Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Kosova forcon kapacitetet ushtarake: Pajisje anti-tank nga Gjermania dhe artileri moderne amerikane për FSK-në

The Geopost December 22, 2025 2 min read
Share the news

Ministria e Mbrojtjes ka përfunduar procedurat për blerjen e pajisjeve anti-tank nga Gjermania për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Lajmi është konfirmuar për The GeoPost nga  Ministria e Mbrojtjes e Kosovës.

Armët PANZERFAUST 3 pritet t’i dorëzohen së shpejti FSK-së, duke rritur ndjeshëm kapacitetet e saj mbrojtëse kundër mjeteve të blinduara.

Paralelisht, Kosova ka nënshkruar edhe një marrëveshje me prodhuesin amerikan të industrisë ushtarake AM General për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë së lëvizshme HUMVEE Hawkeye 105 mm.

Përveç sistemeve të artilerisë Hawkeye, kontrata trivjeçare parasheh edhe furnizimin e FSK-së me ambulanca, kamionë për komandim dhe kontroll, si dhe mjete të tjera mbështetëse, të nevojshme për funksionimin e një baterie të plotë artilerie dhe zhvillimin e kapaciteteve të qitjes indirekte.

Nga AM General, zëvendëspresidenti ekzekutiv për Zhvillim Biznesi, John Chadbourne, deklaroi se shitja e sistemit HUMVEE Hawkeye për Kosovën është dëshmi e përkushtimit të kompanisë për të ofruar zgjidhje të avancuara për nevojat moderne ushtarake.

Sistemi HUMVEE Hawkeye është i pajisur me teknologjinë Soft Recoil, e cila lejon integrimin e topit 105 mm mbi platformën HUMVEE, duke mundësuar vendosjen, qitjen dhe zhvendosjen e shpejtë të sistemit në më pak se 90 sekonda, çka rrit ndjeshëm mbijetesën ndaj zjarrit kundërbaterik.

Vitet e fundit, Kosova ka përshpejtuar procesin e armatosjes, kryesisht përmes blerjeve nga Shtetet e Bashkuara dhe Turqia, përfshirë raketa dhe dronë.

Nuk është hera e parë që Kosova bashkëpunon me AM General, pasi në vitin 2018 vendi pranoi 51 automjete ushtarake amerikane të tipit Humvee.

Kosova ndodhet në procesin dhjetëvjeçar të shndërrimit të FSK-së në ushtri, i cili ka nisur më 2018. Ky proces është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa NATO vazhdon të insistojë që FSK-ja të fokusohet në mandatin e saj fillestar, si reagimi ndaj krizave dhe mbrojtja civile.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka rritur vazhdimisht buxhetin e mbrojtjes.

Për vitin aktual, buxheti për këtë sektor arrin në 207.8 milionë euro, duke reflektuar prioritetin strategjik që i jepet sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare./TheGeoPost.

Tags: FSK Gjermania NATO SHBA Ushtria e Kosovës

Continue Reading

Previous: SHBA-ja miraton shitje rekord armësh për Tajvanin – HIMARS dhe sisteme ATACMS
Next: Mediat në Serbi dezinformojnë për forcimin legjitim të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës

Togeri serb i Policisë së Kosovës i çoi BIA-s dokumente sekrete 2 min read
  • Ballkan

Togeri serb i Policisë së Kosovës i çoi BIA-s dokumente sekrete

The Geopost May 13, 2026
“Glorifikimi i kriminelëve të luftës”, Schmidt në KS të OKB-së paralajmëron rreziqe për integritetin e Bosnjës 4 min read
  • Ballkan

“Glorifikimi i kriminelëve të luftës”, Schmidt në KS të OKB-së paralajmëron rreziqe për integritetin e Bosnjës

The Geopost May 13, 2026
Dodik vazhdon me retorikën e vjetër për shpalljen e pavarësisë së Republikës Serbe 2 min read
  • Ballkan

Dodik vazhdon me retorikën e vjetër për shpalljen e pavarësisë së Republikës Serbe

The Geopost May 13, 2026
Nën sanksione amerikane, Aleksandar Vulin shfaqet me dekorata ruse në Moskë 7 min read
  • Ballkan

Nën sanksione amerikane, Aleksandar Vulin shfaqet me dekorata ruse në Moskë

The Geopost May 13, 2026
Kos: Siguria e Evropës varet nga stabiliteti në Ballkan, rajonin duhet ta pranojmë në BE 3 min read
  • Ballkan

Kos: Siguria e Evropës varet nga stabiliteti në Ballkan, rajonin duhet ta pranojmë në BE

The Geopost May 12, 2026
Kush është Milan Knezheviç, politikani proserb në Mal të Zi që çoi përpara iniciativën për “çnjohjen” e Kosovës 3 min read
  • Ballkan

Kush është Milan Knezheviç, politikani proserb në Mal të Zi që çoi përpara iniciativën për “çnjohjen” e Kosovës

The Geopost May 12, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.