Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka kritikuar Bashkimin Evropian pas interpretimit të muzikës së këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në mbrëmjen hapëse të Forumit të Zgjerimit të BE-së, në Bruksel.
Terras e ka cilësuar këtë veprim si “provokim të qëllimshëm ose shfaqje të pastër të injorancës”, duke thënë se Komisioni Evropian dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, i detyrohen Kosovës një shpjegim.
Në një reagim në platformën X, eurodeputeti ka kritikuar interpretimin e një kënge që, sipas tij, pretendon sovranitet serb mbi Kosovën, në një aktivitet të organizuar nga institucionet e Bashkimit Evropian.
“Një provokim i qëllimshëm, ose një shfaqje e pastër e injorancës. Interpretimi i një kënge nacionaliste serbe, e cila pretendon sovranitet mbi Kosovën, në një aktivitet të BE-së për zgjerimin, përbën një gafë jashtëzakonisht të papërshtatshme dhe pa shije. Komisioni Evropian dhe Marta Kos i kanë borxh Kosovës një shpjegim”, ka shkruar Terras.
Polemika është nxitur nga interpretimi instrumental i këngës “Oj Kosovo, Kosovo” gjatë mbrëmjes hapëse të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, aktivitet ky i organizuar nga Komisioni Evropian nën udhëheqjen e komisioneres Marta Kos.
Ndërkaq, një ditë më vonë, Kos shprehu keqardhje për përzgjedhjen e muzikës, duke theksuar se ajo nuk përfaqëson qëndrimin e Komisionit Evropian dhe as qëndrimin e saj personal ndaj Kosovës dhe historisë së saj.
Edicioni i dytë i Forumit të Zgjerimit ka nisur më 15 nëntor dhe përfundon të hënën, më 16 nëntor. Kosova nuk është ftuar të marrë pjesë në këtë forum.
Në programin e ditës kryesore, më 16 nëntor, parashihet të mbajnë fjalime presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, si dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.
Në mesin e folësve pritet të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
The GeoPost
Either a deliberate provocation or sheer ignorance.
Performing a Serbian nationalist song asserting claims over Kosovo at an EU enlargement event is an extraordinarily tactless and tasteless blunder.@EU_Commission and @MartaKosEU owe Kosovo an explanation❗️ https://t.co/yyMg3Ptfxs
— Riho Terras (@RihoTerras) November 15, 2026

Fetoshi: Dëshpërimi ‘paralajmërues’ i Vuçiqit
Stradner ironizon ashpër Vuçiqin: Do ta çmontoja gjithë strukturën e kalbur të inteligjencës serbe dhe do ta ndërtoja nga fillimi
Ministri serb në Moskë: Nuk heqim dorë nga Kosova, partneriteti me Rusinë dhe Kinën mbetet strategjik
Bajraktari: BE-ja shpesh aplikon standarde të dyfishta ndaj Kosovës, aleati më i besuar mbetet SHBA-ja
Spanja thotë se nuk do të jetë pengesë për afrimin e Kosovës me BE-në
Studentët në Serbi publikojnë programin politik: Kosovën e duan pjesë të Serbisë, kundërshtojnë pavarësinë dhe aspiratat ndërkombëtare