Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Memorandumi për Kosovën, Videnoviq: Studentët serbë po ecin në gjurmët e nacionalizmit të Sheshelit

The Geopost May 17, 2026 3 min read
Share the news

Profesori universitar në Beograd, Ivan Videnoviq, ka reaguar ashpër ndaj memorandumit të publikuar nga lëvizja studentore në Serbi për Kosovën, duke thënë se ai konfirmon vazhdimësinë e një kornize të mbyllur nacionaliste që, sipas tij, daton nga Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë (SANU), politikat e Dobrica Çosiçit dhe Slobodan Millosheviqit si dhe manipulimet politike të Vojislav Sheshelit

Në një deklaratë të gjatë në rrjetin social “X”, Videnoviq vlerëson se lëvizja studentore, e cila u formësua nga protestat e viteve 2024–2025, me këtë dokument ka treguar se nuk është shkëputur nga trashëgimia politike dhe ideologjike e nacionalizmit serb të dekadave të fundit.

Sipas tij, memorandumi i miratuar në Kragujevc nënkupton mospranimin e pasojave të luftërave të humbura dhe krimeve të luftës të regjimit të Slobodan Millosheviqit, të konfirmuara nga Tribunalin e Hagës, si dhe refuzimin e kornizës ligjore ndërkombëtare, përfshirë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1998 dhe 1999 (1160, 1199, 1203 dhe 1239), të cilat ishin miratuar kundër Republikës Federale të Jugosllavisë.

Ai përmend gjithashtu Rezolutën 1244 të OKB-së dhe Marrëveshjen e Rambujesë, duke theksuar se këto dokumente, sipas tij, përfshijnë edhe të drejtën e qytetarëve të Kosovës për vetëvendosje brenda kornizës së atëhershme juridike të RFJ-së, si dhe zhvillimet që çuan në shpërbërjen e saj dhe krijimin e shteteve të reja në rajon, përfshirë Kosovën.

Videnoviq tregon se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 2010 ka konstatuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Profesori serb kritikon gjithashtu qëndrimin e studentëve ndaj procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se dokumenti i tyre refuzon Marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit, të cilat janë pjesë e procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të kapitullit 35 të negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE.

Sipas tij, ky qëndrim nënkupton, në praktikë, refuzimin e procesit të integrimit evropian të Serbisë dhe e vendos vendin në një kurs politik që mund të çojë drejt izolimit ndërkombëtar dhe tensioneve të reja rajonale.

Në përfundim të reagimit të tij, Videnoviq argumenton se lëvizja studentore, pavarësisht origjinës së saj nga protesta qytetare kundër korrupsionit dhe qeverisjes aktuale, me këtë memorandum është pozicionuar në të njëjtën linjë ideologjike me aktorët politikë nacionalistë në Serbi, duke mos bërë dallim thelbësor nga strukturat politike të së kaluarës dhe të tashmes në vend.

The GeoPost

Aktivistički politički Studentski pokret, koji crpi legitimitet i mobilizacijski potencijal iz autentičnih studentskih protesta 2024-2025, ovim Memorandumom je potvrdio da ne izlazi iz 40-godišnjeg zatvorenog nacionalističkog okvira zadatog Memorandumom SANU, politikama Dobrice… https://t.co/EMgAg7M4PI

— Ivan Videnovic (@i_videnovic) May 17, 2026

Tags: Ivan Videnoviq Kosova Serbia

Continue Reading

Previous: Memorandumi i studentëve serbë rikthen retorikën nacionaliste për Kosovën, ngjashëm me atë të Millosheviqit
Next: Robelli: Studentët serbë po ndjekin gjurmët e nacionalizmit serbomadh

YouTuberët austriakë depërtojnë në Batajnicë, publikojnë pamje të bazës ku Serbia operon avionë dhe dronë 2 min read
  • Ballkan

YouTuberët austriakë depërtojnë në Batajnicë, publikojnë pamje të bazës ku Serbia operon avionë dhe dronë

The Geopost October 4, 2026
Propozimi për Serbinë “tregon se Kongresi ndjek zhvillimet në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë” 5 min read
  • Ballkan
  • News

Propozimi për Serbinë “tregon se Kongresi ndjek zhvillimet në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë”

The Geopost October 3, 2026
“Malit të Zi i kushtëzohet hyrja në BE”, Kroacia i kërkon pasuri me vlerë mbi 2.4 miliardë euro 2 min read
  • Ballkan
  • News

“Malit të Zi i kushtëzohet hyrja në BE”, Kroacia i kërkon pasuri me vlerë mbi 2.4 miliardë euro

The Geopost October 3, 2026
Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit 2 min read
  • Ballkan
  • News

Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit

The Geopost October 3, 2026
Kë, në fakt, përfaqësojnë partitë “ruse” në Serbi? 7 min read
  • Ballkan
  • News

Kë, në fakt, përfaqësojnë partitë “ruse” në Serbi?

The Geopost October 3, 2026
A po e ringjall Putini “Serbinë e Madhe”? 6 min read
  • Ballkan
  • News

A po e ringjall Putini “Serbinë e Madhe”?

The Geopost October 3, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.