Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Memorandumi i studentëve serbë rikthen retorikën nacionaliste për Kosovën, ngjashëm me atë të Millosheviqit

The Geopost May 17, 2026 2 min read
Share the news

Studentët serbë që prej javësh po protestojnë kundër regjimit të presidentit Aleksandar Vuçiq, të dielën kanë publikuar një memorandum të ri, i cili për nga gjuha dhe tezat kryesore ngjason me Memorandumin famëkeq të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë (SANU) të vitit 1986.

Në dokument, studentët e cilësojnë Kosovën si “pjesë të patjetërsueshme dhe integrale të Republikës së Serbisë”, duke theksuar se kjo çështje “nuk mund të negociohet”.

Memorandumi është miratuar në Kragujevc, qytet që autorët e përshkruajnë si “kryeqyteti i parë i Serbisë moderne dhe qendër e mendimit shtetndërtues serb”.

Sipas dokumentit, ruajtja e “rendit kushtetues të Serbisë” në Kosovë paraqet “themeli i mbijetesës së shtetit serb” dhe, siç thuhet më tej, një “garanci për paqe të drejtë në rajon”.

Në memorandum theksohet gjithashtu se “Kosova dhe Metohija nuk janë thjesht territor, por përbërës i identitetit kombëtar serb”, ndërsa përmenden edhe monumentet fetare ortodokse në Prizren, Pejë dhe Graçanicë si pjesë e trashëgimisë “shpirtërore dhe kulturore serbe”.

Studentët deklarojnë se çështja e Kosovës nuk mund të zgjidhet në izolim, por vetëm përmes bashkëpunimit me bashkësinë ndërkombëtare dhe organizatat relevante, duke insistuar se çdo zgjidhje duhet të mbetet “brenda kornizës së Kushtetutës së Serbisë”.

Dokumenti përmbyllet me thirrjen se çdo qytetar i Serbisë ka “detyrim moral dhe historik” për ruajtjen e Kosovës, ndërsa angazhimi për këtë çështje përshkruhet si “luftë për nderin, kulturën dhe të ardhmen” e popullit serb.

Ngjashmëri me Memorandumin e vitit 1986

Memorandumi i publikuar sot është parë si një derivat i dokumentit të SANU-së të vitit 1986, i cili më pas u përdor nga elitat politike në Serbi për të legjitimuar politika nacionaliste dhe pushtuese në ish-Jugosllavi.

Memorandumi i vitit 1986 u shndërrua në bazë ideologjike për ngritjen e Sllobodan Millosheviqit në pushtet (1987), ndërsa tezat e tij – për “diskriminim ekonomik të Serbisë”, “shtypje të serbëve në Kroaci” dhe pretendime për “gjenocid ndaj serbëve në Kosovë” – e paraqisnin Serbinë si viktimë.

Në dekadën që pasoi, Serbia u përfshi në katër luftëra në Ballkan (Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë), të cilat u shoqëruan me krime të rënda, përfshirë masakrat në Vukovar, Srebrenicë dhe në Kosovë.

Memorandumi i studentëve, i publikuar në një kohë protestash kundër pushtetit aktual në Beograd, rikthen në vëmendje retorikën që historikisht ka shërbyer për mobilizim nacionalist rreth çështjes së Kosovës.

Меморандум о Косову и Метохији.

Ми, студенти Србије, окупљени у Крагујевцу, првој престоници модерне Србије и средишту српске државотворне мисли, свесни своје личне и колективне одговорности и историјског дуга према прецима и потомцима, донели смо овај Меморандум као израз…

— Studenti_u_blokadi (@studentblokade) May 17, 2026

Tags: Kosova Serbia

Continue Reading

Previous: ​Serbia sërish tenton të ndërhyjë në zgjedhjet në Kosovë, kërkon vota për Listën Serbe
Next: Memorandumi për Kosovën, Videnoviq: Studentët serbë po ecin në gjurmët e nacionalizmit të Sheshelit

Margetiq publikon sërish dokumente për “Sarajevo Safari”, përmendet Vuçiqi 2 min read
  • Ballkan

Margetiq publikon sërish dokumente për “Sarajevo Safari”, përmendet Vuçiqi

The Geopost June 8, 2026
Avokati Niniq: Rasti i Tivatit ekspozon rrjete të kriminalizuara politike në Serbi nën udhëheqjen e Vuçiqit 3 min read
  • Ballkan

Avokati Niniq: Rasti i Tivatit ekspozon rrjete të kriminalizuara politike në Serbi nën udhëheqjen e Vuçiqit

The Geopost June 8, 2026
Vuçiq, masha politike e Pekinit në Ballkan 6 min read
  • Ballkan

Vuçiq, masha politike e Pekinit në Ballkan

The Geopost June 8, 2026
Policia bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen katër armë pas rastit të kanosjes ndaj ministrit Sveçla 1 min read
  • Ballkan
  • News

Policia bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen katër armë pas rastit të kanosjes ndaj ministrit Sveçla

The Geopost June 7, 2026
Zgjedhjet në Kosovë: KQZ ndalon votimin me dokumente të Serbisë në Graçanicë 1 min read
  • Ballkan
  • News

Zgjedhjet në Kosovë: KQZ ndalon votimin me dokumente të Serbisë në Graçanicë

The Geopost June 7, 2026
Kos paralajmëron Serbinë: Sundimi i ligjit dhe zgjedhjet e lira mbeten test kyç për BE-në 8 min read
  • Ballkan
  • News

Kos paralajmëron Serbinë: Sundimi i ligjit dhe zgjedhjet e lira mbeten test kyç për BE-në

The Geopost June 7, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.