Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza

Komisioni i OKB-së akuzon Rusinë për një krim të ri kundër njerëzimit në Ukrainë

The Geopost October 28, 2025 3 min read
Share the news

Forcat ruse kanë përdorur dronë për të dëbuar civilët nga shtëpitë e tyre pranë vijës së frontit në Ukrainë, duke i ndjekur ata me kamera dhe duke i sulmuar ndërsa kërkonin strehim, konkludoi një hetim i OKB-së i publikuar më 27 tetor.

Raporti, i cili do t’i paraqitet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së këtë javë, thekson se sulmet “përbëjnë krimin kundër njerëzimit të zhvendosjes me forcë të popullsisë.”

Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar Hetimor për Ukrainën njoftoi se sulmet me dronë u kryen nga forcat ruse për të dëbuar civilët nga shtëpitë e tyre në tre rajone në jug të Ukrainës, pranë vijës së frontit dhe përtej lumit Dniepër, gjatë një periudhe më shumë se një vjeçare.

“Autoritetet ruse kanë koordinuar sistematikisht veprimet për të dëbuar civilët ukrainas nga vendbanimet e tyre me sulme me dronë, si dhe me deportime dhe transferime,” thuhet në hetim.

Raporti i bazoi gjetjet e tij në biseda me 226 persona, duke përfshirë viktima, dëshmitarë, punonjës humanitarë, si dhe autoritetet lokale, dhe në bazë të qindra videove online të shqyrtuara dhe verifikuara. Disa nga të mbijetuarit të intervistuar nga hetuesit e OKB-së thanë se ndiheshin si “gjahu.”

Komisioni, i cili u themelua nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut menjëherë pasi Moska nisi pushtimin e saj të plotë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, konstatoi në maj se sulmet ruse me dronë të drejtuara ndaj civilëve përgjatë një shiriti 100-kilometërsh në bregun e djathtë të lumit Dniepër në rajonin e Khersonit, përbëjnë vrasje si krim kundër njerëzimit.

Raporti i fundit e zgjeron fushën e këtyre përfundimeve në një shirit 300-kilometërsh të territorit të kontrolluar nga Ukraina, përgjatë rajoneve të Khersonit, Dnipropetrovskut dhe Mykolaivit, si pjesë e një politike të koordinuar për dëbimin e civilëve.

“Për më shumë se një vit, forcat e armatosura ruse po drejtojnë sulme me dronë ndaj një spektri të gjerë objektivash civile,” siç thuhet në raport, “duke përfshirë njerëzit, shtëpitë ose ndërtesat, pikat e shpërndarjes së ndihmës humanitare dhe infrastrukturën kritike energjetike.”

Duke vepruar nën komandë të centralizuar, trupat ruse “synojnë qëllimisht civilët dhe objektet civile dhe shkaktojnë dëme dhe shkatërrime,” thuhet në raport.

“Ata godasin madje edhe shërbimet e para të reagimit,” njoftoi komisioni, duke përfshirë ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësit, ndonjëherë në mënyrë të përsëritur, pavarësisht shenjave të qarta në automjete.

Komisioni kishte njoftuar më parë se zhvendosja me forcë dhe deportimi i fëmijëve ukrainas nga Rusia në zonat nën kontrollin e saj përbëjnë krime lufte dhe krime të mundshme kundër njerëzimit.

Moska nuk e njeh komisionin dhe nuk u përgjigjet kërkesave të tij për qasje, informacion dhe takime. Rusia gjithashtu mohon shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve në Ukrainë, pavarësisht provave të përhapura që thonë të kundërtën, që nga fillimi i pushtimit të saj të plotë në shkurt të vitit 2022./RSE/

Continue Reading

Previous: PRANIA E KINËS NË BALLKAN:A DUHET TË SHQETËSOHEMI?
Next: Bota serbe dhe ruse në të njëjtën adresë – në hapjen e Shoqatës Historike Ruse në Beograd

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Nga nacional-populizmi i Vuçiqit te integralizmi i Lomparit: A rrezikon lëvizja studentore të humbasë karakterin e saj qytetar? 11 min read
  • Analiza

Nga nacional-populizmi i Vuçiqit te integralizmi i Lomparit: A rrezikon lëvizja studentore të humbasë karakterin e saj qytetar?

The Geopost August 7, 2026
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina

The Geopost August 6, 2026
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj

The Geopost August 6, 2026
Avionët polakë interceptojnë avionin rus të zbulimit mbi Baltik, Varshava: Rusia po teston gatishmërinë e NATO-s 3 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Lajme

Avionët polakë interceptojnë avionin rus të zbulimit mbi Baltik, Varshava: Rusia po teston gatishmërinë e NATO-s

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.