Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Kush janë dy serbët e arrestuar nën dyshimin për krime lufte në Kosovë?

The Geopost July 28, 2026 2 min read

Foto ilustruese

Share the news

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

Bëhet e ditur se të arrestuarit janë Momir Jakshiq, 80 vjeç, dhe Miljko Bishevaq, 65 vjeç.

Rasti lidhet me ngjarjet e 19 prillit 1999, kur një grup civilësh shqiptarë të paarmatosur, të cilët po udhëtonin drejt Malit të Zi, dyshohet se u ndaluan në zonën e njohur si Kalludra e Vogël, në komunën e Zubin Potokut.

Sipas hetimeve të zhvilluara nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, civilët dyshohet se fillimisht u grabitën dhe iu morën paratë dhe sendet me vlerë. Më pas, 23 prej tyre dyshohet se u ekzekutuan, ndërsa trupat e tyre u varrosën në një lokacion pranë lumit në Kalludrën e Vogël.

Zhvillimi i fundit në këtë rast ka ndodhur më 27 korrik 2026, kur hetuesit nga Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur nga Lufta kanë identifikuar një lokacion ku dyshohet se ndodhet një varr masiv.

Gjatë ekzaminimeve në terren janë gjetur mbetje njerëzore, përfshirë pjesë kafkash dhe fragmente të tjera skeletore, si dhe pjesë të veshjeve që dyshohet se u përkasin viktimave.

Bazuar në provat e mbledhura dhe dëshmitë e siguruara gjatë hetimit, autoritetet dyshohet se kanë identifikuar Momir Jakshiqin, ish-anëtar i Mbrojtjes Territoriale, dhe Miljko Bishevaqin, ish-komandant të Mbrojtjes Territoriale të Komunës së Zubin Potokut, si persona të dyshuar për përfshirje në ndalimin, grabitjen, vrasjen dhe varrosjen e 23 civilëve shqiptarë.

Lokacioni ku dyshohet se ndodhet varri masiv është aktualisht nën mbrojtjen e Njësisë së Reagimit të Shpejtë.

Në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore, pritet të zhvillohen gërmime dhe ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore, me qëllim të dokumentimit të plotë të rastit dhe identifikimit të viktimave.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Jakshiq dhe Bishevac janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

The GeoPost

Tags: Gjykimi për krime lufte Kosova Policia e Kosovës Serbia

Continue Reading

Previous: Kongresi amerikan rezolutë kundër mbajtjes së Asamblesë së OSBE-së në Beograd, përmendet qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës
Next: Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska

Kandiq: Vuçiq e pranoi humbjen, por nuk hoqi dorë nga retorika nacionaliste për Kosovën 3 min read
  • Ballkan

Kandiq: Vuçiq e pranoi humbjen, por nuk hoqi dorë nga retorika nacionaliste për Kosovën

The Geopost October 27, 2026
Avokati serb kërkon përgjegjësi nga mediat që i shërbyen për 14 vjet Vuçiqit: Tjetër është kapitali, tjetër krijimi i opinionit publik 3 min read
  • Ballkan
  • News

Avokati serb kërkon përgjegjësi nga mediat që i shërbyen për 14 vjet Vuçiqit: Tjetër është kapitali, tjetër krijimi i opinionit publik

The Geopost October 27, 2026
Mediat gjermane dhe zvicerane: Fitore historike e studentëve, por qëndrimi ndaj Kosovës dhe Rusisë mbetet shqetësim 5 min read
  • Ballkan

Mediat gjermane dhe zvicerane: Fitore historike e studentëve, por qëndrimi ndaj Kosovës dhe Rusisë mbetet shqetësim

The Geopost October 27, 2026
Kush janë figurat kryesore të Listës Studentore që mposhti Vuçiqin në Serbi dhe kush mund të bëhet kryeministër? 6 min read
  • Ballkan

Kush janë figurat kryesore të Listës Studentore që mposhti Vuçiqin në Serbi dhe kush mund të bëhet kryeministër?

The Geopost October 27, 2026
Filipoviq paralajmëron për orientimin e Listës Studentore në Serbi 2 min read
  • Ballkan

Filipoviq paralajmëron për orientimin e Listës Studentore në Serbi

The Geopost October 27, 2026
Kandidati i Listës Studentore për kryeministër: Kosova është pjesë e Serbisë, nuk do të biem dakord me kroatët për vitet ’90 4 min read
  • Ballkan

Kandidati i Listës Studentore për kryeministër: Kosova është pjesë e Serbisë, nuk do të biem dakord me kroatët për vitet ’90

The Geopost October 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.