EP plenary session - The state of play of the EU's COVID-19 Vaccination Strategy
Deputeti i Parlamentit Evropian, Ilhan Kyuchyuk, ka shprehur mbështetjen e tij për Kosovën pas incidentit në Bruksel, ku gjatë koncertit të organizuar në mbrëmjen hapëse të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian u interpretua melodia e një kënge nacionaliste serbe që e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.
Përmes një postimi në platformën X, Kyuchyuk tha se Kosova meriton respekt dhe përfshirje të plotë në procesin e saj të integrimit evropian.
“Kosova meriton respekt të plotë dhe përfshirje në rrugën e saj drejt BE-së”, shkroi eurodeputeti.
Ai vlerësoi se interpretimi i melodive nacionaliste në një ngjarje zyrtare të Bashkimit Evropian bie ndesh me frymën e pajtimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.
“Dhënia e një skene për meloditë nacionaliste në hapjen e Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel e minon frymën e pajtimit rajonal dhe të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Në mbështetje të Kosovës dhe përparimit të saj demokratik”, deklaroi Kyuchyuk.
Reagimi i tij vjen pas kritikave të shumta lidhur me interpretimin e kësaj melodie në koncertin hapës të Forumit të Zgjerimit të BE-së, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve evropiane dhe vendeve të rajonit.
Kosovo deserves full respect and inclusion on its EU path. Giving a stage to nationalist melodies at an EU Enlargement Forum opening in Brussels undermines the spirit of regional reconciliation and good neighborly relations. Standing with Kosovo and its democratic progress.
— Ilhan Kyuchyuk (@ilhankyuchyuk) November 16, 2026

Fetoshi: Dëshpërimi ‘paralajmërues’ i Vuçiqit
Stradner ironizon ashpër Vuçiqin: Do ta çmontoja gjithë strukturën e kalbur të inteligjencës serbe dhe do ta ndërtoja nga fillimi
Ministri serb në Moskë: Nuk heqim dorë nga Kosova, partneriteti me Rusinë dhe Kinën mbetet strategjik
Bajraktari: BE-ja shpesh aplikon standarde të dyfishta ndaj Kosovës, aleati më i besuar mbetet SHBA-ja
Spanja thotë se nuk do të jetë pengesë për afrimin e Kosovës me BE-në
Studentët në Serbi publikojnë programin politik: Kosovën e duan pjesë të Serbisë, kundërshtojnë pavarësinë dhe aspiratat ndërkombëtare