Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Haga refuzoi lirimin e kriminelit Ratko Mlladiq

The Geopost May 14, 2026 1 min read
Share the news

Mekanizmi i Hagës ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes që krimineli i luftës Ratko Mladiq të lirohet për trajtim në Serbi për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ka thënë djali i tij, Darko Mladiq.

Sipas tij, arsyetimi i Mekanizmit është se Mladiq ka në dispozicion mjekët më të mirë të mundshëm që i ofrojnë kujdesin më të mirë mjekësor.

Kujtojmë se Mladiq më 10 prill ka pësuar një goditje në tru dhe gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar më tej, pasi ai vuan nga probleme të rënda neurologjike, kardiovaskulare dhe nefrologjike, raportojnë mediat.

Më 2 maj ai është transferuar nga njësia e paraburgimit në një spital civil në Hagë për shkak të dyshimeve për goditje në tru. Që nga viti 2024, Mladiq ndodhet në spitalin e paraburgimit në Hagë, ku po merr kujdes paliativ.

Mekanizmi ka refuzuar disa herë kërkesën që ai të lirohet përkohësisht për trajtim në Serbi.

Ratko Mladiq, ish-komandant i Ushtrisë së Republikës Serbe të Bosnje-Hercegovinës, është dënuar me burgim të përjetshëm më 8 qershor 2021 nga Mekanizmi për Gjykatat Penale Ndërkombëtare (MICT) në Hagë.

Ai është shpallur fajtor për gjenocid në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

The Geopost

Tags: Haga Ratko Mladiq Serbia

Continue Reading

Previous: Si po rritet prania e kompanive kineze dhe ruse në zhvillimin e rregulloreve minerare në Serbi
Next: Ministri i Malit të Zi kritikon ashpër vendimin e një komune për çnjohjen e Kosovës

Dosja e përgjimeve: Vuçiq i lidhur me bosin e drogës, dha garanci edhe për lirimin e tij nga burgu 2 min read
  • Ballkan

Dosja e përgjimeve: Vuçiq i lidhur me bosin e drogës, dha garanci edhe për lirimin e tij nga burgu

The Geopost October 15, 2026
Eurodeputeti kroat: Asnjë politikë s’e ndryshon faktin historik që Kosova, Kroacia e Bosnja ishin viktima të agresionit serb 2 min read
  • Ballkan

Eurodeputeti kroat: Asnjë politikë s’e ndryshon faktin historik që Kosova, Kroacia e Bosnja ishin viktima të agresionit serb

The Geopost October 15, 2026
Lazar Radulloviq e quan Listën Serbe organizatë kriminale: Mund të më vrisni, por nuk mund të më frikësoni 2 min read
  • Ballkan

Lazar Radulloviq e quan Listën Serbe organizatë kriminale: Mund të më vrisni, por nuk mund të më frikësoni

The Geopost October 15, 2026
Lista zgjedhore e Serbisë në Kosovë rritet për mbi 20 mijë votues – parregullsi dhe emra të përsëritur 12 min read
  • Ballkan

Lista zgjedhore e Serbisë në Kosovë rritet për mbi 20 mijë votues – parregullsi dhe emra të përsëritur

The Geopost October 15, 2026
Samiti i BE-së në Bruksel: Ukraina, sanksionet ndaj Rusisë dhe zgjerimi në qendër të diskutimeve 10 min read
  • Ballkan

Samiti i BE-së në Bruksel: Ukraina, sanksionet ndaj Rusisë dhe zgjerimi në qendër të diskutimeve

The Geopost October 14, 2026
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

The Geopost October 14, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.