Gazetari investigativ kroat Domatoj Margetiç ka publikuar detaje dhe dokumente të reja që, sipas tij, lidhen me përfshirjen e presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një njësi çetnike me pozicione snajperike gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Margetiç ka bërë publik një dokument që mban titullin “Njësia Çetnike e Novo Sarajevës”, me referencë protokolli nr. 37–10/92, dhe që sipas përmbajtjes paraqitet si një urdhër i brendshëm i strukturës së ashtuquajtur N.Ç.O. (Njësia Çetnike e Novo Sarajevës).
Dokumenti është i datuar në vitin 1992 dhe përmban udhëzime lidhur me përdorimin e “pozicioneve snajperike” në ndërtesat e rrugës Lenjin, në zonën e Novo Sarajevës.
Në tekstin e urdhrit thuhet se, me vendim të komandës së njësisë, ndalohet rreptësisht që kushdo, pa urdhër të posaçëm, të shkojë apo të qëndrojë në pozicionet snajperike në ndërtesat e përmendura.
Urdhri thekson se pas incidenteve të ndodhura gjatë vizitave të “mysafirëve të huaj” në zonën e N.Ç.O.-së, komanda paralajmëron se nuk do të tolerohen situata të reja incidentale dhe se autorët do të sanksionohen në mënyrën më të rreptë.
Sipas dokumentit të publikuar, pozicionet speciale në rrugën Lenjin kishin për qëllim shoqërimin dhe prezantimin e zonës për mysafirët e huaj që vizitonin territorin nën kontrollin e njësisë.
Aty theksohet se këto pozicione kontrolloheshin nga njësia e Veljko Papiqit, ndërsa vetëm tre persona kishin leje të posaçme për qasje në këto pika: Veljko Papiq, Aleksandar Vuçiq dhe Zlatko Novkoviq.
Në dokument thuhet shprehimisht se mysafirët e huaj DUHET të jenë në shoqërim dhe nën mbikëqyrjen e personave të përmendur, të cilët janë cilësuar si vullnetarë të njësisë, dhe se për të gjitha aktivitetet e tyre duhet të mbahej evidencë e veçantë.
Një kopje e kësaj evidence, sipas urdhrit, duhej t’i dërgohej komandës së N.Ç.O.-së dhe Srpska radical a stranka (SRS).
Margetiç thotë se ky dokument përbën provë të drejtpërdrejtë që e lidh Vuçiqin me strukturat çetnike në Novo Sarajevë gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, në periudhën kur ai ishte i lidhur politikisht me SRS-në.
The Geopost

Spini parazgjedhor i Beogradit: Petkoviq dezinformon për arrestimin e drejtorëve të institucioneve paralele në Kosovë
Shqipëria: Porto Romano dhe Korridori VIII, projekte kyç për mobilitetin e NATO-s
Milanoviç: Vuçiq po frikëson qytetarët me histori komike për sulm nga kroatët dhe shqiptarët
Forumi “Octopus”: Serbia po përdor luftë hibride për të ndikuar zgjedhjet në Kosovë
Mes të Beogradit, propagandë e grafite nacionaliste për Kosovën
Vuçiqit me tone kërcënuese pas mbylljes së institucionit ilegal në Zveçan: Do të presim “momentin e favorshëm” për veprim