetime, por kishte kërkuar shkëmbim informacioni, për të cilin Kosova gjithashtu ishte e interesuar.

Ai saktësoi se të drejtën për hetime në Kosovë e kanë vetëm institucionet vendore. Ndërkohë, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq kishte dërguar kërkesë që Qeveria e Serbisë të marrë pjesë në hetime.

Pas vrasjes, në Mitrovicë u gjet një veturë e djegur me origjinë nga Serbia.

Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës, Besim Hoti, konfirmoi se kjo veturë kishte zinxhir pronarësh në Serbi.

Sidoqoftë, nuk u provua ende nëse kishte lidhje direkte me rastin Ivanoviq, duke u konsideruar një nga pistat e hetimeve.

Rrugëtimi gjyqësor

Shtatë vjet pas vrasjes, më 28 qershor 2024, Gjykata në shkallë të parë shpalli disa persona fajtorë për këtë krim.

Nedeljko Spasojeviq u shpall fajtor për veprën penale të ricilësuar nga krimi i organizuar dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, duke u dënua me 4 vite e 6 muaj burgim dhe gjobë 4,500 euro për armëmbajtje.

Marko Roshiq, me nofkën “Roske”, për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal lidhur me vrasjen e rëndë, u dënua me 10 vite burgim dhe gjobë prej 10,000 euro.

Dragisha Markoviq, me nofkën “LIMAJ”, u shpall fajtor për bashkëkryerje të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe u dënua me 4 vite burgim. Ai u lirua nga akuza për “zbulim të fshehtësisë zyrtare”.

Zharko Jovanoviq u shpall fajtor për bashkëkryerje të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe u dënua me 4 vite burgim, ndërsa për armëmbajtje pa leje mori gjobë 1,500 euro.

Silvana Arsoviq u lirua nga të gjitha akuzat për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal, vrasje të rëndë dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Gjykata e konfirmoi gjithashtu se grupi ishte i udhëhequr nga Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq, për të cilin Prokuroria Speciale kishte tërhequr ndjekjen penale për mungesë provash.

Veprimet e të akuzuarve sipas ProkurorisëRrugëtimi gjyqësor

Nedeljko Spasojeviq ka ndihmuar në kryerjen e vrasjes duke bashkëpunuar me persona të panjohur dhe duke mundësuar lëvizjen me automjetet e përdorura në atentat. Ai ka lejuar gjithashtu futjen e personave të paautorizuar në vendin e ngjarjes dhe dëmtonte provat.

Marko Roshiq ka përcjellë lëvizjet e Ivanoviqit para vrasjes me një veturë “Santa Fe” dhe më pas ka marrë pjesë në veprime pas vrasjes që lidhen me monitorimin e vëllait të Ivanoviqit, Mirosllav Ivanoviq.

Silvana Arsoviq ka ndihmuar në eliminimin e pengesave për kryerjen e vrasjes, duke shkyçur kamerat e sigurisë dhe duke mundësuar që dyshuarit të mos incizohen.

Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq, si policë, akuzohen për keqpërdorim detyre, manipulim me provat dhe dhënie të informacioneve të paautorizuara gjatë kohës së ngjarjes.

Në lidhje me Milan Radoiçiqin, Policia e Kosovës kishte lëshuar urdhër arrest në dhjetor 2018, por Kryeprokurori Blerim Isufaj deklaroi në dhjetor 2023 se urdhër-arresti ishte tërhequr.

Vendimi i aktgjykimit u shpall nga trupi gjykues i përbërë nga kryetari Valon Kurtaj dhe anëtarët Musa Konxheli dhe Valbonë Musliu-Selimaj.

The GeoPost

Tags: Aleksandar Vuçiq Milan Radoiçiq Mitrovica e Veriut Oliver Ivanoviq Serbia

Continue Reading

Previous: Mali i Zi vazhdon me kinezët: 693.9 milionë euro për ndërtimin e pjesës së dytë të autostradës Bar–Boljare
Next: Studentët në Serbi prezantojnë programin parazgjedhor kundër korrupsionit dhe regjimit të Vuçiqit

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015 3 min read
  • Ballkan

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

The Geopost February 10, 2026
Largimi i Rusisë nga NIS dhe hyrja e ADNOC, marrëveshja varet nga miratimi i SHBA-së 2 min read
  • Ballkan

Largimi i Rusisë nga NIS dhe hyrja e ADNOC, marrëveshja varet nga miratimi i SHBA-së

The Geopost February 9, 2026
Nga aktakuza te dëshmitë e fundit – historia e gjykimit të UÇK-së në Hagë 4 min read
  • Ballkan

Nga aktakuza te dëshmitë e fundit – historia e gjykimit të UÇK-së në Hagë

The Geopost February 9, 2026
Senatorja amerikane Shaheen: Duhet të rivendosen sanksionet ndaj Milorad Dodik 2 min read
  • Ballkan

Senatorja amerikane Shaheen: Duhet të rivendosen sanksionet ndaj Milorad Dodik

The Geopost February 8, 2026
Senati i Nju-Jorkut miraton Rezolutë të posaçme për 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës 2 min read
  • Ballkan

Senati i Nju-Jorkut miraton Rezolutë të posaçme për 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

The Geopost February 8, 2026
Serbia vazhdon arrestimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së me akuza të rreme për “krime lufte” 4 min read
  • Ballkan

Serbia vazhdon arrestimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së me akuza të rreme për “krime lufte”

The Geopost February 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.