Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Mali i Zi i kundërpërgjigjet BIA-s: Si anëtar i NATO-s, u garantojmë siguri të gjithë mysafirëve

The Geopost June 5, 2026 3 min read

Screenshot

Share the news

Si një anëtar i përgjegjshëm dhe i besueshëm i NATO-s, Mali i Zi u garanton të gjithë mysafirëve të tij një qëndrim të sigurt, të mbrojtur dhe të këndshëm, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij vendi.

Ky reagim i publikuar në X vjen pasi Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë (BIA) njoftoi se “zyrtarisht” e ka këshilluar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mos shkojë në Mal të Zi, për shkak të, siç tha agjencia, “veprimit armiqësor të shërbimeve të huaja dhe klaneve kriminale” në atë shtet.

BIA gjithashtu deklaroi se, sipas të dhënave të saj operative, në Mal të Zi ndodhet lideri i klanit të Kavaçit, Radoje Zvicer.

Vuçiq ishte planifikuar që të merrte pjesë në një samit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Tivat të Malit të Zi.

“Në prag të Samitit në Tivat, do të bëjmë gjithçka që miqtë, aleatët dhe partnerët tanë të priten në nivelin më të lartë dhe të sigurojmë organizimin e suksesshëm dhe dinjitoz të këtij ngjarjeje të rëndësishme ndërkombëtare për ne”, u tha në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

“Prioritet i yni mbetet që asnjë rrethanë dytësore të mos e errësojë suksesin e samitit dhe objektivat e përbashkëta që ai promovon”.

Njoftimet vijnë pasi nga Mali i Zi u dëbuan 87 burra, të cilët të njëjtën ditë kishin mbërritur me fluturim çarter nga Beogradi, me arsyetimin se përbënin “rrezik për sigurinë”, ndërsa mediat malazeze e përshkruan këtë grup si “sigurimi joformal i Vuçiqit”.

Radio Evropa e Lirë gjeti se në mesin e tyre kishte edhe mbështetës të Partisë Progresive Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiqit, si dhe persona të akuzuar për sulme ndaj protestuesve antiqeveritarë.

Policia malazeze nga ky grup që shkoi nga Serbia ka sekuestruar gjithashtu një baner të madh me mbishkrimin “Serbia fiton”, të cilin SNS-ja e përdor në mitingjet e saj, por që është vendosur edhe në shumë bilborde në Serbi.

Radoje Zvicer, i cili konsiderohet si një nga liderët e klanit të Kavaçit, gjendet në listën e 50 të kërkuarve më të rrezikshëm në Evropë. Zviceri, i cili më 2020 u plagos rëndë në Kiev, ka humbur çdo gjurmë.

Vuçiq, në mes të majit, pas arrestimit të shefit të policisë së Beogradit, Vesellin Milliq, nën dyshime se kishte fshehur vrasjen e një burri që mediat e lidhin me një grup kriminal në Beograd, bëri një sërë akuzash ndaj Malit të Zi.

“Na e vranë gjysmën e shtetit tonë. Nuk janë fshatrat Shkalari dhe Kavaçi pranë Beogradit, por ju na e keni importuar këtë të keqe këtu”, është shprehur Vuçiq.

Klanet Kavaç dhe Shkalar janë me prejardhje nga zona e Kotorrit. Në përleshjet mes këtyre dy grupeve të organizuara kriminale, konflikti i të cilave vazhdon që nga viti 2014, kur u zhduk një ngarkesë kokaine në Valencia, në territorin e Malit të Zi, Serbisë dhe shteteve të tjera janë vrarë më shumë se 70 persona.

The GeoPost

Tags: Mali i Zi NATO

Continue Reading

Previous: Zelensky publikon letrën që ia dërgoi Putinit
Next: Gjermania dhe Franca me “non-paper” për Ballkanin Perëndimor para samitit në Mal të Zi

Rashiq kundër Vuçiqit, por në konflikt me narrativin për Kosovën 5 min read
  • Ballkan
  • News

Rashiq kundër Vuçiqit, por në konflikt me narrativin për Kosovën

The Geopost June 5, 2026
Vlahoviç: Vuçiq nuk mund ta shikojë me qetësi Malin e Zi të afrohet me Evropën 3 min read
  • Ballkan

Vlahoviç: Vuçiq nuk mund ta shikojë me qetësi Malin e Zi të afrohet me Evropën

The Geopost June 5, 2026
Si Serbia dhe Rusia kanë lidhje të thella historike dhe partneritet të veçantë, përfshirë propagandën 3 min read
  • Ballkan
  • News

Si Serbia dhe Rusia kanë lidhje të thella historike dhe partneritet të veçantë, përfshirë propagandën

The Geopost June 5, 2026
Biserko: Serbia kontrollon votën e serbëve të Kosovës përmes presioneve dhe shantazheve 8 min read
  • Ballkan
  • News

Biserko: Serbia kontrollon votën e serbëve të Kosovës përmes presioneve dhe shantazheve

The Geopost June 5, 2026
Oda Ekonomike Amerikane: Gazi i lëngshëm natyror amerikan duhet të bëhet prioritet strategjik për Kosovën 3 min read
  • Ballkan
  • News

Oda Ekonomike Amerikane: Gazi i lëngshëm natyror amerikan duhet të bëhet prioritet strategjik për Kosovën

The Geopost June 5, 2026
SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s 2 min read
  • Botë
  • News

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

The Geopost June 5, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.