Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

SHBA riafirmon mbështetjen për Kosovën, prezantohet edhe automjeti pa pilot “SideRunner” që do të prodhohet në vend

The Geopost July 1, 2026 2 min read
Share the news

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka riafirmuar mbështetjen e Uashingtonit për Kosovën, duke theksuar se partneriteti ndërmjet dy vendeve bazohet në vlera të përbashkëta, respekt të ndërsjellë dhe vizion për një të ardhme të sigurt e të begatë.

Në ceremoninë e organizuar për shënimin e 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, Prattipati tha se historia e Amerikës nuk është ndërtuar vetëm brenda kufijve të saj, por edhe përmes aleancave dhe miqësive me partnerët në mbarë botën, duke veçuar marrëdhëniet me Kosovën.

“Pak miqësi e pasqyrojnë këtë frymë më mirë se ajo e ndërtuar mes Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Kosova gjithmonë ka qëndruar përkrah Shteteve të Bashkuara, duke mbështetur prioritetet tona, ndërsa edhe SHBA-ja qëndron pranë Kosovës në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe zhvillimin e një ekonomie të begatë”, deklaroi Prattipati.

Ajo shtoi se SHBA-ja pret forcimin e mëtejshëm të partneritetit me Kosovën, veçanërisht në fushat e tregtisë, investimeve, mbrojtjes dhe energjisë.

“Një Kosovë stabile, demokratike dhe e begatë nuk është e mirë vetëm për qytetarët e saj, por edhe për Evropën dhe botën. Teksa Kosova vazhdon të zhvillohet dhe të thellojë integrimin e saj në komunitetin ndërkombëtar, mundësitë për bashkëpunim – veçanërisht në mbrojtje, tregti, investime ekonomike dhe energji – janë të pakufizuara”, tha ajo.

Prattipati vlerësoi gjithashtu angazhimin e Kosovës në programin Fulbright, investimet në inovacion dhe rolin e saj në fushën e sigurisë, duke e cilësuar vendin si një partnere dhe lidere të ardhshme në rajon.

Gjatë ceremonisë u prezantua zyrtarisht edhe SideRunner, një automjet tokësor pa pilot (UGV) me përdorim të dyfishtë, ndërsa u shpall fillimi i prodhimit të tij në Kosovë.

Sipas organizatorëve, SideRunner është rezultat i një partneriteti strategjik ndërmjet kompanisë amerikane Stridar Inc. dhe Stridar Kosovo LLC, duke kombinuar teknologjinë dhe inovacionin amerikan me kapacitetet inxhinierike dhe prodhuese të Kosovës.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Kosova do të ketë rol kyç në prodhimin dhe eksportimin e platformës SideRunner për klientë në Evropë, Shtetet e Bashkuara, Lindjen e Mesme dhe tregje të tjera ndërkombëtare.

The GeoPost

Tags: Kosova SHBA

Continue Reading

Previous: SHBA sinjalizon zgjerim të bashkëpunimit me Kosovën: Mundësi të pakufishme në mbrojtje dhe energji
Next: SHBA i zgjat edhe për 30 ditë licencën e operimit NIS-it, vazhdojnë negociatat për shitjen e aksioneve ruse

YouTuberët austriakë depërtojnë në Batajnicë, publikojnë pamje të bazës ku Serbia operon avionë dhe dronë 2 min read
  • Ballkan

YouTuberët austriakë depërtojnë në Batajnicë, publikojnë pamje të bazës ku Serbia operon avionë dhe dronë

The Geopost October 4, 2026
Propozimi për Serbinë “tregon se Kongresi ndjek zhvillimet në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë” 5 min read
  • Ballkan
  • News

Propozimi për Serbinë “tregon se Kongresi ndjek zhvillimet në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë”

The Geopost October 3, 2026
“Malit të Zi i kushtëzohet hyrja në BE”, Kroacia i kërkon pasuri me vlerë mbi 2.4 miliardë euro 2 min read
  • Ballkan
  • News

“Malit të Zi i kushtëzohet hyrja në BE”, Kroacia i kërkon pasuri me vlerë mbi 2.4 miliardë euro

The Geopost October 3, 2026
Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit 2 min read
  • Ballkan
  • News

Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit

The Geopost October 3, 2026
Kë, në fakt, përfaqësojnë partitë “ruse” në Serbi? 7 min read
  • Ballkan
  • News

Kë, në fakt, përfaqësojnë partitë “ruse” në Serbi?

The Geopost October 3, 2026
A po e ringjall Putini “Serbinë e Madhe”? 6 min read
  • Ballkan
  • News

A po e ringjall Putini “Serbinë e Madhe”?

The Geopost October 3, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.