Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Ushtria zvicerane nis stërvitjet për mbrojtjen e infrastrukturës kritike

The Geopost November 20, 2026 2 min read
Share the news

Grupi i Mbrojtjes i Ushtrisë Zvicerane ka bërë të ditur se rreth 2.000 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Zvicrës kanë nisur një stërvitje ushtarake disaditore për të forcuar mbrojtjen e infrastrukturës kritike, me fokus në koordinimin ndërmjet njësive ushtarake dhe bashkëpunimin me partnerët civilë të sigurisë.

Në stërvitje po marrin pjesë tre batalione nga Divizioni Territorial 4 dhe njësi të tjera ushtarake.

Stërvitja do të vazhdojë deri të martën e ardhshme.

Siç raportoi transmetuesi publik Swissinfo, manovrat po zhvillohen në veriperëndim të Zvicrës, ndryshe nga zona e zakonshme e operacioneve të Divizionit Territorial 4, e cila ndodhet në lindje të vendit.

Stërvitja përfshin bashkëpunimin me forcat policore kantonale të Aargaut dhe Solothurnit, ndërsa trupat ushtrojnë mbrojtjen e objekteve kyçe, përfshirë centralin bërthamor Gosgen në kantonin Solothurn dhe depot e karburanteve.

Skenari i stërvitjes simulon një situatë të tensionuar të sigurisë, pak nën pragun e luftës, në të cilën forcat civile të sigurisë kërkojnë ndihmë ushtarake.

Në raport thuhet se njësitë pjesëmarrëse po ushtrojnë koordinimin ndërmjet formacioneve ushtarake, dislokimin në zonat operative, bashkëpunimin me policinë, vetëmbrojtjen dhe ruajtjen e aftësive operacionale për një periudhë të zgjatur.

Ushtria bëri të ditur se manovra synon të testojë pjesë të sistemit të saj të përgjithshëm dhe se rezultatet do të përfshihen në zhvillimin e trajnimeve dhe procedurave ushtarake.

Tags: Ushtria Zvicer

Continue Reading

Previous: Shuarja e institucioneve paralele serbe në Kosovë shkakton përplasje të ashpra në Kuvendin e Serbisë
Next: Venezuela nënshkruan marrëveshje ushtarake me SHBA-në, më pak se një vit pas largimit të Maduros

Policia serbe nuk sqaron nëse Radoiçiq ka kaluar kufirin 3 min read
  • Ballkan
  • News

Policia serbe nuk sqaron nëse Radoiçiq ka kaluar kufirin

The Geopost November 20, 2026
Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së 1 min read
  • Botë
  • News

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

The Geopost November 20, 2026
Shpërthimi në Poloni, NATO ngre në ajër aeroplanët luftarakë 1 min read
  • Botë
  • News

Shpërthimi në Poloni, NATO ngre në ajër aeroplanët luftarakë

The Geopost November 20, 2026
Shpërthim në Poloni, dyshohet se vendi është goditur nga një raketë ose dron 1 min read
  • Botë
  • News

Shpërthim në Poloni, dyshohet se vendi është goditur nga një raketë ose dron

The Geopost November 20, 2026
FSK-ja merr pjesë në ushtrimin “Golden Sabre” të organizuar nga KFOR-i 1 min read
  • Ballkan
  • News

FSK-ja merr pjesë në ushtrimin “Golden Sabre” të organizuar nga KFOR-i

The Geopost November 20, 2026
Shefi i NATO-s minimizon frikën për një “Jaltë 2.0” pas samitit Trump-Putin-Xi 3 min read
  • Botë
  • News

Shefi i NATO-s minimizon frikën për një “Jaltë 2.0” pas samitit Trump-Putin-Xi

The Geopost November 20, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.