Deputeti kanadez Kyle Seeback ka uruar qytetarët e Kosova me rastin e shënimit të 18-vjetorit të pavarësisë, duke theksuar lidhjet e forta mes dy vendeve dhe raportin e tij personal me vendin.
Në një fjalim para ligjvënësve në parlamentin kanadez, Seeback tha se përvjetori i pavarësisë ka një domethënie të veçantë për të, pasi është i martuar me një shqiptare nga Kosova dhe ka vizituar vendin disa herë.
“Kosova shënon 18 vjetorin e pavarësisë javën e ardhshme — dhe për mua, kjo është thellësisht personale”, deklaroi ai.
Deputeti theksoi gjithashtu marrëdhëniet e mira ndërmjet Kanadasë dhe Kosovës, duke kujtuar se Kanadaja ishte ndër shtetet e para që njohu pavarësinë e saj.
“Kanada ka një miqësi të gjatë me Kosovën dhe jam krenar që jemi ndër të parat shtete që e kemi njohur pavarësinë e Kosovës. Gruaja ime është nga Kosova dhe kemi kaluar një pjesë të muajit të mjaltit atje ku e kemi shijuar ushqimin e jashtëzakonshëm dhe kam mësuar shumë për kulturën e tyre të pasur”, tha ai.
Seeback u ndal edhe te mikpritja dhe krenaria e qytetarëve për vendin e tyre, ndërsa ndau edhe një përvojë personale nga vizitat në Kosovë.
“Kosovarët janë shumë krenarë me vendin e tyre. Dhe kam një këshillë: nëse jeni në Kosovë shkoni në Rahovec dhe pini makiato, kafja më e mirë që kam pirë në jetën time”, u shpreh ai.
Deputeti kanadez tregoi gjithashtu se lidhja e tij me historinë shqiptare reflektohet edhe në familjen e tij, pasi djali i tij mban një emër të frymëzuar nga figura kombëtare shqiptare Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
“Ai quhet William Kastritot Seeback, sipas heroit të shqiptarëve”, tha ai.
Në fund të fjalimit, Seeback uroi të gjithë shqiptarët në Kanada dhe në mbarë botën me rastin e festës kombëtare.
“Për kosovarët këtu në Kanada dhe anembanë botës — Urime Dita e Pavarësisë”, përfundoi ai.
The Geopost

Wojcik: Prania e SHBA-së në Kosovë mbetet kyçe për stabilitetin rajonal
Rrjeti propagandistik i Vuçiqit: Si funksionon ansambli i regjimit në Serbi
Vuçiq e përdor me tendencë çështjen “Sarajevo Safari” për të sulmuar Prishtinën pas thirrjes së Kurtit për gjykatë ndërkombëtare
Mesazhe nacionaliste nga tribunat në Nish, transparenti për “rikthimin e ushtrisë në Kosovë” u shpërnda edhe në Telegram
Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit në Gazë, përfshihen edhe Kosova e Shqipëria (Harta)
“Mos i besoni asaj që shihni”, eksperti i AI: Inteligjenca artificiale po e mjegullon kufirin mes realitetit dhe propagandës