Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Si po e thellon Serbia bashkëpunimin ushtarak me Izraelin, planifikohet prodhimi i dronëve në territorin serb

The Geopost June 18, 2026 2 min read
Share the news

Derisa presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kishte hedhur akuza të pabaza ndaj marrëveshjes Kosovë-Shqipëri-Kroaci, vetë vazhdon të rris arsenalin ushtarak.

Kjo u dëshmua me bashkëpunimin ushtarak mes Serbisë dhe Izraelit sëfundi.

Beogradi është shndërruar në një nga partnerët më të rëndësishëm të Tel Avivit në fushën e mbrojtjes që nga fillimi i ofensivës izraelite në Gaza në vitin 2023.

Sipas raportimeve, eksportet e armëve nga Serbia drejt Izraelit janë rritur vazhdimisht gjatë viteve të fundit, ndërsa dy vendet po zgjerojnë bashkëpunimin edhe në industrinë e prodhimit ushtarak.

Një nga projektet e paralajmëruara është ngritja e një fabrike të re për prodhimin e dronëve luftarakë në Serbi, e cila do të jetë në pronësi të përbashkët të kompanisë izraelite Elbit Systems dhe kompanisë shtetërore serbe Yugoimport SDPR.

Fabrika pritet të prodhojë dronë luftarakë me rreze të shkurtër dhe të gjatë veprimi, duke e zgjeruar më tej bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve në sektorin e mbrojtjes.

Dy kontrata të rëndësishme me Elbit Systems e tregojnë historinë. Në fillim të vitit 2025, Serbia bleu 335 milionë dollarë në artileri raketore precize dhe mjete ajrore pa pilot (UAV) Hermes 900.

Në gusht 2025, të dy qeveritë nënshkruan një marrëveshje pasuese prej 1.6 miliardë dollarësh që mbulonte raketa precize me rreze të gjatë veprimi, UAV shtesë, suita lufte elektronike, platforma komande dhe kontrolli dhe përmirësime të shikimit natën. Dërgesat do të zgjasin deri në vitin 2030.

Në këtë kontekst, rritja e kapaciteteve ushtarake të Serbisë, e kombinuar me historikun e luftërave në ish-Jugosllavi gjatë viteve ’90, po ngre shqetësime të vazhdueshme në rajon për mënyrën se si këto kapacitete mund të ndikojnë në balancat e ardhshme të sigurisë në Ballkan.

Sipas këtyre vlerësimeve, zhvillimi i industrisë ushtarake dhe modernizimi i arsenalit serb, në një mjedis ende të ndjeshëm politik në rajon, kërkon monitorim të shtuar ndërkombëtar, për të shmangur përshkallëzime të mundshme të tensioneve në të ardhmen.

Tags: Izraeli Serbia

Continue Reading

Previous: Vuçiq mbron kompanitë kineze të sanksionuara nga SHBA-ja në Serbi
Next: Xi Jinping i dërgon letër Vuçiqit, si po e rrit Serbia ndikimin kinez në Ballkan

Deputeti i Listës Studentore në Serbi thotë se s’do të ketë ndryshim qëndrimesh ndaj Kosovës 2 min read
  • Ballkan

Deputeti i Listës Studentore në Serbi thotë se s’do të ketë ndryshim qëndrimesh ndaj Kosovës

The Geopost November 3, 2026
Humbja e Vuçiqit në Serbi, a po i vjen fundi ndikimit të Beogradit mbi Listën Serbe në Kosovë? 9 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Humbja e Vuçiqit në Serbi, a po i vjen fundi ndikimit të Beogradit mbi Listën Serbe në Kosovë?

The Geopost November 3, 2026
Vuçiq dhe Orban humbën pushtetin, por jo ambiciet 5 min read
  • Ballkan

Vuçiq dhe Orban humbën pushtetin, por jo ambiciet

The Geopost November 3, 2026
Nga “zhgënjimi i thellë” te “partneriteti konstruktiv”: Si ndryshoi Lista Serbe gjuhën ndaj BE-së 2 min read
  • Ballkan
  • News

Nga “zhgënjimi i thellë” te “partneriteti konstruktiv”: Si ndryshoi Lista Serbe gjuhën ndaj BE-së

The Geopost November 3, 2026
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s

The Geopost November 3, 2026
Trump kërcënon Iranin: Mund të na duhet ta godasim fort 3 min read
  • Ballkan

Trump kërcënon Iranin: Mund të na duhet ta godasim fort

The Geopost November 2, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.