Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Nga sulmi në Ibër Lepenc te hetimi për vrasje – zhvillime të reja në rastin e vëllezërve Viqentijeviq

The Geopost February 17, 2026 3 min read

Pamje: Procesi i gjykimit

Share the news

Dy vëllezërit e akuzuar në rastin e sulmit terrorist në Ibër Lepencit, janë duke u hetuar edhe për veprën penale të vrasjes, të kryer në rajonin e Pejës.

Kjo është bërë e ditur në seancë fillestare, ku ata u deklaruan si të pafajshëm për sulmin e kryer në Varagë, nëntorin e vitit 2024.

Përkundër provave të forta që i lidhin me një prej akteve më të rënda terroriste të kryera në vendin tonë, tre të akuzuarit për rastin “Ibër Lepenci” thanë të mos ndihen fajtorë.

Ata u deklaruan përfundimisht në seancën fillestare, që u mbajt pas një kërkese të rrëzuar të mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit të rastit, Bekim Kodraliu. Deklarimet e tyre, erdhën pasi Kodraliu lexoi aktakuzën, për veprat “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike”, “Kryerja e veprës terroriste” dhe atë të spiunazhit.

”Dëshiroj të deklaroj se nuk ndihem fajtor për veprën penale, e cila më vihet barrë”, ka thënë Igor Dimoviq – I akuzuar.

Kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili, ua rikujtoi atyre periudhën 30 ditore për kërkesat për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.

Por në seancë, u kuptua edhe një tjetër çështje: që të dy vëllezërit Viqentijeviqit, janë duke u hetuar edhe për vrasje nga Prokuroria Themelore e Pejës dhe këtë e bënë të ditur derisa u konfirmuan të dhënat e tyre personale.

Përkundër që për rastin në fjalë nuk ka ende aktakuzë, Nebojsha Vllajiq, avokati i Jovan Viqentijeviq, kërkoi që lëndët të bëhen bashkë.

”Kërkesë për bashkimin e procedurës penale ndaj klientit që po zhvillohet në Gjykatën në Pejë, ku akuzohet me vëllain për vrasje”, ka thënë Nebojsha Vllajiq – Avokat i Jovan Viqentijeviqit.

“Lidhur me kërkesat për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave ne do t’i parashtrojmë në këtë gjykatë në formë të shkruar brenda afatit, por njëkohësisht do ushtrojmë kërkesë për bashkimin e procedurës penale ndaj të mbrojturit që po zhvillohet në Gjykatën Themelore të Pejës”, tha ai, raporton RTVD,

Por, kërkesa mori një kundërshtim të shpejtë nga prokurori Bekim Kodraliu, i cili potencoi se rasti është ende në fazën hetimore.

”Avokati është profesionist dhe duhet t’i kuptojë disa çështje luridike”, ka thënë Bekim Kodraliu – Prokuror në Prokurorinë Speciale.

“Ai (avokati) është profesionist dhe duhet t’i kuptojë disa çështje juridike. Procedura penale në Pejë është duke u zhvilluar, është procedurë nën hetim dhe nuk ka mundësi ligjore që e njëjta lëndë të bashkohet me lëndën që është vetëm duke u zhvilluar. Ne nuk mund të ndërhyjmë në kompetenca të Gjykatës Themelore në Pejë, ngase do të pengonim hetimin në Pejë”, ka thënë Bekim Kodraliu – Prokuror në Prokurorinë Speciale.

Bazuar në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq më 29 nëntor 2024, ne fshatin Varagë, Komuna e Zubin Potokut, kishin vendosur rreth 20kg eksploziv në pjesën e kanalit të “Ibër- Lepencit”, ndërsa Igor Dimoviq, akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Tags: Policia e Kosovës Sulmi në Iber - Lepenc

Continue Reading

Previous: 18 vjet shtet: Kosova feston përvjetorin e Pavarësisë
Next: Maqedonci i kundërpërgjigjet gjeneralit serb pas deklaratave për FSK-në

NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë 5 min read
  • Ballkan
  • News

NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

The Geopost June 12, 2026
KE ngre shqetësime për pasaportat serbe që u jepen shtetasve rusë 2 min read
  • Ballkan
  • News

KE ngre shqetësime për pasaportat serbe që u jepen shtetasve rusë

The Geopost June 12, 2026
Dosja e Prokurorisë Speciale: Si kishte pasur koordinim Radoiçiq me Vuçiqin për barrikadat e 2022-ës në veri të Kosovës 6 min read
  • Ballkan

Dosja e Prokurorisë Speciale: Si kishte pasur koordinim Radoiçiq me Vuçiqin për barrikadat e 2022-ës në veri të Kosovës

The Geopost June 12, 2026
Serbia u jep shtetësi rusëve nën sanksionet e SHBA-së dhe Ukrainës 10 min read
  • Ballkan

Serbia u jep shtetësi rusëve nën sanksionet e SHBA-së dhe Ukrainës

The Geopost June 11, 2026
“Çaçilendi” si sistem politik: Serbia mes mafies dhe falimentimit 6 min read
  • Ballkan

“Çaçilendi” si sistem politik: Serbia mes mafies dhe falimentimit

The Geopost June 11, 2026
Aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri 2 min read
  • Ballkan

Aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

The Geopost June 10, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.