Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Pjesëtarë të inteligjencës ushtarake serbe të përfshirë në shpërthimin në Ibër-Lepenc

The Geopost January 31, 2026 2 min read
Share the news

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se në shpërthimin që ndodhi më 29 nëntor të vitit 2024 në kanalin “Ibër-Lepenc”, në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, kanë qenë të përfshirë pjesëtarë të inteligjencës ushtarake të Serbisë (VBA).

Në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK), Hoxha ka bërë të ditur se njëri nga tre personat e arrestuar në lidhje me këtë rast është gjetur në posedim të dokumenteve që dëshmojnë për përkatësinë e tij në shërbimin e inteligjencës ushtarake serbe.

“Njëri nga personat e arrestuar për këtë rast është gjetur me një dokument që dëshmon se ai ka qenë pjesëtar i inteligjencës ushtarake të Serbisë”, ka deklaruar Hoxha.

Sipas drejtorit të Policisë së Kosovës, hetimet e zhvilluara deri më tani kanë siguruar prova të mjaftueshme që, sipas tij, e lidhin drejtpërdrejt këtë akt me struktura të inteligjencës serbe.

Ai ka theksuar se nga vendi i ngjarjes janë mbledhur fakte të shumta, të cilat janë ekzaminuar nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.

“Faktet e mbledhura nga terreni, të cilat janë analizuar nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, tregojnë se personat e përfshirë, me instruksione të inteligjencës serbe, kanë kryer këtë akt terrorist”, ka theksuar Hoxha.

Ai ka shtuar se një pjesë e pajisjeve të sekuestruara në shtëpitë e të dyshuarve janë ekzaminuar fillimisht nga Policia e Kosovës dhe më pas janë dërguar për analiza të specializuara në laboratorin e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Disa pajisje të gjetura në shtëpitë e të dyshuarve janë ekzaminuar nga Policia e Kosovës dhe më pas janë dërguar për analizë në laboratorin e FBI-së. Analizat kanë konfirmuar se balta e gjetur në këto pajisje përputhet me vendin e ngjarjes, duke i lidhur personat e dyshuar drejtpërdrejt me krimin”, ka deklaruar ai.

Hoxha ka folur gjithashtu për situatën e përgjithshme të sigurisë në veri të Kosovës, duke theksuar përkushtimin e Policisë së Kosovës në luftën kundër armëve ilegale dhe grupeve kriminale. Sipas tij, operacionet policore kanë sjellë rezultate konkrete në rritjen e sigurisë dhe në parandalimin e veprimtarive të paligjshme.

Në këtë kontekst, ai është ndalur edhe te sfidat me të cilat përballet Policia e Kosovës, por edhe te sukseset e arritura gjatë vitit të fundit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka theksuar se institucionet e sigurisë do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë personave të përfshirë, duke ritheksuar se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për ruajtjen e rendit, ligjit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit.

The Geo Post

Tags: Kosova Policia e Kosovës Serbia Sulmi në Iber - Lepenc

Continue Reading

Previous: FSK-ja do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën
Next: Hulumtuesi kroat zbulon lidhjet e errëta të Veselinoviqit me Vuçiqin dhe Dodikun

SHBA-ja do që ta ndryshojë hartën energjetike të Ballkanit 9 min read
  • Ballkan

SHBA-ja do që ta ndryshojë hartën energjetike të Ballkanit

The Geopost May 19, 2026
Biserko: Vuçiq përdor “botën serbe” për të ushtruar ndikim në rajon 3 min read
  • Ballkan

Biserko: Vuçiq përdor “botën serbe” për të ushtruar ndikim në rajon

The Geopost May 18, 2026
Alarmon Rashiq: Vuçiqi bashkë me Radoiçiqin prapa kërcënimeve dhe shantazhit të serbëve të Kosovës 4 min read
  • Ballkan

Alarmon Rashiq: Vuçiqi bashkë me Radoiçiqin prapa kërcënimeve dhe shantazhit të serbëve të Kosovës

The Geopost May 18, 2026
Avokati serb rreth skandalit në policinë serbe: Zvonko Veselinoviq kushtëzonte pushtetin me vota dhe mbështetje partiake 2 min read
  • Ballkan

Avokati serb rreth skandalit në policinë serbe: Zvonko Veselinoviq kushtëzonte pushtetin me vota dhe mbështetje partiake

The Geopost May 18, 2026
Robelli: Studentët serbë po ndjekin gjurmët e nacionalizmit serbomadh 2 min read
  • Ballkan

Robelli: Studentët serbë po ndjekin gjurmët e nacionalizmit serbomadh

The Geopost May 18, 2026
Memorandumi për Kosovën, Videnoviq: Studentët serbë po ecin në gjurmët e nacionalizmit të Sheshelit 3 min read
  • Ballkan

Memorandumi për Kosovën, Videnoviq: Studentët serbë po ecin në gjurmët e nacionalizmit të Sheshelit

The Geopost May 17, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.