Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

“Malit të Zi i kushtëzohet hyrja në BE”, Kroacia i kërkon pasuri me vlerë mbi 2.4 miliardë euro

The Geopost October 3, 2026 2 min read
Share the news

Ministri i Jashtëm kroat Gordan Grliq Radman tha se anija “Jadran” nuk është e vetmja pasuri që Kroacia kërkon nga Mali i Zi.

Sipas tij, Zagrebi disponon dokumente që tregojnë se bëhet fjalë për pasuri me vlerë mbi 2.4 miliardë euro.

Grliq Radman i bëri deklaratat gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Przhno, ndërsa më pas mori pjesë në vendosjen e kurorave pranë pllakës përkujtimore kushtuar të burgosurve kroatë në ish-kampin e Morinjit.

Ai tha se Kroacia disponon harta interaktive dhe dokumente që, sipas tij, tregojnë gjendjen e pasurisë ushtarake më 31 maj 1990 dhe një vit më vonë, shkruan index.hr.

“Në atë kohë kishim rreth 207 mjete lundruese në Kroaci dhe rreth 30 në Mal të Zi, ndërsa një vit më vonë situata ishte e kundërt – 207 në Mal të Zi dhe rreth 30 në Kroaci”, tha ministri kroat.

Sipas tij, bëhet fjalë edhe për anije ushtarake, nëndetëse dhe një spital ushtarak. Ai pretendon se një pjesë e kësaj pasurie është zhdukur ose është transferuar dhe se Kroacia i ka të dokumentuara këto raste.

“Ne i kemi të gjitha të regjistruara dhe bëhet fjalë për pasuri me vlerë mbi 2.4 miliardë euro”, deklaroi Grliq Radman.

Ministri kroat foli edhe për çështjen e kthimit të pronave të konfiskuara të kroatëve në Mal të Zi. Ai tha se Kroacia do të insistojë në trajtimin e kësaj çështjeje në kuadër të kapitullit 23 të negociatave të Malit të Zi me Bashkimin Evropian.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm malazez, Ervin Ibrahimoviq, tha se Mali i Zi është i gatshëm të përballet me të kaluarën dhe të ndërtojë një shoqëri të bazuar në të vërtetën dhe drejtësinë.

Tags: BE Kroaci Mali i Zi

Continue Reading

Previous: Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit
Next: Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën, përfshihet edhe marrëveshja shumë-miliardëshe për asetet e Lukoil

Propozimi për Serbinë “tregon se Kongresi ndjek zhvillimet në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë” 5 min read
  • Ballkan
  • News

Propozimi për Serbinë “tregon se Kongresi ndjek zhvillimet në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë”

The Geopost October 3, 2026
Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën, përfshihet edhe marrëveshja shumë-miliardëshe për asetet e Lukoil 1 min read
  • Botë
  • News

Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën, përfshihet edhe marrëveshja shumë-miliardëshe për asetet e Lukoil

The Geopost October 3, 2026
Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit 2 min read
  • Ballkan
  • News

Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit

The Geopost October 3, 2026
Kë, në fakt, përfaqësojnë partitë “ruse” në Serbi? 7 min read
  • Ballkan
  • News

Kë, në fakt, përfaqësojnë partitë “ruse” në Serbi?

The Geopost October 3, 2026
SHBA forcon praninë ushtarake, një tjetër aeroplanmbajtëse drejt Iranit 1 min read
  • Botë
  • News

SHBA forcon praninë ushtarake, një tjetër aeroplanmbajtëse drejt Iranit

The Geopost October 3, 2026
A po e ringjall Putini “Serbinë e Madhe”? 6 min read
  • Ballkan
  • News

A po e ringjall Putini “Serbinë e Madhe”?

The Geopost October 3, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.