Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Raporti ndërkombëtar: Serbia ndër vendet me nivelin më të lartë të korrupsionit në Evropë

The Geopost March 9, 2026 2 min read
Share the news

Serbia vazhdon të renditet ndër vendet me nivel të lartë të perceptimit të korrupsionit në Evropë, sipas të dhënave më të fundit të indeksit global të publikuar nga World Economics.

Indeksi bazohet në të dhënat e raportit të Transparency International për perceptimin e korrupsionit dhe është konvertuar në një shkallë nga 0 deri në 100 pikë.

Në këtë sistem vlerësimi, 0 nënkupton korrupsion të plotë në institucionet shtetërore, ndërsa 100 tregon mungesë të perceptimit të korrupsionit në qeverisje.

Sipas statistikave për vitin 2025, vendet me nivelin më të ulët të korrupsionit janë kryesisht ekonomitë e Evropës Veriore. Në krye të listës renditet Danimarka me vlerësimin maksimal prej 100 pikësh, e ndjekur nga Finlanda me 97.4 pikë.

Pas tyre në renditje vijnë Luksemburgu, Norvegjia dhe Zvicra me nga 88.3 pikë, ndërsa Suedia renditet me 87 pikë. Më tej në listë janë Holanda me 84.4 pikë, Islanda dhe Irlanda me nga 83.1 pikë, si dhe Gjermania me 80.5 pikë.

Në anën tjetër të tabelës ndodhet Serbia, e cila ka marrë vetëm 28.6 pikë në këtë indeks.

Ky rezultat e pozicionon vendin ndër shtetet me nivel shumë të lartë të perceptimit të korrupsionit në administratën shtetërore.

Në ilustrimin grafik të indeksit global, Serbia është shënuar me ngjyrë kafe, e cila sipas metodologjisë së raportit tregon nivelin më të lartë të korrupsionit në Evropë.

Në fund të renditjes për rajonin gjendet edhe Bosnja dhe Hercegovina me 26 pikë, duke u pozicionuar edhe më poshtë në indeksin global të perceptimit të korrupsionit.

The Geopost

Tags: Korrupsioni Serbia

Continue Reading

Previous: KFOR-i, siguria dhe e ardhmja e pranisë amerikane në Kosovë
Next: Ndikimi rus në Mal të Zi, paralajmërohen pasoja nëse arrestohet Milo Gjukanoviqi

Vulin dyshohet se provoi të arratisej në Moskë, avioni detyrohet të kthehet në Beograd 3 min read
  • Ballkan

Vulin dyshohet se provoi të arratisej në Moskë, avioni detyrohet të kthehet në Beograd

The Geopost November 4, 2026
Jovo Bakiq paralajmëron hetime ndaj Vuçiqit dhe zyrtarëve të regjimit: Do të përfundojnë në burg 4 min read
  • Ballkan

Jovo Bakiq paralajmëron hetime ndaj Vuçiqit dhe zyrtarëve të regjimit: Do të përfundojnë në burg

The Geopost November 4, 2026
Skandal në shërbimin sekret serb: Ish-zyrtarët padisin BIA-n për përgjim të studentëve dhe aktivistëve 3 min read
  • Ballkan

Skandal në shërbimin sekret serb: Ish-zyrtarët padisin BIA-n për përgjim të studentëve dhe aktivistëve

The Geopost November 4, 2026
Stradner kërkon publikimin e emrave të zyrtarëve serbë që bashkëpunuan me FSB-në ruse 2 min read
  • Ballkan

Stradner kërkon publikimin e emrave të zyrtarëve serbë që bashkëpunuan me FSB-në ruse

The Geopost November 4, 2026
Deputeti i Listës Studentore në Serbi thotë se s’do të ketë ndryshim qëndrimesh ndaj Kosovës 2 min read
  • Ballkan

Deputeti i Listës Studentore në Serbi thotë se s’do të ketë ndryshim qëndrimesh ndaj Kosovës

The Geopost November 3, 2026
Humbja e Vuçiqit në Serbi, a po i vjen fundi ndikimit të Beogradit mbi Listën Serbe në Kosovë? 9 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Humbja e Vuçiqit në Serbi, a po i vjen fundi ndikimit të Beogradit mbi Listën Serbe në Kosovë?

The Geopost November 3, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.