Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Mediat në Serbi dezinformojnë për forcimin legjitim të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës

The Geopost December 23, 2025 3 min read
Share the news

Mediat proqeveritare dhe tabloidet në Serbi po zhvillojnë një fushatë dezinformuese, duke e paraqitur furnizimin e Kosovës me sistemin kundërtank “Panzerfaust 3” si kërcënim për paqen në rajon, si pjesë të projektit të ashtuquajtur “Shqipëria e Madhe”, si akt agresioni ndaj “serbëve dhe Serbisë”, si dhe si “armatim të paligjshëm”.

Çfarë shkruajnë mediat në Serbi – Telegraf, Blic, Sputnik Serbia, Pravda, RT Balkan?

https://pravda.rs/2025/12/22/novi-udar-nemacke-otimacina-kosova-se-nastavlja-siptari-kao-mezimci/

https://www.blic.rs/vesti/politika/strucnjak-za-bezbednost-o-naoruzavanju-kosova-regionu-preti-velika-albanija/nncmpmp

https://www.telegraf.rs/vesti/politika/4236991-opasno-oruzje-stize-u-ruke-pristini-moze-da-razori-tenk-i-ostala-oklopna-vozila-ocekuje-se

Në raportimet e tyre, media si Telegraf, Blic, Sputnik Srbija, Pravda dhe RT Balkan përdorin tituj dhe gjuhë sensacionaliste.

Disa prej tyre flasin për “goditje të re të Gjermanisë” dhe për “armë të rrezikshme që po i vijnë Prishtinës”, duke e paraqitur bashkëpunimin e Kosovës me partnerët perëndimorë si faktor destabilizues për rajonin.

Analizë:

Ndërsa Kosova, si shtet sovran dhe i pavarur, vazhdon të forcojë kapacitetet e saj mbrojtëse në bashkëpunim me partnerë kyç të NATO-s, përfshirë Gjermaninë, në Serbi është aktivizuar një retorikë agresive mediatike që synon delegjitimimin e këtij procesi.

Lajmi për blerjen e sistemit modern kundërtank “Panzerfaust 3” paraqitet në mediat provladine serbe si një kërcënim i rremë ndaj paqes dhe stabilitetit rajonal.

Analiza e titujve në tabloide si Pravda tregon përdorimin e termave fyese dhe shoviniste, përmes të cilave mohohet e drejta e Kosovës për të marrë vendime sovrane në fushën e sigurisë.

Ndërkohë, media si Blic dhe Telegraf flasin për “rrezik të madh” dhe “krijim të Shqipërisë së Madhe”, edhe pse Serbia vetë prej vitesh vazhdon të armatoset masivisht nga Rusia dhe Kina, si dhe të dislokojë forca ushtarake pranë kufijve.

Blic shkon edhe më tej duke cituar “ekspertë të sigurisë” për ta lidhur armatimin legjitim të Kosovës me narrativa politike dhe projekte të imagjinuara. Retorika për “presion ndaj serbëve” shërben kryesisht për konsum të brendshëm në Serbi, me qëllim ruajtjen e narrativës së viktimizimit dhe largimin e vëmendjes nga roli i Beogradit zyrtar si pengesë për paqen në Ballkan.

Në të njëjtën linjë propagandistike kanë raportuar edhe mediat ruse në Serbi, si Sputnik Srbija dhe RT Balkan, lidhur me pajisjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës me sistemin gjerman kundërtank.

Një fokus i veçantë i mediave serbe është vënë mbi Gjermaninë, me tituj që e paraqesin Berlinin si palë “armiqësore”. Në realitet, mbështetja gjermane për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës është një sinjal i qartë se siguria e Kosovës është e pandashme nga siguria e Evropës.

Në anën tjetër, mediat kosovare, përfshirë Teve1 dhe The Geopost, kanë raportuar në mënyrë transparente dhe mbi baza zyrtare për përfundimin e procedurave të blerjes së armatimit kundërtank nga Gjermania për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

https://thegeopost.com/sq/lajme/fsk-se-shpejti-me-arme-anti-tank-perfundojne-procedurat-e-blerjes-nga-gjermania/

Ndryshe nga tabloidet serbe, këto media kanë theksuar se bëhet fjalë për një të drejtë legjitime të Kosovës për të forcuar mbrojtjen e saj, në përputhje me partneritetet ndërkombëtare.

https://teve1.info/fsk-se-shpejti-me-arme-anti-tank-perfundojne-procedurat-e-blerjes-nga-gjermania/

Në thelb, fushata mediatike në Serbi synon kriminalizimin e të drejtës së Kosovës për vetëmbrojtje, përmes dezinformimit dhe gjuhës nxitëse, në kundërshtim me realitetin dhe standardet ndërkombëtare të sigurisë./TheGeoPost/

Tags: FSK Gjermania Propaganda Serbia SHBA Ushtria e Kosovës

Continue Reading

Previous: Kosova forcon kapacitetet ushtarake: Pajisje anti-tank nga Gjermania dhe artileri moderne amerikane për FSK-në
Next: Mbështetja nga Novi Pazari për studentët irriton regjimin e Vuçiqit

Gazetari gjerman Brey: Si mediat serbe, pa kontekst, riprodhojnë narrativat e Kremlinit 3 min read
  • Ballkan
  • News

Gazetari gjerman Brey: Si mediat serbe, pa kontekst, riprodhojnë narrativat e Kremlinit

The Geopost July 4, 2026
KE përsërit zhgënjimin ndaj Serbisë për mosndëshkimin e përgjegjësve të sulmit në Banjskë 1 min read
  • Ballkan

KE përsërit zhgënjimin ndaj Serbisë për mosndëshkimin e përgjegjësve të sulmit në Banjskë

The Geopost July 4, 2026
Opozita në Serbi kërkon reagim nga shteti për posterët kundër shqiptarëve në Krushevc 2 min read
  • Ballkan
  • News

Opozita në Serbi kërkon reagim nga shteti për posterët kundër shqiptarëve në Krushevc

The Geopost July 4, 2026
Serbia dhe Gjeorgjia nuk janë miqtë tanë – janë regjime autoritare që kërkojnë afërsinë e Trumpit 5 min read
  • Ballkan
  • News

Serbia dhe Gjeorgjia nuk janë miqtë tanë – janë regjime autoritare që kërkojnë afërsinë e Trumpit

The Geopost July 4, 2026
Vuçiq del sërish në mbrojtje të Radoiçiqit, ekspertët: Mesazh i rrezikshëm për rajonin 3 min read
  • Ballkan
  • News

Vuçiq del sërish në mbrojtje të Radoiçiqit, ekspertët: Mesazh i rrezikshëm për rajonin

The Geopost July 4, 2026
Shqipëria hap shkollën e fluturimit, fton Kosovën që ta shfrytëzojë për stërvitje 4 min read
  • Ballkan
  • News

Shqipëria hap shkollën e fluturimit, fton Kosovën që ta shfrytëzojë për stërvitje

The Geopost July 4, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.