Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Serbët mirëpresin punën e policëve të rinj të këtij komuniteti në komunat veriore

The Geopost July 27, 2023 2 min read
Share the news

Ende pa u bërë një vit nga dorëheqja e organizuar e policëve serbë në komunat veriore, rreth 46 serbë kanë filluar punën në Policinë e Kosovës. Nisjen e punës së policëve serbë e ka konfirmuar edhe Veton Elshani nga Policia e Kosovës.

Në rrjete sociale të medieve serbe, serbët kanë mirëpritur dhe u kanë uruar suksese policëve të Policisë së Kosovës, gjersa dje Kosovapress kishte raportuar për kërcënime në kanalin rus telegram.

Natasha Pavloviq nga Beogradi shpreson që policët e rinj do të punojnë drejtë, e jo sikurse paraardhësit e tyre.

“Urime rini, jam e sigurt që do ta bëjnë punën e tyre me ndershmëri, ndryshe nga ata që u pasuruan në ca plantacione e laboratorë dhe tani e bëjnë patriotin me bateri, me xhepa plot!” ka komentuar Pavloviq.

Njëjtë pothuajse është shprehur edhe edhe Milan Milovanoviq nga Kraleva.

“Njerëzit le të punojnë, kur nuk iu kishte penguar që intelektualët e Listës Serbe të ishin në qeveritë e tyre, jahte dhe gjëra të tjera, pse kjo do të duhet t’ju pengojë… më mirë sesa me pagë të njëjtë të mbajnë pankarta në mitingjet të Vuçiqit, protestat dhe barrikada për interesa të individëve të pushtetit dhe Listës Serbe” ka shkruar Milovanoviq.

 

Ndërsa, Dushan Milenkoviq ka uruar policët e rijnë duke u dëshiruar të gjitha të mirat në punën e tyre.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar mbrëmë në Twitter se zyrtarët nga komunitetet joshumicë kanë filluar punën këtë javë në veri të vendit.

“I falënderojmë për shërbimin e tyre dhe i urojmë suksese”, ka shkruar Kurti.

Veton Elshani zëvendëskomandant i PK për Rajonin e Veriut  ka bërë të ditur policët e rinj serbë në PK janë nga pjesë të ndryshme të Kosovës, përfshirë edhe komunat veriore – Mitrovica, Leposaviqi dhe Zubin Potoku.

“46 nga oficerët janë serbë, 17 boshnjakë, 8 romë, ashkalinj dhe egjiptianë dhe 3 turq. Të hënën kanë filluar. Tashmë përmes punës praktike aftësohen shtesë për të punuar në patrulla dhe detyra të tjera të nevojshme. Ata do të trajnohen në faza të ndryshme”, ka thënë Elshani për KosovaPress.

Publikimi e emrave të policëve të rijnë serb është bërë nga kanali serb t.me/BunkerSrb në platformën ruse telegram, të cilat në mbrëmje i dënoi edhe shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano./KosovaPress/

Continue Reading

Previous: Serbia ia refuzon lejen e qëndrimit një tjetër kritikut të Putinit, mund të burgoset në Rusi
Next: Pas një takimi me Putinin, presidenti i një shteti afrikan shkon në Serbi te Vuçiqi 

Mali i Zi i kundërpërgjigjet Vuçiqit për ‘luftë hibride’: Akuzat e Serbisë intensifikohen sa herë që afrohemi drejt BE-së 2 min read
  • Ballkan

Mali i Zi i kundërpërgjigjet Vuçiqit për ‘luftë hibride’: Akuzat e Serbisë intensifikohen sa herë që afrohemi drejt BE-së

The Geopost June 15, 2026
Pesë të arrestuarit për krime lufte ishin të përfshirë në kryerjen e masakrës së Reçakut 4 min read
  • Ballkan

Pesë të arrestuarit për krime lufte ishin të përfshirë në kryerjen e masakrës së Reçakut

The Geopost June 14, 2026
Pesë persona arrestohen në operacionin për hetimin e krimeve të luftës në rastin “Reçaku II” 2 min read
  • Ballkan
  • News

Pesë persona arrestohen në operacionin për hetimin e krimeve të luftës në rastin “Reçaku II”

The Geopost June 14, 2026
A do të ketë Vuçiq fatin e Lukashenkos nëse BE-ja nuk i njeh zgjedhjet e tij? 3 min read
  • Ballkan
  • News

A do të ketë Vuçiq fatin e Lukashenkos nëse BE-ja nuk i njeh zgjedhjet e tij?

The Geopost June 14, 2026
“U.S. Army Center of Military History”, përkujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë dhe dislokimin e KFOR-it në vitin 1999 3 min read
  • Ballkan

“U.S. Army Center of Military History”, përkujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë dhe dislokimin e KFOR-it në vitin 1999

The Geopost June 13, 2026
Narrativa e rreme për Gazimestanin: Si mediat serbe fabrikojnë “kërcënime” të paqena për Vidovdanin 5 min read
  • Ballkan

Narrativa e rreme për Gazimestanin: Si mediat serbe fabrikojnë “kërcënime” të paqena për Vidovdanin

The Geopost June 13, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.