Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza

KRIK: Serbia u jep shtetësi agjentëve rusë dhe përfituesve të luftës

The Geopost April 17, 2025 2 min read
Share the news

Më shumë se 200 rusë, përfshirë ish agjentë të FSB-së, oligarkë të sanksionuar dhe përfitues të luftës, u është dhënë shtetësia serbe me një vendim të posaçëm të qeverisë serbe, duke anashkaluar procedurën e rregullt, sipas një sondazhi të KRIK dhe portalit rus Važne priče.

Sipas KRIK, shtetësia u dha me arsyetimin se ishte “në interes kombëtar”, edhe pse shumë prej tyre janë të lidhura me strukturat ruse të sigurisë dhe aktivitetet ushtarake në Ukrainë.

Ivan Sibirev, pronari i një kompanie të sanksionuar në Ukrainë për përfitime, iu dha nënshtetësia, si dhe Viktor Shendrik, një ish agjent special i FSB-së dhe truproje i oligarkëve rusë që mbështetën grupet ekstremiste pro-ruse.

KRIK gjithashtu thekson rastin e Dmitry Sergeyev, i lidhur me FSB-në dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i Aleksandër Vulin në monitorimin e opozitës ruse në Beograd.

KRIK dhe portali rus Važne priče, duke hetuar vendimet e qeverisë nga viti 2022 deri në prill 2025, identifikuan 204 raste në të cilat shtetasit rusë u bënë serbë duke anashkaluar kushtet e përcaktuara – pa qenë të detyruar të qëndrojnë në Serbi, pa hequr dorë nga pasaporta ruse dhe pa kritere transparente.

Sipas anketës, këta persona nuk kanë qenë të obliguar të plotësojnë kushtet e zakonshme, siç është qëndrimi në Serbi. Studiuesi Ilja Shumanov beson se kjo praktikë mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje politike midis Beogradit dhe Moskës. Qeveria serbe nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

/The Geopost/

Continue Reading

Previous: Makeiev: Ukraina vazhdon bisedimet me Gjermaninë për raketat Taurus
Next: BE diskuton planin për të anashkaluar veton hungareze për zgjatjen e sanksioneve

Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente 2 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente

The Geopost November 4, 2026
Humbja e Vuçiqit në Serbi, a po i vjen fundi ndikimit të Beogradit mbi Listën Serbe në Kosovë? 9 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Humbja e Vuçiqit në Serbi, a po i vjen fundi ndikimit të Beogradit mbi Listën Serbe në Kosovë?

The Geopost November 3, 2026
Një Serbi pa Vuçiqin, por me të njëjtën politikë ndaj Kosovës? 10 min read
  • Analiza
  • News

Një Serbi pa Vuçiqin, por me të njëjtën politikë ndaj Kosovës?

The Geopost November 1, 2026
Ekspertët serbë: Studentët marrin pushtetin, por jo një Serbi të shkëputur nga Rusia dhe Kina 6 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Ekspertët serbë: Studentët marrin pushtetin, por jo një Serbi të shkëputur nga Rusia dhe Kina

The Geopost October 30, 2026
Nga Moska në Beograd: Lufta e narrativave dhe rreziku i manipulimit të informacionit në Kosovë 11 min read
  • Analiza
  • News

Nga Moska në Beograd: Lufta e narrativave dhe rreziku i manipulimit të informacionit në Kosovë

The Geopost October 27, 2026
Lista Studentore e mposhti Vuçiqin, por a do të ndryshojë politika e Serbisë ndaj Kosovës? 7 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Lista Studentore e mposhti Vuçiqin, por a do të ndryshojë politika e Serbisë ndaj Kosovës?

The Geopost October 26, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.