Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Kosova dhe SHBA diskutojnë forcimin e aleancës strategjike dhe rrugën drejt NATO-s

The Geopost February 21, 2026 3 min read

Marco Rubio dhe Vjosa Osmani

Share the news

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Uashington me kryediplomatin amerikan, Marco Rubio, në Departamenti amerikan i Shtetit.

Osmani bëri të ditur se me sekretarin amerikan të Shtetit ka diskutuar për mundësitë e forcimit të aleancës ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe për hapat konkretë që, sipas saj, kanë rëndësi jetike për qytetarët e Kosovës.

Ajo theksoi se e ka falënderuar Rubion për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për praninë ushtarake amerikane në vend, të cilën e cilësoi si kyçe për paqen dhe stabilitetin rajonal.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe hapja e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në fushat e ekonomisë dhe mbrojtjes, në kuadër të partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Takimi në DASH u zhvillua në përvjetorin e 18-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe SHBA-së.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe Shtetet e Bashkuara ishin ndër vendet e para që e njohën shtetin e ri. Prishtina e konsideron aleancën me Uashingtonin si themelore për shtetndërtimin dhe sigurinë e vendit.

SHBA-ja vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në sigurinë e Kosovës përmes pranisë së rreth 600 trupave paqeruajtëse në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Sipas një njoftimi të Presidencës së Kosovës, kjo prani ka rëndësi strategjike për stabilitetin e vendit dhe rajonit.

Një ditë para takimit Osmani–Rubio, Pentagoni i tha Radios Evropa e Lirë se nuk ka ndryshime në dislokimin e forcave amerikane në Kosovë, pas raportimeve se SHBA-ja po kërkon nga NATO-ja reduktimin e disa angazhimeve të jashtme, përfshirë misionin e KFOR-it.

Presidentja Osmani e cilësoi procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO si jetik për stabilitetin rajonal dhe kërkoi avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Ajo përmendi se Kosova, e cila është në proces të shndërrimit të Forcës së Sigurisë në ushtri, ka intensifikuar vitet e fundit blerjet në fushën e mbrojtjes. Armatimet e fundit janë siguruar kryesisht nga SHBA-ja, Turqia, Gjermania dhe vende të tjera anëtare të NATO-s.

Në takimin në DASH, Osmani dhe Rubio diskutuan edhe për Dialogun Strategjik dypalësh.

Presidentja e Kosovës theksoi rëndësinë e avancimit të këtij dialogu si mekanizëm për koordinimin e prioriteteve të përbashkëta dhe për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Osmani po qëndron në SHBA prej dy ditësh. Më 19 shkurt, ajo mori pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes, një nismë e presidentit amerikan Donald Trump për dhënien fund të konflikteve në botë.

Kosova është anëtare themeluese e këtij bordi, i cili parashihet në planin 20-pikësh të Trumpit për paqe në Gazë, dhe ka shprehur gatishmërinë për të kontribuar me trupa ushtarake në kuadër të kësaj nisme.

The Geopost

Tags: Kosova Marco Rubio NATO SHBA Vjosa Osmani

Continue Reading

Previous: Pas mureve të kishës ruso-serbe në Banja Luka
Next: “Mos i besoni asaj që shihni”, eksperti i AI: Inteligjenca artificiale po e mjegullon kufirin mes realitetit dhe propagandës

Sipas raportit të BE-së për Serbinë: Korrupsioni nuk po dobësohet, presioni mbi median po rritet 9 min read
  • Ballkan
  • News

Sipas raportit të BE-së për Serbinë: Korrupsioni nuk po dobësohet, presioni mbi median po rritet

The Geopost May 31, 2026
Mediat ruse dezinformojnë rreth Rezolutës së kongresistëve amerikanë për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në NATO 5 min read
  • Ballkan
  • News

Mediat ruse dezinformojnë rreth Rezolutës së kongresistëve amerikanë për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në NATO

The Geopost May 31, 2026
Spini parazgjedhor i Beogradit: Petkoviq dezinformon për arrestimin e drejtorëve të institucioneve paralele në Kosovë 4 min read
  • Ballkan
  • News

Spini parazgjedhor i Beogradit: Petkoviq dezinformon për arrestimin e drejtorëve të institucioneve paralele në Kosovë

The Geopost May 30, 2026
Shqipëria: Porto Romano dhe Korridori VIII, projekte kyç për mobilitetin e NATO-s 2 min read
  • Ballkan
  • News

Shqipëria: Porto Romano dhe Korridori VIII, projekte kyç për mobilitetin e NATO-s

The Geopost May 30, 2026
Milanoviç: Vuçiq po frikëson qytetarët me histori komike për sulm nga kroatët dhe shqiptarët 2 min read
  • Ballkan
  • News

Milanoviç: Vuçiq po frikëson qytetarët me histori komike për sulm nga kroatët dhe shqiptarët

The Geopost May 29, 2026
Forumi “Octopus”: Serbia po përdor luftë hibride për të ndikuar zgjedhjet në Kosovë 4 min read
  • Ballkan
  • News

Forumi “Octopus”: Serbia po përdor luftë hibride për të ndikuar zgjedhjet në Kosovë

The Geopost May 29, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.