Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Kurti bisedon me Macronin për sigurinë e Kosovës dhe raportet me Serbinë

The Geopost March 28, 2026 3 min read

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Share the news

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar për sigurinë e shtetit dhe raportet e vendit me Serbinë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Gjatë takimit në Pallatin Elize, ku u zhvillua takimi me drekë pune, sipas Zyrës së Kurtit, “u theksua roli pozitiv i vazhdueshëm i NATO-s në Kosovë, përkatësisht i KFOR-it, si dhe i misioneve të Bashkimit Evropian”.

“Kryeministri Kurti foli për sigurinë e Kosovës që para së gjithash është siguri e kufijve të saj, pastaj për ngritjen e kapaciteteve vendore mbrojtëse që po bëhet, raportet me fqinjin verior Serbinë ndërlidhur me procesin e dialogut në Bruksel dhe zbatimin e marrëveshjes për normalizim të plotë, pastaj për bashkëveprimin me aleatët veri-atlantikë dhe për sigurinë rajonale në Ballkan”, u tha në njoftimin e Zyrës së Kurtit.

Gjatë takimit, po ashtu është diskutuar për integrimet dhe sigurinë në Evropë dhe Kurti kërkoi mbështetjen e Francës për integrimin evropian dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka statusin e vendit kandidat, pavarësisht se shteti ka aplikuar për anëtarësim në BE më 2022, por aplikimi ende nuk është shqyrtuar nga institucionet evropiane.

Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, mbetet kusht i BE-së për të dyja vendet në rrugën e tyre evropiane.

Pretendimet e Vuçiqit para takimit Kurti-Macron

Një ditë para takimit Kurti-Vuçiq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretendoi në televizionin Prva në Beograd, se kryeministri Kurti mund t’i kërkojë liderit francez plotësimin e ca kushteve “kundër popullit serb”.

Sipas presidentit serb, Kurti ka shkuar në Paris me “dy kërkesa”: që Serbisë t’i vendoset kusht për të mos përdorur kurrë armë kundër shqiptarëve, përkatësisht kundër Kosovës, dhe që NATO-ja të largohet nga zona tokësore e sigurisë, në mënyrë që Forca e Sigurisë së Kosovës të mund të shkojë në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.

Vuçiq pretendoi se “agjendën e Kurtit në Paris” e ka mësuar përmes “njerëzve tanë në rrethin e Kurtit”.

Mes tjerash, Vuçiq ka thënë se shpreson që NATO-ja “nuk do t’i mbështesë këto kërkesa dhe jam i sigurt që as Macron nuk do t’i mbështesë”.

“Ky do të ishte sulm i drejtpërdrejtë ndaj paqes, sulm i drejtpërdrejtë ndaj popullsisë sonë, ndaj gjithë Serbisë, dhe jam pothuajse i sigurt se kjo nuk do të ndodhë”, tha Vuçiq.

Nga ekzekutivi kosovar i thanë REL-it se qëllimi i Vuçiqit ishte “që të merren mediat me deklaratën e tij në një lufte speciale e hibride tipike për UDB-në famëkeqe”, në vend se me mikpritjen që Macron i bëri Kurtit, në vizitën dhe drekën e punës, që sipas ekzekutivit, zgjati dy orë.

Shqetësimet e Kosovës për armatosjen e Serbisë dhe veriu

Pretendimet e Vuçiqit vijnë në një kohë kur autoritetet kosovare kanë shprehur shqetësim pasi Serbia bleu raketat balistike supersonike CM-400 nga Kina në fillim të muajit.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, i tha Radios Evropa e Lirë më 13 mars se Serbia, përmes këtyre blerjeve, po shfaq “tendenca hegjemoniste” karshi vendeve fqinje.

Rreth një javë më vonë, Kurti e akuzoi Beogradin për shfaqje të “agresionit” pasi ushtria serbe kreu stërvitje më 19 mars në një fshat të banuar me shqiptarë etnikë në jug të Serbisë, në kufi me Kosovën.

Ai tha asokohe se “jemi thellësisht të shqetësuar me demonstrimin e pajustifikueshëm ushtarak të Serbisë, me helikopterë e parashutistë, në zonat e banuara me shqiptarë në Bujanoc, fare pranë kufirit me Kosovën”.

KFOR-i është përgjegjës për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë, ndërsa për pjesën tjetër të vijës kufitare është Policia e Kosovës.

Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 400 kilometra.

FSK-ja është në proces të shndërrimit në ushtri, pas ndryshimeve ligjore të miratuara.

Ky proces pritet të përmbyllet më 2028.

Tags: Albin Kurti Emmanuel Macron

Continue Reading

Previous: Vuçiq me pretendime të çuditshme për takimin Kurti-Macron në Francë
Next: Gazetari italian zbulon rrjetin e mercenarëve të huaj në rastin “Sarajevo Safari”, ku është i përfshirë edhe Vuçiq

Avokati Niniq: Rasti i Tivatit ekspozon rrjete të kriminalizuara politike në Serbi nën udhëheqjen e Vuçiqit 3 min read
  • Ballkan

Avokati Niniq: Rasti i Tivatit ekspozon rrjete të kriminalizuara politike në Serbi nën udhëheqjen e Vuçiqit

The Geopost June 8, 2026
Vuçiq, masha politike e Pekinit në Ballkan 6 min read
  • Ballkan

Vuçiq, masha politike e Pekinit në Ballkan

The Geopost June 8, 2026
Policia bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen katër armë pas rastit të kanosjes ndaj ministrit Sveçla 1 min read
  • Ballkan
  • News

Policia bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen katër armë pas rastit të kanosjes ndaj ministrit Sveçla

The Geopost June 7, 2026
Zgjedhjet në Kosovë: KQZ ndalon votimin me dokumente të Serbisë në Graçanicë 1 min read
  • Ballkan
  • News

Zgjedhjet në Kosovë: KQZ ndalon votimin me dokumente të Serbisë në Graçanicë

The Geopost June 7, 2026
Kos paralajmëron Serbinë: Sundimi i ligjit dhe zgjedhjet e lira mbeten test kyç për BE-në 8 min read
  • Ballkan
  • News

Kos paralajmëron Serbinë: Sundimi i ligjit dhe zgjedhjet e lira mbeten test kyç për BE-në

The Geopost June 7, 2026
Nga Banjska deri te Kongresi i SHBA-së: Kosova gjithnjë e më afër NATO-s, Serbia po zhytet në vetizolim 7 min read
  • Ballkan
  • News

Nga Banjska deri te Kongresi i SHBA-së: Kosova gjithnjë e më afër NATO-s, Serbia po zhytet në vetizolim

The Geopost June 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.