Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Aktakuzë për krime lufte ndaj ish-gardianes së Burgut të Prishtinës

The Geopost January 16, 2026 2 min read
Share the news

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë për krime lufte kundër popullatës civile ndaj një gruaje, e cila më 1998-99 kishte qenë gardiane në Burgun e Prishtinës, në paralelen në Lipjan.

Sipas njoftimit, e akuzuara N.C., si gardiane, në paralelen për gra në Lipjan, së bashku me zyrtarë të tjerë të burgut “ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare gjatë konfliktit të armatosur, përkatësisht kohës së luftës”.

Prokuroria Speciale e akuzon N.C. se “në mënyrë sistematike, i ka keqtrajtuar të burgosurat shqiptare, duke i kanosur për jetë dhe torturuar në mënyrë çnjerëzore me mjete të ndryshme, si shkop gome, shqelma dhe grushte, deri në alivanosje, duke u shkaktuar lëndime trupore”.

Si pasojë e këtyre veprimeve, tha Prokuroria, viktimat kanë pësuar dhunë psikike, gjendje ankthi dhe frike, dhe u është cenuar rëndë dinjiteti njerëzor.

Kohëve të fundit, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë ngritur një sërë aktakuzash për krime lufte.

Dhjetorin e vitit të kaluar, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë në mungesë ndaj 21 personave për vrasjen e civilëve në Reçak të Shtimes. Ndërkaq, më herët gjatë vitit 2025 u ngrit një aktakuzë tjetër në mungesë ndaj 21 personave për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës.

Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshihen krimet.

Udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Serbisë janë arrestuar, gjykuar dhe dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për ish-Jugosllavi për krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë.

Ndër ta ishte edhe ish-udhëheqësi serb, Sllobodan Millosheviq, i cili vdiq në burg pa arritur të dënohet për përgjegjësinë në urdhërimin e krimeve të luftës në Kosovë.

The Geo Post

Tags: Aktakuzë Krime lufe Prokuroria Speciale e Kosovës Serbia

Continue Reading

Previous: Telegrami shpërndan propagandën ekstremiste ruse deri në Serbi
Next: Mali i Zi vazhdon me kinezët: 693.9 milionë euro për ndërtimin e pjesës së dytë të autostradës Bar–Boljare

Kush janë dy serbët e arrestuar nën dyshimin për krime lufte në Kosovë? 2 min read
  • Ballkan

Kush janë dy serbët e arrestuar nën dyshimin për krime lufte në Kosovë?

The Geopost July 28, 2026
Kongresi amerikan rezolutë kundër mbajtjes së Asamblesë së OSBE-së në Beograd, përmendet qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës 3 min read
  • Ballkan
  • News

Kongresi amerikan rezolutë kundër mbajtjes së Asamblesë së OSBE-së në Beograd, përmendet qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës

The Geopost July 28, 2026
Kamberi: Regjimi i Vuçiqit duhet të largohet, Serbia duhet të përballet me krimet në Kosovë 3 min read
  • Ballkan

Kamberi: Regjimi i Vuçiqit duhet të largohet, Serbia duhet të përballet me krimet në Kosovë

The Geopost July 28, 2026
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi

The Geopost July 28, 2026
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe” 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”

The Geopost July 27, 2026
Videnoviq: “Bota serbe” e Vuçiqit është iluzion i copëtuar, Serbia duhet të largohet nga ndikimi rus 2 min read
  • Ballkan
  • News

Videnoviq: “Bota serbe” e Vuçiqit është iluzion i copëtuar, Serbia duhet të largohet nga ndikimi rus

The Geopost July 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.