Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

“Aleate e rëndësishme”: SHBA-ja synon përfshirjen e Kosovës në korridoret rajonale të energjisë

The Geopost May 7, 2026 3 min read
Share the news

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Energjisë për integrimin energjetik, Joshua Volz, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po e shtojnë angazhimin në Ballkanin Perëndimor me synim forcimin e sigurisë energjetike dhe zvogëlimin e varësisë nga energjia ruse.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Volz tha se Rusia e ka përdorur vazhdimisht energjinë si instrument presioni politik dhe gjeopolitik, ndërsa SHBA-ja synon të krijojë alternativa të reja për rajonin përmes zgjerimit të korridoreve energjetike dhe infrastrukturës së gazit natyror.

“Ne po i ofrojmë burimet energjetike amerikane për të zëvendësuar molekulat ruse”, deklaroi ai, duke shtuar se eliminimi i energjisë ruse nga sistemi energjetik evropian deri në vitin 2027 është një objektiv i përbashkët mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Siguria energjetike është siguri kombëtare”

Volz theksoi se energjia është baza e stabilitetit ekonomik dhe politik, duke e lidhur drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare.

“Sikuria energjetike është siguri kombëtare. Nëse nuk keni siguri energjetike, nuk keni asnjë lloj sigurie”, u shpreh ai.

Sipas tij, SHBA-ja po punon në koordinim me Departamentin e Shtetit, Departamentin e Energjisë dhe institucionet tjera amerikane për të hapur rrugë të reja furnizimi energjetik në Evropën Juglindore, me qëllim krijimin e sistemeve më të sigurta dhe më të qëndrueshme.

Ai përmendi edhe projekte si Korridori Vertikal i gazit, terminalet lundruese për gaz natyror në Kroaci dhe zgjerimin e interkonektorëve rajonalë si pjesë e strategjisë amerikane për Ballkanin.

Volz: Kosova ka nevojë urgjente për modernizim energjetik

Duke folur për Kosovën, Volz e cilësoi vendin si një aleate shumë të rëndësishme të SHBA-së, por theksoi se sistemi energjetik i saj ka nevojë urgjente për modernizim.

“Sistemi energjetik në Kosovë ka nevojë urgjente për modernizim dhe paraqet një mundësi të madhe për industrinë dhe teknologjinë amerikane”, tha ai.

Sipas Volz, Kosova shihet si një treg me potencial për investime energjetike, por për tërheqjen e investimeve më të mëdha duhet të krijohen kushte më të favorshme për sektorin privat amerikan dhe financimet ndërkombëtare.

“Nëse dhe kur kushtet e tregut të ndryshojnë dhe mjedisi i biznesit bëhet më tërheqës për investimet energjetike amerikane, Departamenti i Energjisë do të jetë i gatshëm të ndihmojë në lehtësimin e bashkëpunimit mes industrisë amerikane dhe partnerëve industrialë në Kosovë”, deklaroi ai.

SHBA-ja synon zgjerimin e korridoreve energjetike drejt Kosovës

Volz konfirmoi se diskutimet për përfshirjen e Kosovës në infrastrukturën rajonale të gazit janë pjesë e strategjisë më të gjerë amerikane në rajon.

Ai përmendi Korridorin Vertikal, terminalin e gazit në ishullin Krk të Kroacisë dhe projektet e reja të interkonektorëve në Bosnje dhe Hercegovinë si hapa kyç për të mundësuar furnizimin me gaz amerikan edhe për Kosovën në të ardhmen.

“Qëllimi ynë është që burimet energjetike amerikane të arrijnë te të gjithë partnerët dhe aleatët tanë që janë të interesuar për një bashkëpunim afatgjatë energjetik me industrinë amerikane”, tha Volz.

Ai shtoi se disa kompani amerikane tashmë janë të përfshira në projekte energjetike në Ballkanin Perëndimor dhe se interesimi për investime në rajon është në rritje.

Tags: Kosova SHBA

Continue Reading

Previous: Vuçiq mungon në samitin evropian, por thellon kontaktet me Moskën – fokus në energji dhe mesazh për Putinin
Next: Ngritet aktakuzë ndaj ish-policit Bojan Jevtiq – dyshohet për spiunazh dhe posedim të paligjshëm të armëve

Serbia kryeson Ballkanin me numrin më të lartë të sanksioneve të SHBA-së 3 min read
  • Ballkan

Serbia kryeson Ballkanin me numrin më të lartë të sanksioneve të SHBA-së

The Geopost June 26, 2026
Lidhjet mes policisë, politikës dhe krimit në Serbi: Kush janë kumbarët e mafias serbe? 9 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Lidhjet mes policisë, politikës dhe krimit në Serbi: Kush janë kumbarët e mafias serbe?

The Geopost June 26, 2026
Akademiku serb: Qeveria e Aleksandar Vuçiqit po përdor represion 2 min read
  • Ballkan
  • News

Akademiku serb: Qeveria e Aleksandar Vuçiqit po përdor represion

The Geopost June 26, 2026
“Ti mohon gjenocidin” – publikohet përplasja e ashpër mes Izetbegoviqit dhe Dodikut 3 min read
  • Ballkan
  • News

“Ti mohon gjenocidin” – publikohet përplasja e ashpër mes Izetbegoviqit dhe Dodikut

The Geopost June 26, 2026
Sylë Ukshini në The Geotalks: Gazimestani ‘arma’ e propagandës serbe 1 min read
  • Ballkan
  • Intervista

Sylë Ukshini në The Geotalks: Gazimestani ‘arma’ e propagandës serbe

The Geopost June 25, 2026
Qeveria e Serbisë po zgjeron ndikimin mediatik në Evropë përmes rrjetit të Telekom Srbija 2 min read
  • Ballkan

Qeveria e Serbisë po zgjeron ndikimin mediatik në Evropë përmes rrjetit të Telekom Srbija

The Geopost June 25, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.