Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Xi Jinping i dërgon letër Vuçiqit, si po e rrit Serbia ndikimin kinez në Ballkan

The Geopost June 19, 2026 2 min read

Screenshot

Share the news

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në të cilën ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe ka bërë thirrje për ndërtimin e një “bashkësie me të ardhme të përbashkët në epokën e re”.

Sipas mediave serbe, Xi ka nënvizuar se i kushton “rëndësi të madhe” forcimit të bashkëpunimit mes Pekinit dhe Beogradit, duke riafirmuar partneritetin strategjik që të dyja vendet e përshkruajnë prej vitesh si “miqësi e çeliktë”.

Mesazhi i liderit kinez vjen në një kohë kur marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kinës po tërheqin vëmendje në rritje nga Bashkimi Evropian dhe partnerët perëndimorë, për shkak të zgjerimit të ndikimit ekonomik dhe politik të Pekinit në Ballkanin Perëndimor.

Autoritetet serbe e kanë paraqitur letrën si dëshmi të marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve, ndërsa në të njëjtën kohë nga Beogradi vazhdojnë kritikat ndaj Bashkimit Evropian për atë që zyrtarët serbë e konsiderojnë qasje të pabarabartë ndaj Serbisë në procesin e integrimit evropian.

Pavarësisht se Serbia vazhdon ta paraqesë anëtarësimin në Bashkimin Evropian si prioritet strategjik, ajo ka ruajtur dhe zgjeruar bashkëpunimin me Kinën në fusha të ndryshme, përfshirë investimet, infrastrukturën, energjinë dhe teknologjinë.

Pekini e konsideron Serbinë një partner kyç për forcimin e pranisë së tij në Ballkanin Perëndimor. Gjatë viteve të fundit, kompanitë kineze kanë investuar miliarda euro në projekte infrastrukturore dhe industriale në Serbi, duke e bërë vendin një nga partnerët më të rëndësishëm të Kinës në rajon.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë ngritur vazhdimisht shqetësime lidhur me mungesën e transparencës në disa projekte kineze, si dhe për standardet e prokurimit publik, mbrojtjen e mjedisit dhe kontrollin demokratik.

Letra e Xi Jinpingut shihet si një tjetër sinjal i afrimit të vazhdueshëm mes Pekinit dhe Beogradit, në një moment kur rivaliteti gjeopolitik mes Kinës dhe Perëndimit po reflektohet gjithnjë e më shumë edhe në Ballkanin Perëndimor.

The GeoPost

Continue Reading

Previous: Si po e thellon Serbia bashkëpunimin ushtarak me Izraelin, planifikohet prodhimi i dronëve në territorin serb
Next: Sulmi më i madh me dronë ndaj Moskës nxjerr në pah dobësitë e mbrojtjes ajrore ruse

PPE nis procedurat kundër SNS-së: Vuçiqi ka luajtur mjaft në të dyja anët 2 min read
  • Ballkan
  • News

PPE nis procedurat kundër SNS-së: Vuçiqi ka luajtur mjaft në të dyja anët

The Geopost September 19, 2026
FSK njofton për ushtrime të përbashkëta me ushtrinë nga Amerika, Kroacia dhe Shqipëria 1 min read
  • Ballkan
  • News

FSK njofton për ushtrime të përbashkëta me ushtrinë nga Amerika, Kroacia dhe Shqipëria

The Geopost September 19, 2026
Varreza masive në Zubin Potok, konfirmohet identiteti i tri viktimave – i përkasin “Grupit të Intelektualëve” 3 min read
  • Ballkan
  • News

Varreza masive në Zubin Potok, konfirmohet identiteti i tri viktimave – i përkasin “Grupit të Intelektualëve”

The Geopost September 19, 2026
Trump e nënshkruan ligjin për sanksione ndaj Rusisë e Iranit, shton mjete të reja për trysni 6 min read
  • Botë
  • News

Trump e nënshkruan ligjin për sanksione ndaj Rusisë e Iranit, shton mjete të reja për trysni

The Geopost September 19, 2026
Franca dhe Zvicra ndërmarrin masa për t’iu kundërvënë kërcënimeve hibride ruse 3 min read
  • Botë
  • News

Franca dhe Zvicra ndërmarrin masa për t’iu kundërvënë kërcënimeve hibride ruse

The Geopost September 19, 2026
Media ruse e serbe paraqesin rrejshëm protestën në Tiranë si “trazira” për shkak të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së 3 min read
  • Ballkan
  • News

Media ruse e serbe paraqesin rrejshëm protestën në Tiranë si “trazira” për shkak të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

The Geopost September 19, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.