Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

“Mos i besoni asaj që shihni”, eksperti i AI: Inteligjenca artificiale po e mjegullon kufirin mes realitetit dhe propagandës

The Geopost February 21, 2026 3 min read
Share the news

Roli i inteligjencës artificiale në krijimin dhe përhapjen e narrativave propagandistike dhe lajmeve të rreme po bëhet gjithnjë e më shqetësues, u tha në episodin e radhës të emisionit The Geo Talks, ku i ftuar ishte eksperti i inteligjencës artificiale Çelik Nimani.

Në diskutim u theksua se, ndonëse propaganda ka ekzistuar që nga fillimet e medias, zhvillimi i shpejtë i teknologjive të reja, veçanërisht i AI-së dhe algoritmeve të avancuara, ka krijuar një realitet të ri ku manipulimi i informacionit është bërë shumë më i sofistikuar dhe më i vështirë për t’u identifikuar.

Sipas Nimanit, inteligjenca artificiale është krijuar fillimisht për të ndihmuar njerëzit në punë, kërkime shkencore dhe zhvillim ekonomik, por si çdo teknologji e re, ajo mbart edhe rrezikun e keqpërdorimit.

“Sot, me një komandë të thjeshtë tekstuale, mund të krijohen video, imazhe apo përmbajtje tërësisht të rreme, por jashtëzakonisht bindëse,” tha ai.

Ai veçoi si shembull modelet më të reja të gjenerimit të videove, përfshirë SEE-Dance, produkt i kompanisë ByteDance, e njohur si kompania prapa TikTok. Sipas tij, këto mjete e kanë bërë pothuajse të pamundur dallimin mes videos reale dhe asaj të krijuar nga inteligjenca artificiale.

Në emision u shfaqën edhe shembuj konkretë, përfshirë video ku figura publike si Donald Trump paraqiten në skena filmike që nuk kanë ndodhur kurrë, të realizuara duke përdorur skena nga seriale si The Office. Nimani sqaroi se sot nuk është më e nevojshme të montohet fytyra e dikujt mbi trupin e një tjetri, siç ndodhte me deepfake-et e para disa viteve.

“Tani krijohet gjithçka nga e para: fytyra, zëri, emocioni dhe narrativa,” theksoi ai.

Eksperti paralajmëroi se këto teknologji mund të përdoren për të krijuar përmbajtje që nxit panik, përçarje apo destabilizim shoqëror, përfshirë edhe skenarë të rremë politikë ose gjeopolitikë. Ai solli shembuj nga fushatat zgjedhore dhe raste virale, ku video të gjeneruara nga AI janë marrë si të vërteta nga publiku.

Sa i përket mënyrave të identifikimit të përmbajtjes së rreme, Nimani theksoi se deri vonë ishte e mundur të vëreheshin detaje si toni robotik i zërit, gabime vizuale apo elemente joreale në sfond. Megjithatë, me modelet e reja, këto shenja po zhduken.

“Prandaj, sot më e rëndësishmja është burimi i informacionit,” tha ai, duke këshilluar qytetarët që të mbështeten në media dhe individë të verifikueshëm dhe të kontrollojnë informacionin nga disa burime përpara se ta besojnë.

Nimani theksoi gjithashtu nevojën urgjente për rritjen e edukimit mediatik, veçanërisht në Kosovë, duke propozuar që njohuritë bazë për median dhe teknologjinë të përfshihen që në arsimin fillor.

Ai kujtoi se mungesa e verifikimit të informacionit ka qenë e dukshme edhe gjatë pandemisë së COVID-19, kur shumë qytetarë besuan dezinformata pa kontrolluar burimet.

Në përfundim, u theksua se inteligjenca artificiale është një zhvillim historik, i krahasueshëm me Revolucionin Industrial, që po transformon ekonominë globale, median, industrinë dhe jetën e përditshme.

“AI do të vazhdojë të zhvillohet më shpejt se sa mund ta parashikojmë. Prandaj, skeptikë, të kujdesshëm dhe të informuar – kjo është qasja e vetme e sigurt,” përfundoi Nimani.

The Geopost

Tags: Çelik Nimani Intelegjenca Artificiale Kosova Propaganda

Continue Reading

Previous: Kosova dhe SHBA diskutojnë forcimin e aleancës strategjike dhe rrugën drejt NATO-s
Next: Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit në Gazë, përfshihen edhe Kosova e Shqipëria (Harta)

Plenkoviq dënon mundësinë e funeralit shtetëror për Mladiqin: Serbia po i mbyll dyert e BE-së 2 min read
  • Ballkan
  • News

Plenkoviq dënon mundësinë e funeralit shtetëror për Mladiqin: Serbia po i mbyll dyert e BE-së

The Geopost September 1, 2026
Çanak: Ratko Mlladiqi nuk është hero, por kriminel lufte – Serbia po tenton ta glorifikojë 2 min read
  • Ballkan

Çanak: Ratko Mlladiqi nuk është hero, por kriminel lufte – Serbia po tenton ta glorifikojë

The Geopost August 31, 2026
Nga Moska te Pekini: Kina po merr rol kyç në energjinë e Serbisë 13 min read
  • Ballkan

Nga Moska te Pekini: Kina po merr rol kyç në energjinë e Serbisë

The Geopost August 31, 2026
Dënohen dy të akuzuar për barrikadat në veri, për katër të tjerë gjyqi nis më 15 shtator 3 min read
  • Ballkan
  • News

Dënohen dy të akuzuar për barrikadat në veri, për katër të tjerë gjyqi nis më 15 shtator

The Geopost August 31, 2026
“Ata e dëgjuan Vuçiqin dhe humbën gjithçka” – Stojkoviq rikthen rolin e tij në luftërat e viteve ’90 4 min read
  • Ballkan
  • News

“Ata e dëgjuan Vuçiqin dhe humbën gjithçka” – Stojkoviq rikthen rolin e tij në luftërat e viteve ’90

The Geopost August 31, 2026
Mladiqi vdiq, por ideologjia e tij mbeti gjallë – gazetari britanik me analizë për Serbinë 4 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mladiqi vdiq, por ideologjia e tij mbeti gjallë – gazetari britanik me analizë për Serbinë

The Geopost August 31, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.