Presidenti finlandez Sauli Niinisto ka reflektuar mbi krizën në Ukrainë dhe tensionet aktuale globale, duke thënë se epoka e pas Luftës së Ftohtë kishte mbaruar dhe se politikat e fuqive të mëdha ishin në një gjendje fluksi.
“Por sa herë që ndryshon forma e gjeopolitikës, ndikimet ndihen edhe nga vendet më të vogla se fuqitë e mëdha. Ndonjëherë veçanërisht nga ato.”
Nocionet e sferave të interesit janë të vjetruara, sipas Niinisto, i cili tha se ultimatumet e fundit të Rusisë drejtuar SHBA-së dhe NATO-s për zgjerimin e mëtejshëm të aleancës shqetësojnë gjithashtu Evropën.
Thënë kështu, Niinisto i bëri thirrje BE-së të marrë një rol më aktiv, duke thënë se Evropa duhet të bëjë më shumë sesa “të dëgjojë”.
“Sovraniteti i disa shteteve anëtare, gjithashtu Suedisë dhe Finlandës, është sfiduar nga jashtë bashkimit Eurropian. Kjo e bën BE-në një palë të përfshirë. BE-ja nuk duhet të vendoset thjesht me rolin e një koordinatori teknik të sanksioneve.”
Niinistö përsëriti mundësinë e Finlandës për të aplikuar për anëtarësim në NATO.
“Hapësira e Finlandës për të manovruar dhe liria e zgjedhjes përfshijnë gjithashtu mundësinë e rreshtimit ushtarak dhe aplikimit për anëtarësim në NATO, nëse ne vetë vendosim kështu.”

Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
Propaganda nga Moska: Si i përdorën mediat ruse aktgjykimet e Hagës ndaj drejtuesve të UÇK-së për sulm ndaj Perëndimit
Si e deformuan mediat serbe protestën në Prishtinë
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës