Nëntë zyrtarë policorë në detyrë dhe një ish-zyrtar i një njësie elitare të policisë serbe janë arrestuar nën dyshimet për torturimin, rrahjen dhe frikësimin e pjesëmarrësve në protestat kundër korrupsionit në Serbi.
Sipas informacioneve të publikuara, incidentet për të cilat dyshohen të arrestuarit kanë ndodhur në gusht të vitit 2025, kur protestuesit e ndaluar ishin dërguar në një garazh brenda një kompleksi qeveritar në qendër të Beogradit, pikërisht nën zyrat e kryeministrit dhe të ministrave të Qeverisë së Serbisë.
Aty, protestuesit dyshohet se janë rrahur dhe detyruar të shikonin dhunën ndaj personave të tjerë. Një studente kishte deklaruar se ishte kërcënuar me përdhunim nga një komandant i forcave speciale.
Ndërkohë, në Serbi janë hapur edhe procedura penale ndaj ministrit të Drejtësisë, Nenad Vujić, dhe drejtuesit të Agjencisë së Sigurisë, Vladimir Orlić, nën dyshimet për parregullsi gjatë procesit zgjedhor.
Këto zhvillime vijnë pas një periudhe të gjatë protestash kundër korrupsionit dhe pushtetit të presidentit Aleksandar Vuçiq, të cilat zgjatën për gati dy vjet dhe kulmuan me humbjen e kampit të tij në zgjedhje.
Tashmë, disa prej zyrtarëve të institucioneve të sigurisë dhe përfaqësuesve të pushtetit në Serbi po përballen me hetime dhe akuza që lidhen me dhunën ndaj protestuesve dhe dyshimet për manipulim të procesit zgjedhor.
The GeoPost
🇷🇸 Mass arrests in Serbia. Security officers who tortured protesters are now being arrested themselves
Nine serving officers and one former officer from an elite police unit have been taken into custody. They are suspected of torturing, beating and intimidating participants in anti-corruption protests.
In August 2025, detained protesters were taken to a garage in a government complex in central Belgrade — directly beneath the offices of the prime minister and government ministers. People were beaten and forced to watch others being assaulted. One female student said a special forces commander had threatened to rape her.
And that’s not all. Serbia has also opened criminal cases against Justice Minister Nenad Vujić and the head of the Security Agency, Vladimir Orlić. They are suspected of voting irregularities during elections.
Protests in Serbia continued for almost two years and ultimately led to a humiliating defeat for Vučić. Now those around him will have to answer for torture and election fraud. But this time, under the law.
— NEXTA (@nexta_tv) November 6, 2026

Hapet votimi për këshillat kombëtarë në Serbi, shqiptarët votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Në Prishtinë përkujtohen ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë
Vuçiq humbi pushtetin, por jo retorikën për Kosovën – këndon këngën nacionaliste
Mali i Zi mbyll dy kapituj të tjerë në procesin e anëtarësimit në BE
Kandiq i kërkon BE-së të reagojë ndaj shtrembërimit të fakteve për luftën në Kosovë dhe gjenocidin në Srebrenicë
Paraburgim për policët serbë që dyshohet se keqtrajtuan studentë dhe qytetarë të tjerë