Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Mali i Zi vazhdon me kinezët: 693.9 milionë euro për ndërtimin e pjesës së dytë të autostradës Bar–Boljare

The Geopost January 17, 2026 2 min read
Share the news

Kompania shtetërore malazeze Monteput ka përzgjedhur konsorciumin kinez Powerchina – Stecol – PCCD si fitues të tenderit për ndërtimin e seksionit të dytë të autostradës Bar–Boljare, në segmentin Matesevo–Andrijevica.

Oferta e këtij konsorciumi, në vlerë 693.9 milionë euro, u vlerësua si më e favorshmja në procesin e tenderimit.

Në garë morën pjesë edhe konsorciumi Cengiz–Azvirt, me ofertë prej 735 milionë eurosh, si dhe kompania China Communications Construction Company Limited, e cila ofroi 724.6 milionë euro.

Nga Monteput bënë të ditur se vendimi për zgjedhjen e kontraktorit është marrë pas hapjes së ofertave financiare, në kuadër të tenderit për projektimin dhe realizimin e punimeve. Pas nënshkrimit të kontratës, kontraktori do të nisë menjëherë punimet përgatitore dhe fazën e projektimit.

Autostrada Bar–Boljare synon të lidhë portin e Barit në Adriatik me kufirin e Malit të Zi me Serbinë, duke u konsideruar një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në vend.

Seksioni Matesevo–Andrijevica financohet me një kredi prej 200 milionë eurosh nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), si dhe me 150 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian.

Procedura e tenderimit është zhvilluar sipas standardeve të BERZH-it, ndërsa ofertat teknike janë hapur më 31 tetor 2025.

Mali i Zi ende mban një barrë të konsiderueshme borxhi nga ndërtimi i pjesës së parë të autostradës, duke i detyruar 655 milionë euro bankës kineze Exim për seksionin Podgoricë–Matesevo, i cili u hap për qarkullim në verën e vitit 2022.

Aktualisht, autostrada përfundon në zonë malore, gjë që ka kufizuar efektet e saj ekonomike dhe logjistike.

Gjysma e trasës ura dhe tunele

Seksioni i ri Matesevo–Andrijevica, me gjatësi rreth 22 kilometra, do të karakterizohet nga vepra të ndërlikuara inxhinierike.

Sipas dokumentacionit të projektit, 3.9 kilometra do të jenë tunele, 7.1 kilometra ura, ndërsa pjesa tjetër trasë e hapur.

Ekspertët vlerësojnë se terreni i vështirë dhe kompleksiteti i punimeve do të kërkojnë investime të mëdha dhe zbatim të saktë teknik, ndërsa mbetet e hapur çështja e afateve të përfundimit.

Qeveria e Malit të Zi ka deklaruar ambicien që deri në fund të dekadës të përshpejtojë ndërtimin e korridoreve kryesore rrugore, por realizimi i këtij synimi do të varet nga financimi dhe menaxhimi paralel i projektimit, shpronësimeve dhe procedurave të tenderimit.

The GeoPost

Tags: Kina Mali i Zi

Continue Reading

Previous: Aktakuzë për krime lufte ndaj ish-gardianes së Burgut të Prishtinës
Next: Vrasja e Oliver Ivanoviqit, kronologjia e një vrasjeje politike në veri të Kosovës

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së përkujton Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës 4 min read
  • Ballkan
  • News

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së përkujton Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës

The Geopost July 10, 2026
ILUZIONI I BETONIT TË ARMUAR: Si po e konsumon modeli ekonomik i Vuçiqit të ardhmen e Serbisë 8 min read
  • Ballkan

ILUZIONI I BETONIT TË ARMUAR: Si po e konsumon modeli ekonomik i Vuçiqit të ardhmen e Serbisë

The Geopost July 10, 2026
Katër grupet kryesore në PE mbështesin rezolutën për Serbinë: Nuk ka më shpërblime për reforma të rreme 2 min read
  • Ballkan

Katër grupet kryesore në PE mbështesin rezolutën për Serbinë: Nuk ka më shpërblime për reforma të rreme

The Geopost July 10, 2026
Entiteti serb në Bosnjë ndalon flamujt, simbolet dhe stemat e ushtrisë së vendit 2 min read
  • Ballkan

Entiteti serb në Bosnjë ndalon flamujt, simbolet dhe stemat e ushtrisë së vendit

The Geopost July 9, 2026
“Luftë hibride për demokracinë dhe sovranitetin tonë”: Si e shënjestrojnë Vuçiqi dhe Putini shoqërinë civile të Serbisë 3 min read
  • Ballkan

“Luftë hibride për demokracinë dhe sovranitetin tonë”: Si e shënjestrojnë Vuçiqi dhe Putini shoqërinë civile të Serbisë

The Geopost July 9, 2026
Serbia mobilizon pronat shtetërore dhe kishtare për zgjerimin e projekteve ushtarake 2 min read
  • Ballkan

Serbia mobilizon pronat shtetërore dhe kishtare për zgjerimin e projekteve ushtarake

The Geopost July 9, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.