Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Macron mbështet “rihapjen e çështjes” së anëtarësimit të Ukrainës në NATO

The Geopost November 20, 2026 2 min read
Share the news

Presidenti francez Emmanuel Macron mbështeti të enjten idenë e “rihapjes së çështjes” së anëtarësimit të Ukrainës në NATO, duke u bërë thirrje aleatëve të Kievit që të bëjnë “maksimumin” për t’i ofruar asaj sistemet e nevojshme të mbrojtjes ajrore.

“Duke pasur parasysh natyrën maksimaliste të qëndrimit rus, besoj se duhet ta rihapim çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në NATO”, tha Macron, pas një takimi të “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin, të bashkëkryesuar nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.

Macron deklaroi se anëtarësimi i Ukrainës në NATO ishte lënë mënjanë në fillim të vitit 2022, ndonëse në një kontekst “krejtësisht të ndryshëm”.

Pas pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, aleatët perëndimorë e përjashtuan mundësinë e anëtarësimit të Kievit në NATO në afatshkurtër, nga frika se pranimi i një vendi që është në luftë me Rusinë mund të shkaktonte një konfrontim të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë, në bazë të Nenit 5.

Pas bisedimeve të paqes dyditore në Abu Dabi, më 10 dhe 11 nëntor – të ndërmjetësuara nga SHBA-ja – presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se negociatorët amerikanë kishin hedhur idenë që Ukraina të tërhiqej nga rajoni lindor i Donbasit në këmbim të anëtarësimit në NATO.

Ai theksoi se Kievi nuk është i gatshëm të lëshojë territore, por shtoi se po diskutohen “garanci specifike sigurie” me NATO-n dhe BE-në.

“Shtrohet pyetja, përfshirë edhe për ne evropianët, se çfarë do të ndodhë ‘të nesërmen’, sepse Ukraina do të jetë një vend me një ushtri të madhe dhe shumë mirë të pajisur. Për sigurinë tonë afatgjatë, anëtarësimi i Ukrainës në NATO ka kuptim”, deklaroi Macron.

Këto komente të Macronit erdhën disa orë pasi presidenti rus Vladimir Putin, presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti kinez Xi Jinping zhvilluan një takim trepalësh historik në Kinë.

Zelensky shtoi se, nëse vendet perëndimore ofrojnë garanci, ai do të konsultohet me shoqërinë ukrainase lidhur me këtë propozim, duke theksuar se nuk ka “të drejtë ta marrë këtë vendim i vetëm”.

Tags: Emmanuel Macron NATO Rusia Ukraina

Continue Reading

Previous: Trump, Xi dhe Putin zhvillojnë takimin e parë trepalësh
Next: Shuarja e institucioneve paralele serbe në Kosovë shkakton përplasje të ashpra në Kuvendin e Serbisë

Policia serbe nuk sqaron nëse Radoiçiq ka kaluar kufirin 3 min read
  • Ballkan
  • News

Policia serbe nuk sqaron nëse Radoiçiq ka kaluar kufirin

The Geopost November 20, 2026
Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së 1 min read
  • Botë
  • News

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

The Geopost November 20, 2026
Shpërthimi në Poloni, NATO ngre në ajër aeroplanët luftarakë 1 min read
  • Botë
  • News

Shpërthimi në Poloni, NATO ngre në ajër aeroplanët luftarakë

The Geopost November 20, 2026
Shpërthim në Poloni, dyshohet se vendi është goditur nga një raketë ose dron 1 min read
  • Botë
  • News

Shpërthim në Poloni, dyshohet se vendi është goditur nga një raketë ose dron

The Geopost November 20, 2026
FSK-ja merr pjesë në ushtrimin “Golden Sabre” të organizuar nga KFOR-i 1 min read
  • Ballkan
  • News

FSK-ja merr pjesë në ushtrimin “Golden Sabre” të organizuar nga KFOR-i

The Geopost November 20, 2026
Shefi i NATO-s minimizon frikën për një “Jaltë 2.0” pas samitit Trump-Putin-Xi 3 min read
  • Botë
  • News

Shefi i NATO-s minimizon frikën për një “Jaltë 2.0” pas samitit Trump-Putin-Xi

The Geopost November 20, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.