Patriarku serb, Porfirije, tregoi edhe një herë se Kisha Ortodokse Serbe shërben si degë politike e Beogradit dhe Moskës. Gjatë një takimi me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, Porfirije pranoi hapur atë që ne të gjithë e dimë tashmë – se Beogradi zyrtar, së bashku me kishën e tij, mbështetet ekskluzivisht në Kremlinin kur bëhet fjalë për Kosovën, Malin e Zi dhe Republikën Srpska.

Gjatë vizitës së tij në Moskë, Porfirije përsëriti propagandën e vjetër – se Kosova është “kryeqyteti” i patriarkut serb. Ai po ashtu falënderoi Putinin për “mbështetjen” e tij dhe tha se “pa Rusinë dhe Kinën nuk e di se çfarë do të ndodhte me Kosovën”- sikur fati i njerëzve në Ballkan të jetë një lodër në duart e fuqive të huaja.
Dhe ndërsa bota po përpiqet të heqë qafe ndikimin rus, patriarku i Kishës Ortodokse Serbe dëshiron hapur që Serbia të jetë pjesë e “mjedisit gjeopolitik rus” në rast të rigrupimeve të ardhshme. Dhe e gjithë kjo, natyrisht, me bekimin e Aleksandar Vuçiqit, i cili i dërgoi përshëndetje Putinit dhe konfirmoi se edhe këtë vit do të marrë pjesë në festimet e fuqisë ushtarake ruse. Në një kohë kur bombat ruse po shkatërrojnë Ukrainën, Serbia i qëndron ende pranë “vëllait të madh”./The Geopost/

Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente
Humbja e Vuçiqit në Serbi, a po i vjen fundi ndikimit të Beogradit mbi Listën Serbe në Kosovë?
Një Serbi pa Vuçiqin, por me të njëjtën politikë ndaj Kosovës?
Ekspertët serbë: Studentët marrin pushtetin, por jo një Serbi të shkëputur nga Rusia dhe Kina
Nga Moska në Beograd: Lufta e narrativave dhe rreziku i manipulimit të informacionit në Kosovë
Lista Studentore e mposhti Vuçiqin, por a do të ndryshojë politika e Serbisë ndaj Kosovës?