Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza

Deepfake, propagandë dhe dezinformim – si luftuan Rusia dhe Ukraina në luftën e informacionit?

The Geopost February 27, 2023 3 min read
Share the news

Kishin kaluar tre javë që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt. Duke pritur që Kievi të bjerë së shpejti, bota dhe organizatat globale e kishin të vështirë të besonin se vendi i shkatërruar nga lufta mund të mbante një ofensivë edhe për një muaj.

Në atë kohë vendimtare, u shfaq një video e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i veshur me veshjen e tij të gjelbër, duke iu drejtuar ushtarëve të tij nga një podium që shfaq stemën kombëtare të Ukrainës.

Në video, Zelensky u kërkon ushtarëve të tij që të dorëzojnë armët dhe të kthehen te familjet e tyre. “Nuk ka arsye për të vdekur në këtë luftë. Unë ju këshilloj të jetoni”, tha ai. Videoja qarkulloi masivisht në mediat sociale dhe u transmetua për pak kohë në televizionin ukrainas, duke lënë përshtypjen se lideri ishte arratisur nga Kievi. Videoja tregonte qartë se lufta është drejt fundit, gjë që bie ndesh me faktin se lufta po vazhdon tash e një vit dhe nuk i duket fundi.

Deepfakes

Videoklipi një minutësh që u shpërnda u quajt “deepfake” – një term për një mashtrim të sofistikuar që përdor inteligjencën artificiale për të krijuar një imazh të rremë dhe, më shpesh, video të rreme.

Videoja e postuar nga hakerët u hoq menjëherë nga platformat e mediave sociale. Zelensky e quajti atë një “provokim fëminor” dhe u tall me Rusinë për përhapjen e dëshpëruar të lajmeve të rreme.

Në vitin e fundit të luftës, “deepfakes” ishin vetëm një element në valën e dezinformatave dhe manipulimeve që i ka dhënë formë luftës së informacionit.

Rekrutimi i vrasësve serialë dhe kanibalëve

Në shtator 2022, u shfaqën raporte se presidenti rus Vladimir Putin është duke rekrutuar vrasës serialë, përdhunues dhe maniak kanibal nga burgjet në një përpjekje të dëshpëruar për të fituar luftën në Ukrainë. Një raport nga Daily Mail pohonte se të burgosurit u siguruan që ata të faleshin nëse dilnin të gjallë nga fusha e betejës.

Rekrutimi besohet të jetë kryer nga shefi rus i Grupit Wagner, Yevgeny Progozhin, i cili vizitoi një ish-kamp burgu Gulag në Sibir, thuhet në raport. Është raportuar se disa prej këtyre të burgosurve të rekrutuar kanë humbur jetën në fushën e betejës. Raportet e rekrutimit janë ende të pakonfirmuara.

Kisha në zjarr

Në një rast tjetër, raporti i një zjarri në një kishë ruse në rajonin Volyn të Ukrainës Veriperëndimore u transmetua nga Channel One, duke shkaktuar emocione dhe zemërim te shikuesit. Më 15 janar 2022, lajmi u raportua gjerësisht, duke pretenduar se kisha i përket Patriarkanës së Moskës dhe se nacionalistët ukrainas ishin përgjegjës për zjarrvënien.

Megjithatë, autoritetet lokale në Volhynia më vonë konfirmuan se asnjë kishë nuk ishte djegur në zonë dhe e quajtën lajmin “të rremë”.

Kryqëzimi i një djali

Në një intervistë të korrikut 2014, një grua e quajtur Galina Pyshniak tregoi se si nacionalistët ukrainas kryqëzuan një fëmijë tre vjeçar para nënës së tij. Historia, e cila u transmetua gjatë përshkallëzimit të konfliktit midis dy kombeve në Donbas, nxiti shpejt emocione te Rusët.

Më vonë doli se akuzat e bëra nga Pyshniak ishin të sajuara dhe asnjë incident i tillë nuk kishte ndodhur.

OSINT kundër dezinformatave në luftën e informacionit

Lufta e informacionit, e cila karakterizohet nga dezinformata, manipulime dhe falsifikime të thella, i kundërvihet me inteligjencë me kod të hapur, shkurt OSINT.

OSINT përfshin informacione të disponueshme publikisht, të tilla si pamjet e telefonave celularë dhe imazhet nga kompania komerciale satelitore Maxar, e cila më pas shqyrtohet nga mediat investigative si Bellingcat./msn/

Continue Reading

Previous: Lufta e fjalëve: Në luftën Rusi-Ukrainë, informacioni u bë një armë
Next: Mbështetje për Putinin dhe protesta kundër tij në rrugët e Malit të Zi

Njëzet e shtatë vjet nga Marrëveshja e Kumanovës: Fundi i spastrimit etnik të Millosheviqit kundër shqiptarëve 3 min read
  • Analiza

Njëzet e shtatë vjet nga Marrëveshja e Kumanovës: Fundi i spastrimit etnik të Millosheviqit kundër shqiptarëve

The Geopost June 12, 2026
MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë

The Geopost June 3, 2026
Nga kritikat ndaj SHBA-së te elozhet për Trumpin: Transformimi i Vuçiqit në një servil të rafinuar 5 min read
  • Analiza

Nga kritikat ndaj SHBA-së te elozhet për Trumpin: Transformimi i Vuçiqit në një servil të rafinuar

The Geopost June 2, 2026
Tre vjet nga sulmi ndaj ushtarëve të NATO-s: Roli i drejtpërdrejtë i Vuçiqit përmes Radoiçiqit në destabilizimin e veriut 7 min read
  • Analiza
  • News

Tre vjet nga sulmi ndaj ushtarëve të NATO-s: Roli i drejtpërdrejtë i Vuçiqit përmes Radoiçiqit në destabilizimin e veriut

The Geopost May 30, 2026
Vuçiq në Pekin: Ankohet për BE-në, por e lidh Serbinë gjithnjë e më fort me Kinën 4 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Vuçiq në Pekin: Ankohet për BE-në, por e lidh Serbinë gjithnjë e më fort me Kinën

The Geopost May 25, 2026
Si regjimi i Vuçiqit dhe Lista Serbe po përdorin shantazhet dhe kërcënimet ndaj serbëve në Kosovë 5 min read
  • Analiza

Si regjimi i Vuçiqit dhe Lista Serbe po përdorin shantazhet dhe kërcënimet ndaj serbëve në Kosovë

The Geopost May 21, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.