Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Studentët në Serbi prezantojnë programin parazgjedhor kundër korrupsionit dhe regjimit të Vuçiqit

The Geopost January 17, 2026 3 min read
Share the news

Lista studentore që ende nuk ka zbuluar publikisht personalitetet e saj, ka zgjedhur korrupsionin si temën kryesore të programit të saj parazgjedhor.

Të shtunën, më 17 janar, përfaqësuesit e listës do të prezantojnë pjesën e parë të programit që lidhet me luftën kundër korrupsionit, në një takim që konsiderohet njëkohësisht edhe protestë kundër regjimit të Aleksandar Vuçiq.

Studentët nuk kanë zbuluar se kush do të jenë folësit në këtë takim. Sidoqoftë, sipas ekspertëve, zgjedhja e korrupsionit si temë e parë është strategjike, pasi është çështja që ka mbështetjen më të madhe të qytetarëve.

“Është e mençur të fillohet ndërtimi i një programi politik nga kjo temë. E gjithë performanca e parë varet nga serioziteti dhe rregullimi ligjor i saj. Kjo kërkon bashkëpunim me universitetin, fakultetin e drejtësisë dhe shoqatat profesionale,” tha për Danas profesori i pensionuar i Fakultetit të Filozofisë në Beograd, Zarko Koraq.

Ai shtoi se është e vështirë të parashikohen temat e ardhshme të programit studentor, por shtoi se politika e jashtme mund të jetë çelësi politik i listës.

Ndërsa themeluesi i lëvizjes Solidaritet, Goran Jeshiq, thekson rëndësinë e korrupsionit si temë qendrore:

“Ashtu siç është e rëndësishme të ndërtohen institucione që do të luftojnë sistematikisht korrupsionin pas rrëzimit të qeverisë aktuale, kjo është një përparësi. Sundimi i ligjit, një qeveri e ndërrueshme, media e lirë dhe rruga e qartë drejt BE-së janë elementë kyç për ndryshimin e situatës në Serbi,” tha Jeshiq.

Studentët nënvizojnë se aksioni i fundit i tyre kundër regjimit të Vuçiqit u zhvillua në fund të vitit të kaluar, kur ata mblodhën rreth gjysmë milioni nënshkrime për të kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme.

Presidenti i Serbisë e quajti këtë si gënjeshtër, megjithatë ai shpalli vitin 2026 si vit zgjedhor, duke caktuar datat e mundshme për tetor, nëntor dhe dhjetor.

Një përfaqësues i studentëve për N1 deklaroi se tubimi i 17 janarit mund të konsiderohet si protestë, sepse çdo aktivitet nga viti 2024 lidhet me kundërshtimin e korrupsionit dhe të regjimit aktual.

Studentët do të prezantojnë mekanizmat e tyre për luftën kundër korrupsionit në nivel institucional, duke theksuar përgjegjësinë e çdo individi që abuzon me funksionet publike.

“Çdo person që dëmtoi reputacionin e institucionit ose e përdori për interesat e tij personale duhet të mbajë përgjegjësi. Kjo është hapi i parë drejt bërjes së Serbisë një shtet normal,” tha Aleksandar, student i Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Matematike.

Ai shtoi se Serbia aktualisht funksionon në mënyrë selektive, sipas pushtetit dhe jo ligjit, dhe kjo ka çuar në shkelje të të drejtave të njeriut, abuzime policore, diskriminim në shërbime publike dhe përdorim të dhunshëm të autoritetit.

Studentët synojnë që kombinimi i veprimeve ligjore, institucionale dhe sociale të krijojë një reagim efektiv ndaj krizës shoqërore dhe politike.

Hapi i parë drejt këtij qëllimi është shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

The GeoPost

Tags: Aleksandar Vuçiq Protestat e studentëve Serbi

Continue Reading

Previous: Vrasja e Oliver Ivanoviqit, kronologjia e një vrasjeje politike në veri të Kosovës
Next: Përdorimi i topit zanor në protestë: Komisioni Evropian kërkon hetim të shpejt dhe transparent nga Serbia

Senatorët amerikanë paralajmërojnë Serbinë para varrimit të Mlladiqit: Ditët e ardhshme do të jenë test 2 min read
  • Ballkan

Senatorët amerikanë paralajmërojnë Serbinë para varrimit të Mlladiqit: Ditët e ardhshme do të jenë test

The Geopost September 7, 2026
Vulin e quan Mlladiqin “hero” dhe falënderon Rusinë për mbështetjen ndaj tij në Hagë 2 min read
  • Ballkan

Vulin e quan Mlladiqin “hero” dhe falënderon Rusinë për mbështetjen ndaj tij në Hagë

The Geopost September 7, 2026
Bursaq: Një minutë heshtje për xhelatin Mlladiq, një turp i përjetshëm për Serbinë! 6 min read
  • Ballkan

Bursaq: Një minutë heshtje për xhelatin Mlladiq, një turp i përjetshëm për Serbinë!

The Geopost September 7, 2026
Fitorja e AfD-së shfrytëzohet nga ekstremi i djathtë serb për narrativa kundër Kosovës 2 min read
  • Ballkan

Fitorja e AfD-së shfrytëzohet nga ekstremi i djathtë serb për narrativa kundër Kosovës

The Geopost September 7, 2026
Kosova në hartën e re të botës “Equal Earth” – Serbia nuk e mbështet rezolutën në OKB 2 min read
  • Ballkan

Kosova në hartën e re të botës “Equal Earth” – Serbia nuk e mbështet rezolutën në OKB

The Geopost September 7, 2026
Pavarësisht reagimeve, vazhdon glorifikimi i Mlladiqit – organizohen autobusë të shumtë për funeralin e tij 2 min read
  • Ballkan

Pavarësisht reagimeve, vazhdon glorifikimi i Mlladiqit – organizohen autobusë të shumtë për funeralin e tij

The Geopost September 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.