Një zyrtar policor i stacionit të Mitrovicës së Veriut, Mledan Adjançiq, është suspenduar për tre ditë nga detyra pasi në profilin e tij në Instagram ka shpërndarë përmbajtje me karakter nacionalist.
Bëhet fjalë për një postim të shpërndarë nga grupi i tifozëve “Grobarska snaga”, i lidhur me klubin serb të futbollit FK Partizan, ku shfaqej mbishkrimi “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, një mesazh që është konsideruar provokues dhe me ngarkesë politike.
Pas raportimeve mediatike dhe verifikimeve të brendshme, autoritetet policore kanë ndërmarrë masa disiplinore ndaj zyrtarit, duke e suspenduar përkohësisht si masë administrative, në pritje të hetimeve të mëtejshme.
Rrasti është trajtuar në përputhje me rregulloret e brendshme të Policisë së Kosovës, të cilat ndalojnë shprehjen publike të qëndrimeve që mund të cenojnë neutralitetin dhe standardet profesionale të shërbimit policor.
Adjançiq, i cili është pjesë e gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës, ka shërbyer deri tani në njësinë patrulluese në terren në rajonin e Mitrovicës së Veriut.
The GeoPost

Kandiq: Vuçiq e pranoi humbjen, por nuk hoqi dorë nga retorika nacionaliste për Kosovën
Avokati serb kërkon përgjegjësi nga mediat që i shërbyen për 14 vjet Vuçiqit: Tjetër është kapitali, tjetër krijimi i opinionit publik
Mediat gjermane dhe zvicerane: Fitore historike e studentëve, por qëndrimi ndaj Kosovës dhe Rusisë mbetet shqetësim
Kush janë figurat kryesore të Listës Studentore që mposhti Vuçiqin në Serbi dhe kush mund të bëhet kryeministër?
Filipoviq paralajmëron për orientimin e Listës Studentore në Serbi
Kandidati i Listës Studentore për kryeministër: Kosova është pjesë e Serbisë, nuk do të biem dakord me kroatët për vitet ’90